Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Mamaja “fanatike” nuk lejon vajzën të dalë nga shtëpia (video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Mamaja “fanatike” nuk lejon vajzën të dalë nga shtëpia (video)

Adoleshenca është një moshë delikate. Dhimbjet e gëzimet përjetohen me intesitet të madh dhe shpeshherë prindërit e kanë të vështirë të menaxhojnë fëmijët e tyre. Kjo bëhet shkak për mosmarrëveshje dhe konflikte mes tyre. Një temë e tillë delikate është trajtuar edhe në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Griselda ka një problem me nënën. Ajo gjithë kohës e kontrollon dhe monitoron dhe nuk e lejon të dalë me shoqet. Për këtë arsye, Griselda e ka ftuar në studio dhe ka një kërkesë të veçantë për të.

Griselda: Para pak kohësh, unë kam pasur probleme me shëndetin , me oreksin.

Ardit Gjebrea: Nuk kishe oreks?

Griselda: Jo!

Ardit Gjebrea: Pse?

Griselda: Nga problemet në familje. Jam tip shumë i mbyllur.

Ardit Gjebrea: Sa kile ke qenë?

Griselda: Kam qenë 28 kile.

Ardit Gjebrea: Sa….

Griselda: 28!

Ardit Gjebrea: Wow!

Griselda: Tani jam 56!

Ardit Gjebrea: Po pse nuk haje?

Griselda: Unë jam tip që gjendjen që kemi ne në familje, jam shumë tip i mbyllur.

Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë gjë specifike me mamin apo probleme në familje me të tjerët dhe ti e vuaje?

Griselda: Probleme me të tjerët, por edhe me mamin më shumë. Në 9-vjeçare kur kam qenë, mami nuk më linte të dilja me shoqërinë, me shok.

Ardit Gjebrea: 15 vjeç, le të themi.

Griselda: Po!

Ardit Gjebrea: Ku doje të shkoje ti?

Griselda: Të dilja me shoqërinë, me shoqet, me shokët, për kafe..

Ardit Gjebrea: Kafe.. 15 vjeç? Një minutë se po më duket vetja si mami yt… Është normale 15 vjeç?? Jo- thotë publiku…

Griselda: Ose në ndonjë vend…

Ardit Gjebrea: Po shoqet e tua dilnin 15 vjeç për kafe?

Griselda: Po dilnin.

Ardit Gjebrea: O jam unë mbrapa botës dhe nuk di se ç’bëhet! Ok.. Pra mami nuk të linte të dilje me shoqet.

Griselda: Po!

Ardit Gjebrea: Ndoshta jo për kafe por në shtëpitë e tyre të shkoje të linte?

Griselda: Kam shkuar vetëm një herë tek shtëpia e shoqes time dhe atë ditë që kam shkuar më ka marrë shumë herë në telefon.

Ardit Gjebrea: Mirë! Është normale.

Griselda: E vuaja këtë pjesë. Kur shkoja në shtëpi, e mbyllja derën me çelës dhe qaja. Edhe gati ditë për ditë kemi me mamin këtë lloj konflikti, që i them pse nuk më le të dal..

Ardit Gjebrea: Kjo ka ndodhurvetëm kur ke qenë në klasë të 9 apo vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite?

Griselda: Jo, vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ardit Gjebrea: Pra dhe tani që ti je bërë 17 vjeç, ti  nuk del me shoqet?

Griselda: Jo, nuk dal.

Ardit Gjebrea: Fare, fare?

Griselda: Fare, fare. I takoj vetën në klasë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë të thotë mami kur ti ankohesh?

Griselda: Thotë që ka ardhur kohë e keqe. Nuk e njeh shoqërinë..

Ardit Gjebrea: Më trego pak një ditë tënde të zakonshme, cila është?

Griselda: Ngrihem në mëngjes për në shkollë.

Ardit Gjebrea: Shkon vetë?

Griselda: Jo, me mamin. Më përcjell mami në shkollë. Mbaron mësimi, kur dal nga mësimi prapë e gjej mamin aty. Dhe nisemi të dyja domethënë për në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pastaj mbasditen mbyllur në shtëpi?

Griselda: Po, gjithë ditën mbyllur, nuk dal.

Ardit Gjebrea fton në studio mamin e Griseldës ku i kanë përgatitur një “surprizë”. Zonja Dallëndyshe shikon vajzën e saj teksa pi kafe me dy vajza të tjera.

Ardit Gjebrea: Po pinë kafe. Janë në qejfin e tyre..

Dallëndyshe: Jooo!

Ardit Gjebrea: Si jo ? Po është me shoqet.

Dallëndyshe: Do jetë këtu brenda, se nuk pi goca ime kafe nëpër lokale.

Ardit Gjebrea: Duke parë ti këtë pamje, çfarë mendon, nuk të pëlqen? Që është me dy shoqe po pi kafe.

Dallëndyshe: Këtu në studion tuaj më pëlqen, por në lokalet e tjera jo.

Ardit Gjebrea: Tani t’ja ndërpresim kafen apo ta lëmë të pijë kafe?

Dallëndyshe: (Qesh) Ajo s’pi kafe, s’ka pirë asnjëherë kafe.

Griselda: Të kam thirrur se dua të të falenderoj për gjithë sakrificat dhe mundimet që ke bërë për mua. Kur kam pasur probleme me oreksin, që jam shtruar dhe në spital dhe je kujdesur shumë. Të kam thirrur dhe për disa kërkesa që dua t’i plotësosh. Siç e shikon jam ulur në kafe me shoqe dhe dua që tani të më lësh dhe me shoqërinë të dal. Dua të m’i plotësosh..

Ardit Gjebrea: Një kërkesë ka, se thotë kam kërkesat e mia. Në fakt një ka…  të më lësh të dal me shoqet. Se duket sa shumë kërkesa ka.

Dallëndyshe: Unë kërkesat me thënë të drejtën, nuk është se nuk ia plotësoj. Kam gjithë problemin se dua të mbarojë shkollën. Edhe një vit ta bëj pak.. sa të mbarojë shkollën.. Gocën e madhe e kam të urtë, më ka shoqe vetëm mua.

Ardit Gjebrea: Do ja japim atë lejen Griseldës?

Dallëndyshe: Ama edhe ajo të më japi..

Ardit Gjebrea: Çfarë kërkon ti nga Griselda?

Dallëndyshe: Unë dua të hajë çfarëdo gjelle, nuk më ha Ardit.

Griselda: Po!

/tvklan.al

Tags: ka nje mesazh per tyKlanmamaja fanatike

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Aksident në Lushnjë, ndërron jetë një person

Aksident në Lushnjë, ndërron jetë një person

Babai lë vetëm për 10 minuta të bijën 3-vjeçare, ajo ha 18 kosë frutash (foto)

Babai lë vetëm për 10 minuta të bijën 3-vjeçare, ajo ha 18 kosë frutash (foto)

“Kosova është e pavarur dhe nuk ndahet, pikë!” Vuçiç flet për gjetjen e një zgjidhje finale

“Kosova është e pavarur dhe nuk ndahet, pikë!” Vuçiç flet për gjetjen e një zgjidhje finale

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com