Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Maqedonia e Veriut të dielën zgjedh presidentin e ri

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedonia e Veriut të dielën zgjedh presidentin e ri

Të dielën (21 prill) qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë për presidentin e ri. Në këto zgjedhjet presidenciale garojnë tre kandidatë, nga të cilët asnjëri prej tyre nuk është deklaruar si politikan i karrierës.

Kush garon për President ?

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët presidencial i partive të koalicionit qeveritar. Ai është lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup, është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup. Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti.

Gordana Siljanovska Davkova është kandidatja për presidente e Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Ajo ka lindur në Ohër në maj të vitit 1955, është e martuar dhe ka dy fëmijë. Mes viteve 2012 dhe 2016 ajo ka qenë anëtare e Komisionit të Venecias për çështje të pakicave. Sot ajo mban pozitën e profesoreshës në Fakultetin Juridik në Shkup. Nëse ajo arrin të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të bëhet presidentja e parë femër në shtet.

Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ai kandidon si kandidat i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Ai mban pozitën e prorektorit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ka qenë ambasador dhe shef misioni për Maqedoninë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Temat e publikimeve shkencore lidhen me politikën, gjeopolitikën, drejtësia në BE, studimet evropiane dhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë.

Fushatë e qetë, pa incidente

Fushata për zgjedhjet presidenciale është karakterizuar si më e qetë dhe ndryshe nga të mëparshmet. Pendarovski gjatë fushatës ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës e nënshkruar me Greqinë për të ndryshuar emrin e vendit, të cilën Siljanovska-Davkova e kritikon edhe pse opozita ka thënë se nuk do ta anulojë atë. Reka ka vlerësuar se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i inferioritetit të tepruar ndaj maqedonasve dhe se edhe postet kyç në vend mund të udhëhiqen nga shqiptarët.

Sipas ekspertëve fushata më tepër është vlerësuar si garë mes partive politike se sa e kandidatëve për President.  “Edhe pse të tre kandidatët paraqiten si jopartiakë, megjithatë makineria politike, e cila u rreshtua prapa tyre, i vë nën hije. Edhe kësaj here fushata u shfrytëzua nga partitë, si ato të pushtetit dhe opozitës, që t’i matin forcat, gjegjësisht të verifikojnë rejtingun partiak. Paraqitjet e tre kandidatëve për President janë mesatare, ndërsa jo rrallë edhe të mërzitshme, me disa gafa që i regjistruan mediat”, thotë analisti Aco Kabranov.

Kandidatja e VMRO, Gordana Siljanovska-Davkova

“Kjo fushatë dallon nga fushatat e mëparshme presidenciale vetëm për një arsye sepse kësaj here në garë është një kandidat shqiptar dhe dy kandidatë maqedonas. Kandidatët maqedonas kryekëput janë përqendruar në Marrëveshjen e Prespës, ndërsa ajo që dallon është se kandidati shqiptar për president prezanton pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe pakënaqësitë e tyre”, vlerëson Zudi Xhelili. “Unë personalisht janë i kënaqur me mënyrën që komunikojnë dy partitë udhëheqëse. Mbaj mend fushata të tjera, ku retorika ishte jashtë nivelit të duhur. Mendoj se kësaj fushate tani i kontribuon karakteri i tre kandidatëve, ndërsa profesori Blerim Reka është një befasi pozitive në këtë fushatë”, thotë profesori universitar Vllado Buçkovski.

Anketat dhe debatet televizive nuk nxjerrin fitues

Të gjitha anketat thonë se në balotazh do të gjenden Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova. Kandidimi i shqiptarit Blerim Reka ndërkaq duket se është vetëm në funksion të matjes së forcave partiake mes Bashkimit Demokratik për Integrim, Alternativës dhe Partisë Demokratike Shqiptare nga njëra anë dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa nga ana tjetër. Mirëpo, fakti se sondazhet nuk nxjerrin pretendent të sigurtë, në balotazh, nëse nuk ndodhë ndonjë e papritur, votat e Rekës mund të jenë përcaktuese për presidentin e ardhshëm.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

“Një numër i madh qytetarësh janë të zhgënjyer në përgjithësi me politikën dhe janë lodhur nga betejat politike dhe proceset zgjedhore, viteve të fundit. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të motivohen ata që janë të pavendosur dhe ata që janë të zhgënjyer”, thotë Marko Trohsanovski nga Instituti për Demokraci.

Raundi i parë për zgjedhjet presidenciale është caktuar më 21 prill ndërsa i dyti më 5 maj. Të dielën 1.808.131 qytetarët kanë të drejtë vote, jashtë vendit të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 1.782 qytetarë në 32 përfaqësi konsullore diplomatike.Të shtunën (20 prill), një ditë para zgjedhjeve të drejtën e votës mund ta realizojnë 1.640 persona ë burgosur, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar. Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend që nga pavarësia në vitin 1991./DW

 

Tags: maqedonipresidentiZgjedhjet

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

20:58 | 27/09/2025
Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar
Rajoni

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

09:15 | 25/09/2025
Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim
Rajoni

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Next Post
Korça dhe Pogradeci pa drita

Korça dhe Pogradeci pa drita

Juventusi shpallet kampion për herë të 35-të

Juventusi shpallet kampion për herë të 35-të

Juventus futet në histori, shpallet kampion për herë të tetë radhazi

Juventus futet në histori, shpallet kampion për herë të tetë radhazi

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com