Manchester United ka marrë një fitore mjaft të vështirë në transfertën e West Brtomit, me rezultatin e ngushtë 1-2. Djemtë e Mourinhos hasën shumë vështirësi në këtë sfidë edhe pse pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të tyre. Ata rrezikuan në fundin e takimit që të barazonin ndeshjen, por në fund arritën të dalin me tre pikë. Pas kësaj fitore Unitedi renditet në pozitën e dytë me 41 pikë (11 më pak se City), kurse West Bromi vazhdon në vendin e 19-të me 14 pikë.
United e dominoi pjesën e parë por e kishte mjaft të vështirë të shënonte, deri në momentin që sulmuesi belg, Lukaku kërcen mbi të gjithë dhe goditja e tij me kokë e topit përfundon në rrjetë. Ishte minuta e 27’ dhe Rashford ishte njeriu që nisi atë asist perfekt për Lukakun që nuk gabon në të tilla pozicione. Ndërsa vetëm 8 minuta më vonë është Lingard që shënoi një gol mjaft të bukur nga jashtë zone.
Në pjesën e dytë të dyja ekipet rrisin intensitetin e lojës dhe shpërdorojnë shumë raste deri në minutën e 77’, ku Gareth Barry gjen golin e parë për West Brom në këtë sfiidë dhe rihap ndeshjen. Ndërsa pak minuta nga fundi është Rodriguez sërish për vendasit që humb një shans të pastër për të barazuar. Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jose Mourinhos është ndaj Leicester Cityt, kurse WBA ndaj Stoke Cityt.