Më herët, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u shpreh se është i gatshëm që të ndihmojë Italinë me emigrantët e bllokuar në det.
Duket se nga kjo deklaratë është revoltuar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare. Sipas burimeve, Shqipëria është e gatshme që të presë 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në det.
Të premten, 150 emigrantët në bordin e anijes “Diciotti” nisën grevën e urisë, në shenjë proteste ndaj vendimit të Salvinit për të mos lejuar zbarkimin e tyre.
Me anë të një shënimi në faqen e tij zyrtare, Manjani citon faktin se nuk jemi as Evropa që nuk ndihet, por as qëndra e refugjatëve, të cilët nuk zgjedhin Shqipërinë si destinacion.