Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 10.791 vaksinime.
Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 232 379 qytetarë.
Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.
Prej 9 ditësh, SHqipëria ka nisur procesin e vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik Vdhe ajo kineze Sinovac.