Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Maqedoni/ Ligjet në sferën e sigurisë, politika nuk heq dorë nga ndikimi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedoni/ Ligjet në sferën e sigurisë, politika nuk heq dorë nga ndikimi

Reformat në polici që duhet të realizohen nga Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev, vlerësohen si më të rëndësishmet nga shumë reforma tjera, por ato ende ndodhen në procedurat parlamentare pa një epilog konkret. Bëhet fjalë ligjet për ndjekjen e komunikimeve, Ligjin për policinë, për punë të brendshme dhe agjencinë tekniko operative.

Nga Qeveria thonë se këto ligje duhet të ngritin efikasitetin e policisë, largimin e ndikimeve politike, respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e policisë, e në veçanti eliminimin e përgjimeve të paligjshme, që ishin dukuri e Qeverisë së kaluar, gjë që edhe ka shkaktuar shumë kriza politike dhe të sigurisë.

Se policia ka qenë e instrumentalizuar për qëllime politike, sipas Qeverisë së Maqedonisë dëshmojnë edhe ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill 2017, kur policia në vend që të pengojë, ajo ndihmoi protestuesit që të pushtojnë institucionin ligjvënës dhe të sulmojnë deputetët e opozitës.

Por, sa këto reforma që janë në procedurë garantojnë një polici efikase dhe shërbime të brendshme profesionale? Bashkim Selmani, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë se sa i përket pjesës ligjore, reformat janë në përputhje me kriteret evropiane, megjithatë, ato mund të mos kenë asnjë efekt nëse gjatë zbatimit në praktikë vazhdohet me avazin e vjetër, veçanërisht sa i përket kuadrove që duhet të udhëheqin këto reforma.

“Reformat që po bëhen kohëve të fundit, jo vetëm për këto tre ligje por edhe për ato që kanë të bëjnë me menaxhimin e sigurisë nacionale dhe të qytetarëve, janë një hap drejt reformave. Por, nëse nisemi nga kontrolli i brendshëm që është pjesë e këtij ligji, dhe që ky organ të ketë efikasitet, duhet që ata persona të cilët me përpikëri dhe ndershmëri kanë kryer detyrat e tyre, të jenë në vendet kyçe. Megjithatë, tradita ka treguar se ato individë që janë të lidhur me politikën dhe pushtetin, zënë vendet kyçe në hierarkinë e Policisë”, thotë Selmani.

Reformat duhet të jenë më të thella, nevojitet reformimi edhe i shërbimeve sekrete, dhe jo vetëm i sistemit të përgjimeve, thotë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, i cili shpreh habinë me zgjedhjen e bartësve të ndryshimeve në këtë sektor.

“Pushteti u ndryshua, por ata që duhet të zbatojnë reformat, në 99 për qind të rasteve janë nga Qeveria e kaluar dhe nuk besoj se reformat do të zhvillohen në mënyre efikase dhe me dinamikën e nevojshme, siç e pret dhe e kërkon opinioni më i gjerë, nëse nuk bëhen ndryshime në pozitat kyçe në sektorët e sigurisë”, thotë Trajanov.

Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërkohë, shprehin brengosjen lidhur me përgjimet nga shërbimet sekrete të cilat kanë autorizime të shumta për dallim nga shtetet perëndimore, si në të drejtën e arrestimeve, hetimeve dhe legjitimimin e qytetarëve.

“Absolutisht, frika ekziston pasi vërtetë kemi shumë pak njohuri mbi zgjidhjet ligjore. Kuvendi ende nuk e ka marr rolin që duhet ta ketë, apo që të jetë shumë më tepër agresiv kur bëhet fjalë për çështje të tilla, por këtu gjithashtu duhet të vijnë në shprehje edhe mekanizmat tjerë, siç është Avokati i Popullit”, thotë aktivistja Mirjana Najcevska.

Ndryshe, shumë ligje me prioritet, përfshirë edhe disa në sferën e sigurisë duhet miratohet me dy të tretat e votave andaj për kalimin e tyre pritet kthimi i opozitës në Kuvend, kurse zbatimi i tyre parashihet të nisë në muajin Nëntor./REL

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Tags: dorëheqligjetmaqedonindikimipolitikasferënsigurisë

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Rrëfimi prekës i Marjana Kondit: Babai më la 3-vjeçe, e ritakova kur isha 50-vjeç

Rrëfimi prekës i Marjana Kondit: Babai më la 3-vjeçe, e ritakova kur isha 50-vjeç

Shakohoxha rrëfen momentin më të vështirë të jetës: 5 netë pa gjumë e pa ngrënë

Shakohoxha rrëfen momentin më të vështirë të jetës: 5 netë pa gjumë e pa ngrënë

Trump “dhëmbë për dhëmbë” me Putin: Rusia ka lyer duart me gjakun e fëmijëve sirianë

Trump “dhëmbë për dhëmbë” me Putin: Rusia ka lyer duart me gjakun e fëmijëve sirianë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com