Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Maqedoni/Dënohen pjesëmarrësit në luftën e ISIS

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedoni/Dënohen pjesëmarrësit në luftën e ISIS

Të shtatë të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë për veprat penale “pjesëmarrje në formacione paraushtarake dhe parapolicore”, ndërsa njëri prej tyre kishte pranuar akuzën për veprën penale “organizim terrorist”.

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me gjithsej 45 vjet burg qytetarët e Maqedonisë së Veriut që janë kapur duke luftuar në shtetet arabe, pranë ISIS-it dhe formacioneve të tjera paraushtarake dhe parapolicore. Gjykata tha se e ka marrë vendimin bazuar në provat që i ka siguruar me ndihmë ndërkombëtare, por edhe duke u bazuar në vetë deklaratat e ish-luftëtarëve të cilët e pranuan fajin, respektivisht pjesëmarrjen në luftëra të huaja. Safet Ramadani u dënua me 9 vite burg ndërsa Elmedin Osmani, Ahmet Xhengiz, Benjamin Feto, Ibrahim Shabani dhe Almir Mirtovski me nga 6 vite burg.

“Gjykata ka konfirmuar se të akuzuarit i kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen në akuzë. Gjatë shqiptimit të lartësisë dhe llojit të sanksionit, Gjykata i ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese”, ka thënë gjykatësja Xheneta Begtoviq.

Të shtatë kanë pranuar fajësinë për veprat penale “pjesëmarrje në formacione paraushtarake dhe parapolicore”, ndërsa njëri prej tyre kishte pranuar akuzën për veprën penale “organizim terrorist”. Në gusht të muajit të kaluar në bashkëpunim me partnerët e koalicionit global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcave Demokratike Siriane, të akuzuarit ishin arrestuar dhe transportuar me aeroplanë në Maqedoninë e Veriut. Përveç pjesëmarrjes në luftë, të akuzuarit kanë siguruar edhe para për persona të tjerë që duhej t’i përfshiheshin luftës nga Maqedonia dhe kanë punuar edhe në nxitjen e tyre për të shkuar në luftë.

Prokurori Naum Panovski pas shqiptimit të dënimit ka kërkuar që të njëjtëve t’u vazhdohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut nga arratisja. Ndërkaq mbrojtja ka kërkuar që paraburgimi shtëpiak të ndërrohet me masa të tjera siç është marrje të dokumenteve të udhëtimit për shkak të problemeve shëndetësore dhe gjendjes familjare.

Kthimi i personave nga zonat e luftës, prioritet për Maqedoninë

Pas shpërthimit të konfliktit në Siri autoritetet politike në Maqedoninë e Veriut  duke e ndjekur trendin botëror të parandalimit që shtetasit e saj t’i bashkëngjiten ISIS-it ose ndonjë fraksionit tjetër në vitin 2014 në Kodin Penal vendosi nen të ri 322, me të cilin ndiqen penalisht personat  për “Pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacioni paramilitare dhe ushtarake”. Në Maqedoninë e Veriut për këtë vepër deri më tani  janë të akuzuar ose të dënuar 23 shtetas të Maqedonisë.

Çështja e kthimit të personave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që gjenden në zonat e luftës në Siri po paraqet sfidë për gjitha shtetet.Në Maqedoninë e Veriut ndërkaq bëhet e ditur, se 150 shtetas kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak si pjesëtarë të grupeve militante ekstremiste. Deri më tani 80 prej tyre janë kthyer, bëjnë të ditur zyrtarë të policisë. Pavle Trajanov ish-ministër i punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut vlerëson se Shërbimet Sekrete duhet të ndjekin veprimet e personave, të cilët kthehen nga luftërat e huaja, sepse sipas tij ata vazhdojnë të paraqesin rrezik potencial për sigurinë në vend dhe rajon./DW

 

Tags: ISISmaqedoni

TË LIDHURA

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit
Rajoni

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Vendosja e trupave greke në Qipro, Mitsotakis: Masë mbrojtëse dhe paqësore
Rajoni

Vendosja e trupave greke në Qipro, Mitsotakis: Masë mbrojtëse dhe paqësore

11:22 | 04/03/2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen
Rajoni

Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen

10:34 | 03/03/2026
Next Post
Nesër shpall zyrtarisht kandidaturën, Veliaj kërkon mandatin e dytë

Nesër shpall zyrtarisht kandidaturën, Veliaj kërkon mandatin e dytë

Ambasadori i Britanisë i shkon në zyrë Bashës

Ambasadori i Britanisë i shkon në zyrë Bashës

Ralf Gjoni merret në mbrojtje nga policia (video)

Ralf Gjoni merret në mbrojtje nga policia (video)







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët
Bota

VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

by mirseda
19:19 | 05/03/2026
0

Kompanitë e naftës së Bahreinit janë përfshirë nga flakët. Sipas mediave të huaja janë goditur nga disa...

Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

19:13 | 05/03/2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

19:11 | 05/03/2026
Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët

Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët

18:43 | 05/03/2026
Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve

Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve

18:22 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com