Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

‘Mall për normalitet’, hapet edicioni i 24 i Panairit të Librit

4 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Mall për normalitet’, hapet edicioni i 24 i Panairit të Librit

U hap në Tiranë Panairi i Librit 2021 (17-21.11.) me pjesëmarrjen e vizitorëve, por megjithatë në kushte pandemie, pasi vizitorët nuk duhet të qëndrojnë gjatë brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.

Me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese nga Shqipëria e bota shqiptare u hap në Tiranë të mërkurën Panairi i Librit 2021 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit panari i hap dyert për vizitorët pesë ditë, nga 17-21 nëntor, kjo festë e librit zhvillohet në kushte pandemie, me masa kundër përhapjes së virusit, si teste për punonjësit e shtëpive botuese, detyrimin e maskave apo mbylljen e panairit për një orë në drekë për ajrosje.

Menjëherë pas hapjes së panairit, një numër jo i vogël vizitorësh iu afrua tendave, me atë ecejakun karakteristik të panaireve, ngadalë e me shfletime të shpejta të shumë librave, ndoshta deri sa të gjendet libri i preferuar. Zvogëlimi i kapaciteteve të panairit me 25% më pak se para pandemisë e ka zvogëluar edhe numrin e vizitorëve. Panairi i këtij viti mund të quhet panairi i qetësisë dhe kujdesit. Megjithëse jo të gjithë e respektojnë distancën e përqafimet me miqtë i sheh kudo, ndjehet atmosfera e kujdesshme. E pyetur nga Deutsche Welle një vizitore tha, se “kam ardhur për vit në panair, po këtë vit nga pandemia më duket shumë më ndryshe.” Kurse një vizitor tjetër i mirëpret aktivitetet kulturore tani më shumë se më parë. “Kemi nevojë të dalim pak nga gjendja e pandemisë. Kudo dëgjon vetëm lajme pandemie, të paktën këto aktivitete na bëjnë të harrojmë disi lajmet e këqija.”

Kthim në normalitet

Botuesi i shtëpisë botuese, “Onufri”, Bujar Hudhri i tha Deutsche Welles se ai e sheh këtë panair si kthim në normalitet të jetës, botuesve e shkrimtarëve. “Fjala normale i shkon më shumë kësaj situate. Kemi kaluar kohë të vështira, si botuesit, si lexuesit, shkrimtarët, të gjithë. Këtu jemi për t’u takuar të gjithë, ky është gëzimi më i madh. Krijohet ajo atmosfera e munguar kaq kohë, një atmosferë që letërsia e krijon natyrshëm si kontakt mes lexuesit e shkrimtarit.”

Në panair, në të cilin nuk shiten vetëm libra, por zhvillohen edhe takime autoriale me lexuesit. Vizitorët duhet të hyjnë vetëm me maska dhe u rekomandohet të qëndrojnë shkurt brenda hapësirave të mbyllura. Vitin e kaluar panairi i librit u zhvillua online. /DW

Tags: pallati i kongresevePanairi i Libritpandemia

TË LIDHURA

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…
Aktualitet

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

12:00 | 23/02/2026
Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter
Aktualitet

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

11:45 | 23/02/2026
Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla
Aktualitet

Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

11:35 | 23/02/2026
Next Post
A nuk po e çojnë Ramën drejt Kultit të individit?

Parlamenti ynë të kujton se jemi në një “Franken-shtet”

Masakra në Fier, Nikolla: Pse dënimi me vdekje nuk është zgjidhje

Masakra në Fier, Nikolla: Pse dënimi me vdekje nuk është zgjidhje

“Vetëm mbi trupin tonë futen këtu”, Naftëtarët: Rafineria do shkojë për skrap

“Vetëm mbi trupin tonë futen këtu”, Naftëtarët: Rafineria do shkojë për skrap







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…
Aktualitet

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

by mirseda
12:00 | 23/02/2026
0

Edi Rama ka reaguar në lidhje me bllokimin e aksit Prrenjas-Librazhd. Kreu i qeverisë shkruan se rrëshqitjet...

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

11:45 | 23/02/2026
Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

11:35 | 23/02/2026
“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’,

“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’,

11:21 | 23/02/2026
Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta

11:01 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com