Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Manjani: Kryeministër me 2 mandate, amerikanët s’janë budallenj që nuk e lënë presidentin më shumë se 8 vjet

5 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria
Manjani përgëzon Lleshajn: I dha një “grusht” të rëndë propagandës që sundon

Për Ish-Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ngrehina e Republikës në vendin tonë është e kalbur dhe që të ndërtojmë një shtet të qëndrueshëm dhe të fortë, kjo ngrehinë duhet shembur nga e para.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se nevoja më e madhe që ka Shqipëria, është që të ketë një shtet jo partiak.

Ai mbështet propozimn e  kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për kufizimin e mandatit në dy të tilla për personin që do ushtrojë funksionin e kreut të qeverisë.

Manjani paralelizon këtë propozim, me ligjin që zbatohet në SHBA, teksa thotë amerikanët nuk janë budallenj që nuk e lejojnë Presidentin në zyrë më shumë se dy mandate.

Postimi i Manjanit në Facebook

Nevoja për shtet jo partiak është më e madhja që kemi

Jam krejt dakort me ato pika që parashtroi Lulzim Basha, përgjatë prezantimit të Tij si kandidat për Kryeministër.

Taksa e sheshtë 9%; ekonomi konkurruese antimonopol; mbyllje të praktikave pa hesap të PPP e koncensione; prona private e të gjitha këto janë tema që nuk ka përse të mos mbështeten parimisht. Mbetet për t’u parë se si konkretisht do realizohen, por në parim unë i mbështes.

Mirëpo ngrehina e kalbur e Republikës sonë ka rënë. Është shembur dhe duhet ngritur nga e para.  Natyrshëm, ka më shumë gjëra për të bërë. Shuuuuuuumë më tepër.

Reforma e pushtetit që mund të kulmojë me tranformimin e Parlamentit në dy dhoma është interesante. E domosdoshme madje sepse mund ti hapte rrugë më shumë demokracisë por pa cënuar vazhdimësinë dhe cilësinë qeverisëse.

Edhe kufizimi i mandatit të një personi që kryen detyrën e Kryeministrit (pra jo më shumë se dy mandate) e kam propozuar herët si ide dhe sot veç e mbështes me shumë qejf realizimin e saj. Amerikanët nuk janë budallenj që nuk e lejojnë Presidentin në zyrë më shumë se dy mandate.

Mirëpo na duhet të ndërtojmë shtetin JO PARTIAK. Që të jem i qartë shtet konsideroj ekskluzivisht këto institucione:

  1. Gjykatat,
  2. Prokurorinë,
  3. Policinë,
  4. Ushtrinë,
  5. Burgjet,
  6. Inspektoriatet,
  7. Shkollat e të gjitha niveleve, universitetet dhe institucionet edukuese e shkencore
  8. Spitalet dhe institucionet e shëndetit publik e qëndrat shëndetësore.
  9. Kadastrën, administratën që ofron shërbime publike, audituesit dhe punonjës të shërbimeve mbështetëse.
  10. Entet Rregullatore dhe institucione të tjera mbikqyrëse.
  11. Institucionet financiare dhe fiskale.
  12. INSTAT dhe shërbime publike të informimit.
  13. Shërbimi diplomatik.

Në të gjitha këto institucione PARTITË POLITIKE NUK KANË PUNË. As emërojnë njerëz në to e as përcaktojnë axhendën e tyre.

Partitë kur marrin pushtetin hartojnë politika të cilat i normojnë në formë aktesh. Aktet  kur kalojnë testin e legjitimitetit nga Gjykata, zbatohen nga administrada.

Por asnjë parti nuk drejton e emëron administradën. Në këtë kuptim them që partitë nuk kanë asnjë punë.

Po asnjë punë fare!

Kjo është kryereforma që na çon drejt ndërtimit të shtetit të ri, krejt i ndryshëm nga sa jemi mësuar deri më sot.

Por kjo kërkon si fillim 2 vendime emergjente:

  1. Lejimi e plotësimit të vakumeve në sistemin e drejtësisë.
  2. Shpalljen e mosnjohjes e mos zbatimit të të gjitha ligjeve që ka miraruar parlamenti monist i dy viteve të fundit.

Nuk bëhet dot shteti jo partiak me ligjet e njërës parti!

Kuptohet, nëse qëllimi është ndërtimi i shtetit jo partiak.

Sigurisht detaje rreth kësaj teme ka plot, por për mua ndërtimi i shtetit jo partiak është ajo që të gjithë pa përjashtim kemi nevojë.

Pa shtet pushteti bën qejf. Këtë mësim besoj e kemi mësuar.

Kush do të bëjë dallimin politik, duhet të punojë për ndërtimin e shtetit dhe për ta ndarë atë nga punët e pushtetit të partive.

Përndryshe, skenari hajde të marrim pushtetin e ta ndajmë është film që njerëzit e kanë parë…

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1023435301434243&id=100013033472627

 

 

 

 

 

 

 

Tags: partipolitikeylli manjani

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
New York/ Një person i armatosur hap zjarr mbi turmën, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

New York/ Një person i armatosur hap zjarr mbi turmën, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

A ka ndonjë kërcënim të terrorizmit në Ballkan?

A ka ndonjë kërcënim të terrorizmit në Ballkan?

Nuk ndalen operacionet në Vlorë, në fokus personat në kërkim

Nuk ndalen operacionet në Vlorë, në fokus personat në kërkim

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com