Senatori republikan, Lindsey Graham, ka folur rreth veprimeve që Kongresi dhe Presidenti amerikan do të ndërmarrin kundër Erdoganit dhe ekonomisë së tij.
Në një intervistë për ‘Fox News’, Graham është shprehur i ashpër, teksa tha se do ta shtypin Erdoganin derisa ai të ndalojë gjakderdhjen në Siri.
“Kjo është ajo që presidenti Trump do të bëjë me Kongresin dhe demokratët, dhe ne do ta shtypim presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan derisa të ndalojë gjakderdhjen”, tha senatori amerikan.
Graham deklaroi se Erdogan ka ‘gënjyer’ gjatë takimit të fundit në Kombet e Bashkuara, pasi sipas tij situata brenda Sirisë po përkeqësohej me shpejtësi.
“Unë fajësoj Turqinë. Do të ketë sanksione që do ta shkatërrojnë ekonominë turke dhe Kongresi do të vendosë sanksione deri sa Turqia të ndalë pushtimin”, shtoi ai.