Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Maqedonia po kërkon një prokuror të ndershëm

8 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedonia po kërkon një prokuror të ndershëm

Rastet e fundit të gjyqësorit në Maqedoni, i cili refuzoi të gjitha kërkesat e Prokurorisë Speciale për paraburgimin e dhjetëra zyrtarëve të ish-qeverisë së kryeministrit, Nikolla Gruevskit ndaj të cilëve janë ngritur padi penale për shpërdorim të detyrës, edhe një herë sipas ekspertëve juridikë shtron nevojën për reforma urgjente në sistemin e drejtësisë.

Vlerësimet e tyre vijnë lidhur me debatin në Kuvendin e Maqedonisë për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, i kritikuar për ndërhyrje në pavarësinë e gjykatave ndërsa ishte pjesë edhe e bisedave të përgjuara telefonike të publikuar nga opozita.

“Me përjashtime shumë të vogla, pjesë dërrmuese e prokurorëve të deritanishëm kanë qenë dëgjues të mirë të pushtetit dhe çdonjëri prej tyre deri në shkarkimin nga detyra nuk e kanë pranuar këtë fakt. Një viktimë e likuidimit politik jam edhe unë. Prokurorët kanë qenë dhe janë të ndikuar nga politika. Ky është fakt që assesi nuk mund të mohohet. Këtë e dëshmon gjendja në të cilën ndodhet gjyqësori i përballur me kritika nga më të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, thotë Aleksandar Nakov, njohës i çështjeve juridike, duke shtuar se prokurori i ri duhet të jetë para se gjithash një personalitet jopolitik, profesionist dhe i respektuar në opinion.

Vetëm me kuadro të tillë, thotë Nakov mund të flasim për një proces të mirëfilltë për kthimin e besimit në gjyqësor.

“Prokuror publik duhet të jetë një personalitet me një ego shumë të fuqishëm, luftëtar i pa kompromis kundër kriminalitetit, personalitet i pa ndikuar nga politika, apo që zgjedhja e tij nuk do të jetë objekt i kalkulimeve apo pazareve politike”, thotë Nakov.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dane Iliev, thotë se gjyqësori është në gjendje të mjerueshme për shkak të ndërhyrjes brutale të politikës në pavarësinë e tij. Ai thotë se prokurorët e deritanishëm më shumë janë kujdesur të plotësojnë dëshirat e partive në pushtet, se sa të punojnë në vendosjen e drejtësisë, raporton REL.

“Ata i janë ofruar garniturave politike që i kanë zgjedhur për Prokuror Publik, dhe në këtë kuadër kanë punuar për atë që është në interes të asaj garniture apo kreut të politikës ,ndërsa kjo nuk ka sjellë asnjë rezultat në punën e tyre, e që është interes i publikut”, thotë Iliev.

Disa nga ekspertët juridikë thonë se përveç shkarkimit nga detyra, Kuvendi duhet të kërkojë edhe përgjegjësi nga kush do qoftë që gjatë mandatit të tij ka bërë shkelje ligjore.

“Nuk mundet që dikush që ketë ushtruar funksionin e prokurorit për dhjetë vite me radhë dhe të ketë bërë shkelje të shumta dhe të mos i nënshtrohet përgjegjësisë për atë që ka bërë. Prandaj, vlerësoj se Kuvendi duhet të gjejë forma që jo vetëm të emërojë dhe shkarkojë prokurorë, por paralelisht të ketë edhe një lojë të përgjegjësisë”, thotë Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Tetovë.

Prokurori i ri do të zgjidhet përmes një konkursi të hapur, ndërsa deri në votimin e tij në Kuvend do të ketë edhe debate publike lidhur me nevojën e depolitizimit të gjyqësorit,i cili deri më tani është përballur me kritika të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Tags: i ndershemish-kryetarja e KuvenditmaqedoniProkurorProkurorisë Speciale

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Memushaj: Me Maqedoninë si me Izraelin; Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Memushaj: Me Maqedoninë si me Izraelin; Të qëndrojmë me këmbë në tokë

“Airbus” blen 140 avionë me një vlerë 22,8 miliardë dollarë

“Airbus” blen 140 avionë me një vlerë 22,8 miliardë dollarë

Kryemadhi: Na falni për gabimet që bëmë me Ramën

Kryemadhi: Na falni për gabimet që bëmë me Ramën







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com