Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Mallkimi” i Çe Gevarës: Fati tragjik i atyre që e vranë

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT
“Mallkimi” i Çe Gevarës: Fati tragjik i atyre që e vranë

9 tetor 1967:Është vetëm një pasdite, në një fshat të largët bolivian me jo më shumë se 20 shtëpi, kur vdes një njeri vdes lind një mit:është Ernesto Guevara, ose thjesht Çe. Ai që e vret është një ushtar i ri, Mario Salazar, i zgjedhur midis 7 ushtarëve të tjerë që u ofruan si vullnetarë.

Por pas vdekjes së Çe, ka shumë njerëz dhe forca të tjera. Dhe ndoshta mes tyre është edhe vetmia e tij si një revolucionar, që nuk kishte kurrë i gatshëm për kompromise, që urrehej tashmë në Bashkimin Sovjetik, por mbështetja e të cilit ishte thelbësore për Kubën e Fidel Kastros, sidomos pas episodit të Gjirit të Derrave dhe embargos së SHBA-së.

Che Guevara në Kongo - 1965
                                                            Che Guevara në Kongo – 1965

Në vitin 1965, Çe Guevara shkoi në Kongo, për të mbështetur atje revoltën e komunistëve. Por rezultatet ishin zhgënjyese, ndaj ai u rikthye për disa muaj në Kubë, vetëm për të organizuar misionin e tij të ri:ta eksportonte revolucionin Kuban në Amerikën Latine, për të krijuar “shumë Vietnamë”, dhe për të kundërshtuar ndërhyrjet e SHBA në vendet e Amerikës së Jugut.

Ai shkoi në Bolivi, ku nuk gjen mbështetjen e kundërshtarëve të diktatorit pro-sovjetik Rene Ortuno. Në Bolivi, ku prania e Gevarës dyshohej prej kohësh, mbërrijnë forcat speciale të ushtrisë amerikane, të cilat stërvisin ushtrinë boliviane.

Che Guevara në Bolivi - 1967
                                                     Che Guevara në Bolivi – 1967

Mes tyre janë edhe agjentët e CIA-s, si Felik Rodrigez, kuban dhe mbështetës i Fulgencio Batistës, i detyruar të largohej nga ishulli pas revolucionit. Për të lehtësuar pushtimin e Gjirit të Derrave ai ishte dërguar fshehurazi në Kubë, nga ku më vonë kishte arritur të arratisej.

Çe nuk kishte tashmë as mbështetjen e Kubës, ai ishte braktisur edhe nga Fidel Kastro. Janë ditët e para të tetorit, Gevara dhe familja e tij, që nuk ka më asgjë për të ngrënë, fshihet në një grykë mali, Quebrada del Yuro.

Ai që spiunoi vendndodhjen e revolucionarëve është fermer i zonës, Honorato Rojas, pasi u kërcënua dhe torturua nga ushtriane boliviane. Trupat boliviane dhe komandot amerikanë nën drejtimin e Geri Salmon, i rrethojnë guerilët afër fshatit La Higueira.

Në fillim ata kapin Uillin, emri i luftës të Simeon Sarabias, dhe pastaj Çe Gevarën, që thuhet se bërtiti:”Mos qëlloni, unë jam Çe Gevara, dhe vlej më shumë i gjallë se i vdekur!”. Të dy u mbyllën në godinën e shkollës së fshatit, një kasolle me dy dhoma, që më vonë do të jetë vendi i ekzekutimit të të dyve.

Ata u mbajtën të ndarë natën midis 8 dhe 9 tetorit. Aty mbërrin edhe Feliks Rodrigez, që pasi gëzohet për kapjen e revolucionarit, dëshëron të bisedojë me armikun e tij. Pavarësisht deklaratave të tij mbi një bisedë miqësore, dhe madje edhe një përqafim të fundit, thuhet se Çe e pështyu në fytyrë duke e quajtur “gusano”, krimb.

Harta e lëvizjeve të Che në Bolivi - Vija me pika shënon lëvizjet e grupit gueril të udhëhequr nga Guevara përpara kapjes
Harta e lëvizjeve të Che në Bolivi – Vija me pika shënon lëvizjet e grupit gueril të udhëhequr nga Guevara përpara kapjes

Është ora 10 e mëngjesit të 9 tetorit kur mbërrin urdhri drejtuesit e ushtrisë boliviane: guerilasit duhet të vdesin. Rodrigez lajmëron CIA-n, e cila e miraton ekzekutimin. I vetmi problem është që vrasja të ndodhte në mënyrë të tillë, që të burgosurit të duken sikur kanë rënë në betejë.

Sidomos duhet të njihet fytyra e Çe Gevarës. Ren Barrientos do të donte ta shfaqte atë në një ekran gjigant në sheshin qendror të kryeqytetit La Paz. Njeriu i zgjedhur për ta vrarë Çe Gevarën hyn në dhomë mjaft i nervozuar, aq sa komandanti, duke ditur mirë se çfarë e pret, i thotë:Është e vërtetë, një burrë vdiq por lindi një mit.

Sytë e hapur e bënin Çe Gevarën të dukej ende i gjallë. Ndaj para se ta varrosnin në një varr të përbashkët në Vallegrande, ata ia prenë duart. Por pas vdekjes së Ernesto Gevarës lindi një legjendë, ajo e “mallkimit” të Çe.

Fotoja pas vdekjes së Che Guevara
                                                Fotoja pas vdekjes së Che Guevara

Pasi shumë nga njerëzit e pranishëm në La Huiguera ose të përfshirë në njëfarë mënyre në eleminimin e e revolucionarit, patën një fund të dhunshëm. Duke filluar që me diktatorin Rene Ortuno, njeriu që kishte urdhëruar ekzekutimin e tij.

René Barrientos Ortuño
                                                             René Barrientos Ortuño

Barrientos, që u ngjit në pushtet në 1964 nëpërmjet një grushti shteti, përveçse kishte si këshilltar të shërbimit sekret një kriminel nazist, përdorte ‘skuadrat e vdekjes’ për të eleminuar kundërshtarët.

Por njëhërazi ai kërkonte mbështetjen popullore, në veçanti atë të fshatarëve shumë të varfër, të cilëve u shpërndau tokë, por në zona të largëta dhe jo shumë pjellore. Kjo e detyronte të udhëtonte në çdo cep të vendit. Gjatë njërit prej këtyre udhëtimeve, më 27 Prill 1969, helikopteri i tij rrëzohet dhe merr flakë.

Aksident apo sulm? Versioni zyrtar flet për një aksident, por shumë janë në favor të sulmit, të organizuar me sa duket nga bashkë-presidenti Alfredo Kandia, i cili pak më vonë, në shtator 1969, rrëzon pasaardhësin e Barrientos dhe e merr pushtetin për vetëm 1 vit.

Më 11 maj 1979 ishte radha e Hoakin Anajës, i vrarë në Paris ku ishte ambasador i Bolivisë, nga një komando maoistësh. Në kohën e kapjes së Gevarës, Anaja ishte koloneli që kishte zgjedhur Mario Salazar si xhelatin e Çe Gevarës.

Edhe më herët, më 15 korrik 1969, disa guerilas bolivian për vdekje Honorato Rojasin, fermerin që kishte zbuluar vendin ku fshihej Gevara. Më 10 tetor 1970, vdiq nënkoloneli Eduardo Huerta, që kishte refuzuar të vriste Çe, por që ishte ende atje në La Higuera, për të ruajtur të burgosurin.

Huertës i këputet koka në një aksident automobilistik. Përsëri, disa dyshojnë se nuk ishte një aksident rastësor. Më 1 Prill 1971, “hakmarrësja” e Çe Gevarës, Monika Ertl, vret në Hamburg Roberto Kintalina, një ish-kolonel i shërbimit sekret bolivian që sapo kishte mbërritur në qytetin gjerman si konsull.

Në Vallegrande, Kintalina donte t’i priste kokën Çe, por më pas ishte mjaftuar vetëm me prerjen e duarve. Ertl e kryen atentatin në emër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Boliviane, lëvizjes revolucionare guerile të formuar nga Gevara. Monica Ertl u vra më vonë nga shërbimet boliviane të sigurisë në vitin 1973.

Një fund tragjik pati edhe koloneli Andes Selish, që e hodhi trupin e Çe Gevarës në varrin e përbashkët të Vallegrande. Në 1973 Selish ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë e diktatorit Hugo Banzer, por disa nga kolegët e tij dyshuan se ai po përgatitej të organizonte një grusht shteti ndaj e rrahën deri për vdekje.

Majori Migel Ajroa, i pranishëm në La Higuera, u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 1972, pasi u arrestua me urdhër të qeverisë së Banzer. Më 2 qershor 1976, ish-presidenti bolivian Joan Gonzales vdiq në internim në Argjentinë. Me shumë gjasa ishte e tija ideja për të ekzekutuar Gevarën , për të shmangur një proces që do të kishte shërbyer më shumë për të promovua më tej idetë revolucionare.

Ernesto Che Guevara në moshën 22 vjeçare në Argjentinë
                         Ernesto Che Guevara në moshën 22 vjeçare në Argjentinë

Pastaj ishte rradha e Geri Salmon. Ai ka pohuar gjithmonë se nuk ishte i pranishëm në kohën e ekzekutimit. Por faktet treguan të kundërtën. Në 1968 i shpëtoi një atentati, gjatë të cilit vdes një kolegu i tij. Por në vitin 1981, u godit me një plumb gjatë një demonstrate politike, dhe që atëherë mbeti i paralizuar mbi një karrocë.

Mallkimi i Çe nuk e goditi Mario Salazar, që megjithatë jetoi i terrorizuar dhe nën frikë për dekada, pjesërisht i fshehur, pjesërisht duke e mohuar përgjegjësinë për vrasjen. Edhe Feliks Rodrigez, agjenti i CIA-s të cilin Çe e quajti “krimb”, i mbijetoi mallkimit dhe Luftës së Vietnamit, vetëm për të marrë pjesë në operacionet skandaloze në SHBA-së, siç ishte shitja e armëve e Ajatollah Khomeinit në Iran. dhe vrasja e një agjenti të departamentit amerikan të drogës, që po hetonte përfshirjen e pretenduar të qeverisë amerikane në trafikun e drogës me Meksikën.

Misteri mbi vendndodhjen e varrit të ‘Komandantit’ zgjati 30 vjet. Eshtrat e Çe Gevarës u gjetën vetëm në vitin 1997 nga antropologu Jorge Gonzalez, bashkë me ato të 6 guerilasve të tjerë kubanë.

Burimi i lajmit: https://www.vanillamagazine.it/la-maledizione-del-che-la-cruenta-fine-dei-responsabili-dellassassinio-di-ernesto-guevara

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: “mallkim”Ernesto Che Guevarafattragjikvdekje

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Analizë

“Nga shënjestër e bullizmit në legjendë të ringut: Historia e jashtëzakonshme e Conor McGregor”

17:48 | 02/05/2025
Next Post
Eno Popi, do jetë më pjesë e Top Channel? Gazetari zbulon ku do ta shikojmë këtë sezon

Eno Popi, do jetë më pjesë e Top Channel? Gazetari zbulon ku do ta shikojmë këtë sezon

Eurodeputeti kundër kodit të ri zgjedhor: Meta ta kthejë ligjin në Kuvend

Eurodeputeti kundër kodit të ri zgjedhor: Meta ta kthejë ligjin në Kuvend

“Rama është rrezik kombëtar, vulosi turpin e tij”, aleati i Bashës paralajmëron lëvizje të menjëhershme

"Rama është rrezik kombëtar, vulosi turpin e tij”, aleati i Bashës paralajmëron lëvizje të menjëhershme

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Shisnin lëndë të paligjshme në Korçë, arrestohen dy të rinjtë
Aktualitet

Shisnin lëndë të paligjshme në Korçë, arrestohen dy të rinjtë

by mirseda
10:49 | 30/05/2025
0

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar dhe një 31-vjeçar në Korçë, të cilët shisnin kanabis me...

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

10:26 | 30/05/2025
Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

09:56 | 30/05/2025
Ngjarje e pazakontë në Marikaj! U vetëplagos, 40-vjeçari inskenoi atentat

18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari

09:44 | 30/05/2025
I shiti kokainë të miturës, gjykata lë në arrest me burg një person

Sillnin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë

09:21 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com