Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se në Shqipëri përgjohet kushdo. Manjani shprehet se në Shqipëri përgjon kushdo. Përgjojnë italianët sa kanë qejf. Përgjojnë amerikanët si u do qejfi.
Manjani: Plani i parë është plani legal. Ka dy mënyra përgjimi ligjërisht, ka përgjime parandaluese dhe përgjime procedurale. Në Shqipëri përgjon kushdo. Përgjojnë italianët sa kanë qejf. Përgjojnë amerikanët si u do qejfi. Përgjojnë grekët sa ju do qejfi. Edhe këto historitë e Tahirit nga ata dolën, nuk dolën nga Visha. Të gjitha këto përdoren nga të tjerë dhe jo nga SHISH.
Deklarata e Manjanit vjen pas ngjarjeve të ndodhura javët e fundit përgjimet e Habilajve nga prokuroria italiane ku sipas medieve del i implikuar dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por dhe dorëheqja e Visho Ajazi.