Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Mao, Musolini, Çashesku, diktatorët që ishin monstra edhe ndaj fëmijëve të tyre (video)

7 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Mao, Musolini, Çashesku, diktatorët që ishin monstra edhe ndaj fëmijëve të tyre (video)

Nga: Larry Getlen “The New York Post”

Në fund të viteve 1960, familja Duvalier që sundonte ishullin e Haitit në Karaibe, u përça nga një konflikt i ashpër mes dy burrave të familjes. Fransua “Papa Doc” Duvalier, patriarku i familjes dhe udhëheqësi i pamëshirshëm i vendit, arrestoi 19 miqtë e njërit prej dhëndurëve të tij.

Më pas e urdhëroi dhëndrin e tij, Max Dominique, bashkëshortin e vajzës së tij, Marie-Denise, t‘i bashkohej 19 shokëve të tij në një udhëtim të gjatë. Marie-Denise, ishte e sigurte se bashkëshorti i saj po shkonte drejt vdekjes. Ajo i ndoqi nga pas me makinën e saj, dhe u betua me vete, që nëse burri i saj do të ekzekutohej, ajo do të “qëllonte mbi të atin me një pistoletë, të cilën e kishte fshehur në sediljen e pasme”. Dominique mbijetoi, edhe pse u detyrua të merrte pjesë në vrasjen e miqve të tij. Libri i Jay Nordlinger “Fëmijët e monstrave”, përshkruan jetën e fëmijëve të 20 diktatorëve brutalë, duke zbuluar se ndërsa disa ndoqën gjurmët e baballarëve të tyre, të tjerët jetuan mes normalitetit dhe privilegjeve të shumta.

Nicolae Ceasescu, Rumani (1965-1989)

Djali i tij, Valentin, u bë një fizikant i respektuar; ndërsa vajza, Zoia, një matematikane. Pas shembjes së regjimit, që të dy u burgosën me akuzën e “shkatërrimit të ekonomisë kombëtare” dhe “korrupsionit”. Zoia ishte gjithashtu një nimfomaniake, e fiksuar pas seksit, dhe që “pinte alkool si një peshk”.

Valentin dhe Zoia, u distancuan nga dhuna e tmerrshme e babait të tyre. Por jo djali më i vogël i tiranit rumun, Nicu. “Kur ishte në mesin e adoleshencës, ai u shndërrua në një alkoolik dhe përdhunues, që kishte dalë jashtë kontrollit”- shkruan Nordlinger. “Ai përdhunonte me vullnet të plotë, dhe vullneti i tij ishte i egër dhe i papërgjegjshëm. Ai kishte liri të plotë të bënte gjithçka, pa asnjë lloj ndëshkimi”.

Nicu filloi që të përfaqësonte Rumaninë në takimet zyrtare me Korenë e Veriut dhe Kinën, dhe në mënyrë të pashpjegueshme, u emërua udhëheqësi i vitit në Konferencën Ndërkombëtare të Rinisë, të organizuar nga OKB në vitin 1985.

Kur Çaushesku u rrëzua nga pushteti në vitin 1989 – ai dhe e shoqja u vranë nga një skuadër pushkatimi – Zoia dhe Valentin u arrestuan, për t’u liruar pas 10 muajsh. Nicu, që kishte kryer shumë abuzime, u dënua me 20 vjet burg. Por në fakt bëri vetëm 3 vite, pasi vdiq nga ciroza e mëlçisë në moshën 45-vjeçare.

Mao Zedong, Kinë (1945-1976)

Mao pati zyrtarisht 10 fëmijë. Disa i vdiqën që në moshë të re, dhe mjeku i tij personal shkroi më vonë: “Unë nuk e pashë kurrë, të shprehë ndonjë emocion për ato tragjedi!”. Mao pati 3 tre djem me gruan e tij të dytë, Yang Kaihui, e cila u vra rrugëve në moshën 29-vjeçare, pasi nuk pranoi të divorcohej prej tij.

Ndërkohë djemtë u zhvendosën në Shanghai, ku jetuan thuajse rrugëve. Më i riu vdiq nga sëmundja e dizanterisë, kur ishte vetëm 4-vjeç, ndërsa të tjerët shisnin gazeta për të mbajtur frymën gjallë. Ata emigruan më pas në Bashkimin Sovjetik, ku për 10 vjet me radhë Stalini i përdori si një mjet presioni kundër Maos.

Më i madhi, Anying, i`u bashkua të atit kur ishte 23-vjeç. Por Mao e dërgoi në një kamp pune, në mënyrë që ta bënte “një njeri më të mirë të proletariatit”. Duke qenë vazhdimisht në lëvizje, për shkak të rivaliteteve dhe luftërave, Mao pati një sjellje edhe më të tmerrshme me gruan e tij të tretë, He Zizhen, duke e detyruar atë të lindte fëmijë, dhe më pas t’i braktiste ata. Gjatë viteve 1929- 1935, ajo lindi 4 herë.

Njëri nga fëmijët vdiq, të tjerët u braktisën. Me kalimin e kohës, Mao u martua me një grua tjetër, pa i thënë asgjë gruas me të cilën ishte martuar. Mao pati këtë herë 2 vajza, Li Na dhe Li Min, të cilët treguan se sa të ndryshëm mund të jenë fëmijët e një diktatori.

Li Na, ishte vajza e babait të saj, pasi ajo “hakmerrej ndaj cilitdo, që konsiderohej si jo shumë i bindur”. Gjatë Revolucionit Kulturor, Nordlinger vëren se një mik i Li Na u plagos në një kamp torturash pas një sherri. Li Na u dërgua nga babai i saj në një “institucion ridedukimi”, ku “puna e vështirë bujqësore, kombinohej me studimet ideologjike”. Nga ana tjetër, Li Min, u përpoq të bënte një jetë më normale, aq sa mund ta lejonin rrethanat.

Ajo ishte modeste, sillej butë më të tjerët, u martua pa shumë bujë, dhe pati 2 fëmijë. Tentoi të kishte një farë marrëdhënie me babanë e saj të famshëm, por pa asnjë dobi. “Li Min shkoi disa herë tek dera e kompleksit rezidencial të Maos, por ai refuzoi ta takonte. Ajo pësoi një tronditje nervore, dhe vuajti për vite më radhë nga depresioni”.

Benito Musolini, Itali (1922-1943)

Diktatori fashist i Italisë, Benito Mussolini, pati zyrtarisht 5 fëmijë. Por pika e tij e dobët ishte vajza e madhe, Eda. Aq e madhe ishte dashuria e Mussolinit për të, sa që kur Eda u martua me Galeazzo Ciano, Mussolini “e ndoqi deri tek makina e tij, ndërsa të porsamartuarit po niseshin për muajin e mjaltit”.

Eda në fund e ndali, dhe i kërkoi të kthehej pas. Në fund të luftës, kur humbja e forcave të Boshtit dukej e pashmangshme, Ciano, atëherë një anëtar i Këshillit të Madh fashist, i`u bashkua një nisme për të larguar Mussolinin nga drejtimi i vendit. Më vonë, kur Adolf Hitleri e rivendosi përkohësisht në krye të Italisë Mussolinin, ata që votuan për rrëzimin e tij, përfshirë dhëndrin e tij, u dënuan me vdekje.

Eda bëri gjithçka për t’i shpëtuar jetën bashkëshortit të saj, duke i`u lutur të atit që ta falte, por kur Mussolini pati mundësi të merrej më fatin e tij, Ciano u pushkatua nga gjermanët më 11 janar 1944. Lidhja midis babait dhe vajzës pësoi një çarje të pariparueshme.

Eda i shkroi:“Ti nuk je më babai im. Unë heq dorë nga mbiemri Mussolini”. Duçja u trondit, dhe disa njerëz pretendojnë se ai nuk e mori më kurrë veten nga ai episod, derisa sa u vra një vit më vonë. Megjithatë ka edhe raste, kur fëmijët e diktatorëve bëjnë një jetë normale.

Për shembull, djali i Mussolinit, Romano, u bë një pianist i muzikës xhaz. Ai u martua me motrën e Sophia Loren, dhe vizitoi mbarë botën me grupin e tij “Romano Mussolini All Stars”, duke luajtur përkrah këngëtarëve të famshëm të kohës si Ella Fitzgerald, Duke Ellington dhe Dizzy Gillespie.

TIRANA TODAY

Tags: ÇasheskuMaoMusolini

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Tërmetet/ Përllogaritet dëmi, Sotiraq Filo: Si do të veprohet me shtëpitë e shkatërruara

Tërmetet/ Përllogaritet dëmi, Sotiraq Filo: Si do të veprohet me shtëpitë e shkatërruara

Tentoi të kryente marrëdhënie me të miturin, policia arreston 71-vjeçarin

Tentoi të kryente marrëdhënie me të miturin, policia arreston 71-vjeçarin

“E shpëtova nga humnera”/ Rama për Bashën: I jam lutur më shumë se Romeo-Zhuljetës

"E shpëtova nga humnera"/ Rama për Bashën: I jam lutur më shumë se Romeo-Zhuljetës







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com