Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Maqedonasit i kërkojnë qeverisë të rrisë buxhetin për mjedisin

9 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedonasit i kërkojnë qeverisë të rrisë buxhetin për mjedisin

Analizat e organizatave joqeveritare, të cilat në fokus kanë kujdesin ndaj ambientit jetësor, kanë nxjerrë në pah se Maqedonia si shtet, për të plotësuar standardet për ruajtjen e ambientit jetësor në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, duhet të ndajë 2 deri në 4 miliardë euro, në të kundërtën vendi gjithnjë e më shumë shndërrohet në një deponi të madhe me shumë zona, që paraqesin gangrenë ekologjike.

Ndërkohë që Ministria e Ambientit Jetësor nuk ka të dhëna konkrete se sa mjete i duhen Maqedonisë për zbatimin e direktivave evropiane, sa i përket ambientit jetësor. Por, nga ky dikaster thonë buxheti për plotësimin e standardeve evropiane në shumë fusha, është në rritje të vazhdueshme.

Ana Colloviq-Leshovska nga organizata qytetare “Eko Svest”, thotë se duhet të formohet një fond i veçantë ku do të grumbullohen mjetet që qytetarët paguajnë përmes pagesës së tatimeve gjatë regjistrimit të veturave, shitjes së duhanit, paratë që mblidhen nga gjobat për mosrespektimin e ligjve për ruajtjen e ambientit jetësor etj, në mënyrë qytetarët të kenë qasje të drejtpërdrejtë në institucionet përkatëse, për të mbikëqyrur se si do të shpenzoheshin këto mjete. 

“Në këtë font të veçantë, do të duhet të grumbullohen të gjitha taksat që mblidhen mbi bazë të kujdesit jetësor, të cilat do të destinoheshin për më shumë projekte konkrete, të cilat janë të nevojshme. Për të plotësuar standardet dhe direktivat, të cilat kërkohen nga Bashkimi Evropian, e që kanë të bëjnë me cilësinë e ambientit, Maqedonisë i duhen 2 deri në 4 miliardë euro”, thekson Colloviq-Leshovska.

Arianit Xhaferi nga organizata ekologjike, “Eko Guerila”, thotë se autoritet e vendit, si të pushtetit vendor dhe atij qendror, sa për sy e faqe hartojnë më shumë projekte, që kanë të bëjnë me planifikimin e shfrytëzimit të resurseve natyrore, menaxhimin e mbeturinave si dhe cilësinë e ajrit. Por të njëjtat, sipas tij, mbahen në letër, sepse mungojnë mjetet konkrete për zbatimin e këtyre masave. 

Xhaferi: Besoj se shteti dhe autoritet e institucioneve përkatëse, jo vetëm që do të duhet të ndajnë mjete financiare në funksion të minimizimit të problemeve ekologjike, por duhet të sigurohen mjete për t’i hequr fare problemet e shumta që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit jetësor, me theks ndotjes së ajrit, sepse kjo kushton shumë miliona si kosto materiale sa i përket shërimit të sëmundjeve kronike tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat e moshuar.

Ndërkaq, Sllobodan Najdoski ekspert i ekonomisë, thotë se qytetarët e Maqedonisë bombardohen me informacione se sa shumë është i kushtueshëm plotësimi i standardeve ekologjike, ndërkohë që shumë më pak u tregohet atyre për përfitimet, shkruan REL.

 Najdoski: Ekonomia e Maqedonisë mund të përfitojë shumë nëse arrin të ndërtojë deponi me standarde evropiane, ku do të angazhohen subjekte të caktuara, të cilët mbeturinat do t’i transferojnë në energji. Më pas, komunat gjithnjë e më shumë duhet të mendojnë për projekte grandioze, siç është ngitja e stacioneve filtrues për lumenjtë, për çka BE ndan mjaft fonde dhe Maqedonia shumë pak ka përfitua nga këto fonde.

Në bazë të analizave të organizatave joqeveritare, ekonomia e Maqedonisë, si pasojë e mosrespektimit të standardeve ekologjike, në nivel vjetor pëson dëme në vlerë prej 253 milionë eurove, ndërkohë që si rrjedhojë e ndotjes së ajrit, në Maqedoni vdesin 1 mijë e 300 persona.

Tags: Agjenci mjedisifinancimmaqedoniqeverirritje

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Pritet shtyrje e afatit për ndryshimin e vendbanimit

Pritet shtyrje e afatit për ndryshimin e vendbanimit

7-vjeçarja i shkroi kryeministrit Rama përmes “Tirana Today”, ja si do të ndihmohet Mikaela (VIDEO)

7-vjeçarja i shkroi kryeministrit Rama përmes “Tirana Today”, ja si do të ndihmohet Mikaela (VIDEO)

Kadare, Enver Hoxhës: Motra ime depresive, e qortova ashpër se foli kundër partisë

Kadare, Enver Hoxhës: Motra ime depresive, e qortova ashpër se foli kundër partisë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

by mirseda
10:07 | 07/04/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrtoi sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së...

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO.

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO.

10:06 | 07/04/2026
Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

09:55 | 07/04/2026
PS mbledh grupin parlamentar

PS mbledh grupin parlamentar

09:44 | 07/04/2026
Forcat e Armatosura Izraelite paralajmëron iranianët: Mos përdorni trenat, jeta juaj është në rrezik

Forcat e Armatosura Izraelite paralajmëron iranianët: Mos përdorni trenat, jeta juaj është në rrezik

09:31 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com