Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Maqedoni e Veriut/ Partitë nuk presin KSHZ, shpallin rezultatet

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedoni e Veriut/ Partitë nuk presin KSHZ, shpallin rezultatet

Rreth 49.11% ose 842.512 votues morën pjesë në votime në zgjedhjet lokale të së dielës (17.10) në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ka thënë se numri mund të rritet me 5-6%, duke e pasur parasysh se në këto llogaritje nuk hyjnë personat që kanë votuar pa “fingerprint”. Procesi i votimi u zgjat me 30 minuta, kryesisht për shkak të problemeve teknike lidhur me votimin biometrik. Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit me rreth 73 për qind ndërsa më e ulët në komunat me shumicë shqiptare në pjesën perëndimore të vendit, edhe atë mes 30 dhe 40 për qind. Sipas KSHZ-së, procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente që do të prishnin rrjedhën e votimeve. Në RMV po votohet për zgjedhjet lokale.

Nord-Mazedonien Skopje | Kommunalwahlen: Aleksandar Dastevski, Präsident der WahlkommissionAleksandar Dashtevski, kreu i KSHZ

Mickovski: VMRO-DPMNE ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale

Në mungesë të të dhënave zyrtare nga KSHZ partitë politike kanë dalë me informacione nga shtabet e tyre zgjedhore për fitimin e votave. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka thënë se kjo është një ditë historike, sepse partia opozitare maqedonase ka fituar në shumë komuna që në raundin e parë, gjithsej 20.

“Fitojnë që në raundin e parë në Makedonski Brod, Aerodrom, Kisella Vodë, Sopishte, Butel. Ndërsa në raundin e dytë shkojnë në Karposh dhe Qendër, Çuçer Sandevo dhe në Qytetin e Shkupit”, ka deklaruar Mickovski. Kreu i VMRO-DPMNE-së falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë duke nënvizuar se kjo është fitore e tyre. Sipas tij, kjo nuk është fitorja e madhe, por hapi i parë drejt saj.

Nord-Mazedonien Skopje | Kommunalwahl Hristijan MickoskiMickoski shpall fitoren

Ahmeti: BDI është fituese bindëse e këtyre zgjedhjeve

Edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka falënderuar qytetarët që treguan kulturë demokratike në zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe shpalli fitoren e BDI-së që në raundin e parë në tri komuna dhe epërsi të madhe të kandidatëve të saj në raundin e dytë. Ai po ashtu ka theksuar se BDI  ka rritje të votave. “BDI ka fituar në Likovë,Saraj, Plasnicë, ndërsa udhëheq dukshëm në komunën e Tetovës, Çairit, Kërçovës, Strugës, Zhelinës, Tearcës,  Bogovinës, Haraçinës, Dollnenit”, ka deklaruar Ahmeti.

Nordmazedonien Ali Ahmeti, Vorsitzender der DUI-ParteiAli Ahmeti

LSDM: Fitojmë bindshëm në më shumë se 20 komuna

Fitore të bindshme ka deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Ljupco Nikollovski, duke theksuar, se ata fitojnë bindshëm në më shumë se 20 komuna që në raundin e parë. Nikollovksi tha, se socialdemokratët udhëheqin në komunat e Koçanit, Karposhit, Qendër, edhe në Pehçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Rosaman, gjithastu edhe në Qytetin e Shkupit. Ai i bëri thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së të qëndrojë me këmbët në tokë, sepse nuk është e vërtet se udhëheqin ata.

Ljupco Nikolovski | neuer Landwirtschaftsminister von Nordmazedonien Ljupco Nikollovski

Kasami: Udhëheqim me Tetovën-në raundin e dytë do të fitojnë mbi Arifi

Kryetari i Lëvizjes, Besa Bilal Kasami ka thënë se në Tetovë janë në epërsi dhe udhëheqin bindshëm në këtë komunë. Ai tha se është i bindur se në raundin e dytë do të fitojnë kundër Teuta Arifit. Gjithashtu ai falënderoi të gjithë aktivistët dhe votuesit e Besës dhe potencoi se në raundin e dytë nuk kanë për t’i zhgënjyer.

Nord-Mazedonien Kooperation von Parteien vor NeuwahlenBilal Kasami nga Lëvizja Besa, krah kryeministrit të RMV, Zoran ZAev

Sela: Kemi fituar dy komuna në raundin e parë

Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela në daljen e tij të parë pas mbylljes së votimeve tha se partia e tij fiton dy komunat urbane, atë të Gostivarit dhe të Dibrës. Ndërsa në raundin e dytë garojnë në Çair, Bogovinë, Tearcë dhe Vrapçisht. “Fituam Gostivarin dhe Dibrën, i fituam që raundin e parë, ndërsa në 5 komuna të tjera shkojmë në raund të dytë, do të ketë balotazh. Besoj që ne do t’ia dalim bashkë me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare të jetë më i madh”, ka deklaruar Sela.

Ziadin Sela Vorsitzender der Partei Albanische Allianzin Mazedonien

Ziadin Sela

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se janë paraqitur parregullsi të ndryshme si rrahje, agjitim, shpalosje e simboleve partiake në vendvotime dhe në hapësira publike. Të gjitha rastet e konfirmuara do t’i dërgohen në shqyrtim prokurorisë publike.

Tags: Aleksandar DashtevskiMaqedoni e VeriutviotuesitZgjedhjet

TË LIDHURA

Tre serbë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë dalin sot para gjykatës.
Kosovo

Tre serbë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë dalin sot para gjykatës.

09:11 | 09/06/2025
Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën
Kosovo

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

20:28 | 05/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë
Rajoni

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Next Post
Të gjithë po mbrohemi nga “frika” e Metës

Vazhdimi i revolucionit të Shën Valentinit

Afrimiteti i tyre nxiti diskutime/Donaldi gdhend në dru portretin e Semit

Afrimiteti i tyre nxiti diskutime/Donaldi gdhend në dru portretin e Semit

COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit

COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn
Politikë

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn

by mirseda
22:48 | 09/06/2025
0

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja...

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

22:42 | 09/06/2025
Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

22:26 | 09/06/2025
Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Këlliçi: Nesër pamje filmi për “trenin bullgar”, fshehin fletën

22:24 | 09/06/2025
Vokshi: 20 deputetë të PS lidhje me banda, përmend emra në Elbasan e Durrës

Vokshi: 20 deputetë të PS lidhje me banda, përmend emra në Elbasan e Durrës

22:21 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com