Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se është shkarkuar nga detyra bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda.
Ish-drejtori i Shërbimit Parësor dhe Spitalor, Aurel Voda, reagoi ashpër ndaj gazetarëve, në rrjetet sociale duke përdorur fjalor banal.
Me anë të disa postimeve në Twitter, Manastirlliu thekson se ky veprim është i patolerueshëm, teksa shton se “ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë”.
Postimet e Manastirlliut:
I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilado qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.
Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet doktori Aurel Voda ka marrë post drejtues, fillimisht si drejtor për Marrëdhënien me Publikun në në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor dhe më pas si drejtor i shërbimit parësor dhe spitalor, FSDKSH.