Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Maliqi zbulon prapaskenat e Bashës dhe i bashkohet Ramës

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Maliqi zbulon prapaskenat e Bashës dhe i bashkohet Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi është dorëhequr nga lista e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit dhe ka pohuar se do të mbështesë elektoratin e tij qoftë edhe me Edi Ramën.

Sipas Maliqit oferta e Lulzim Bashës ka ofenduar prezencën e tij në vendin e tretë dhe e ka quajtur të pa pranueshëm këtë vendim.

I kontaktuar nga Tirana Today, Maliqi u shpreh se Basha i ka ofruar atij këtë vend me arsyetimin se me marrjen e pushtetit, Maliqi do të bëhej deputet ndërsa Eduard Halimi do të bëhet ministër.

”Gjatë takimit ditën e shtunë me Bashën, ai më  tha se do jesh në listat e PD-së i treti dhe  sa të fitojmë Halimin do e bëj Ministër ndërsa ti do kalosh automatikisht i dyti në listë” tha Ai.

Nga ana tjetër, ish-deputeti u shpreh se gjatë debatit me kreun e PD-së ai e ka pyetur atë lidhur me bashkëpunimin  PD-PS pas zgjedhjeve dhe ky i fundit ka heshtur.

Kujtojmë se Maliqi është kandidati i dytë pas Sazan Gurit që dorëhiqet  në qarkun e Beratit.

Statusi në facebook

Të dashur miq! Sot pasi kalova paraditen në bregdetin e Durrësit pasi u qetësova, u kthjellova dhe u frymëzova po nisem pranë votuesve të mi të qarkut Berat për tu bashkuar për sfidën e përbashkët të fitores së thellë. E cila fillon nga Qarku Berat ku unë me ju kemi lidhur besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë së bashku.  

Origjinës time nga Kucova,vendlindjes Lapardha Berat, sukseseve si ish-shef i komisariatit të policisë në Skrapar, Kuçovë e Berat, pra njohjeve në gjithë qarkun, si ish kryetar i komunës më të madhe Otllak-Berat, plot suksese premtime, investime ,zgjidhje hallesh e problemesh, mbështetje familjeve në nevojë jo vetëm në zonë por gjithë qarkun, si ish deputet si zë i fortë i juaji, ku së bashku me z.Berisha inaguruam dhjetra investime, të cilit i jam tepër mirënjohës. Meqenëse në 2009 isha i 3 dhe dola deputet i PD me votat e majta të kthyera djathtas të cilat siguruan mandatin e 70 dhe vazhdimin e qeverisë Berisha.

Në 2013 përsëri u rendita i 3 dhe Lapardha-Lumas votuan mbi 50 përqind për Pd duke e nxjerr fitues mandatin e 2 të Ufos mosmirënjohës pa vlera pa vota as në fshatin e tij Terpan ,bashkë me ju sakrifikuan në mbështetje të njëri tjetrit si dje në pushtet dhe sot në 4 vite opozitë, ku në 8 Mars 2016 pritet në Lapardha kryetarin Basha madhështore mbi 4000 veta i cili ju dha shumë premtime dhe u mahnit nga pritja juaj legjendare duke më cilësuar para jush si mikun e tij më të shtrenjtë???

Meqenëse z.Basha i influencuar nga ufo dhe kuqo të Pd që u beson pazareve të pista të tyre, duke më hequr emrin nga dy gara për kryetar PD dega Berat dhe për drejtor i departamentit të rendit, po kështu më zhgënjeu për kandidimin për kryetar bashkie Berat pasi sot do isha kryetar i sigurt për shkak të mbështetjes së gjerë nga ana juaj. Në 2015 fill pas zgjedhjeve lokale pas humbjes fatale të PD u takova me z.Basha për ti dhënë dorën dhe për tu larguar nga ai, por ai reagoi me premtimin se të vazhdoja të punoja fort këto dy vite pranë jush dhe mos të flisja me asnjë pasi do isha i pari i listës dhe do ti siguroja 3 Mandate.

Por çuditërisht mashtrohem, zhgënjehem dhe renditem i 3. Takohem me z.Basha të shtunën dhe i them më zhgënjeve mua dhe gjithë elektoratin tim dhe i thashë zgjidh o mbaj premtimin të fitosh mandatin e 2 ose zgjidh pazarin e Ufos apo kuqos dhe ke dështim të thellë në Berat duke i thënë ju pres deri të mërkurën pra sot. Ofertat e Bashës ishin qesharake të majme dhe mosbesuese të papranuara nga mua në takim me të dhe me të tjerë të futur nga ai.

Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave të votuesve të mi që ishin të zhgënjyer nga Basha kërkuan me vendosmëri që mos të punoja më për ufo e kuqo por të bëhesha bashkë me ta. Ata vendosën të ktheheshin ku kishin qenë para 2009 tek Partia Socialiste, dhe përgjigja ime është do jem si gjithmonë me ju. Jam tepër i qetë në vendimin që mora pasi po vë interesat e votuesve të mi Lapardha-Lumas, Kuçovë e Berat para mashtrimit, shkatërrimit, zhgënjimit nga PD e përfaqësuar nga Ufo e Kuqo. Të dashur demokrat të ndershëm bashkohuni edhe ju me mua kundra ufos e kuqos! Sot është e qartë që PD po ha vetveten dhe ska çfarë i ofron Shqipërisë. Unë jam politikan që kam zgjedhur njerëzit e mi mbi çdo parti dhe partitë i kam parë vetëm si mundësi për tu shërbyer atyre. Kam njohur dhe kam punuar me Sali Berishën dhe Ilir Metën. I kam miq dhe besoj se nuk u kam asnjë borxh. Kam njohur dhe punuar edhe me Lulzim Bashën.

Nuk e kam mik dhe nuk më ka borxh mua por u ka borxh njerëzve të mi sepse i donte për mitingje dhe për të mbushur çadrën e Republikës së re, por jo për ti shërbyer atyre siç i shërbyen ata atij. Nuk e njoh dhe nuk kam punuar me Edi Ramën. Por skam nevojë ta njoh pasi kam bindje që do jetë mirënjohës ndaj votës dhe mbështetjes së fitores së thellë që do nis nga qarku Berat.

Sot unë shpall bashkimin e njerëzve të mi,socialistë dhe demokratë me Edi Ramën.

Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do ti kërkoj vetëm të mos hyjë në borxh me njerëzit e mi siç hyri Lulzim Basha. Nëse do të bëjë për ta, hallall ka gjithçka që do bëj unë për të dhe PS në këtë betejë. Nëse Rama sdo të bëjë për ta, unë përsëri do të zgjedh njerëzit e mi dhe jo atë. Suksese Edi Ramës dhe PS në Berat dhe gjithë Shqipërinë. Me mirënjohje i juaji Lefter Maliqi!

 

Tags: Lefter MaliqiLulzim BashësPD-sëPS

TË LIDHURA

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja
Aktualitet

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

09:27 | 03/11/2025
Majlinda Bregu ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë.
Politikë

Majlinda Bregu ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë.

09:21 | 03/11/2025
Dosja “Partizani”, Berisha sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”
Aktualitet

Dosja “Partizani”, Berisha sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

09:17 | 03/11/2025
Next Post
Kosovë, OSBE raporton përfaqësimin e komuniteteve në shërbimin civil

Kosovë, OSBE raporton përfaqësimin e komuniteteve në shërbimin civil

Wenger rinovon me Arsenal, premton titullin kampion

Wenger rinovon me Arsenal, premton titullin kampion

“Rolls-Royce”, makina më e shtrenjtë në botë, ja çmimi…

“Rolls-Royce”, makina më e shtrenjtë në botë, ja çmimi...







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja
Aktualitet

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

by mirseda
09:27 | 03/11/2025
0

Një 37-vjeçare rumune, e cila mashtroi nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një biznesi shqiptar duke përfituar rreth...

“Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë

“Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë

09:25 | 03/11/2025
Tërmet shkatërrimtar në Afganistan! BBC: Regjistrohen të paktën 20 viktima dhe qindra të plagosur

Tërmet shkatërrimtar në Afganistan! BBC: Regjistrohen të paktën 20 viktima dhe qindra të plagosur

09:23 | 03/11/2025
Majlinda Bregu ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë.

Majlinda Bregu ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë.

09:21 | 03/11/2025
Dosja “Partizani”, Berisha sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

Dosja “Partizani”, Berisha sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

09:17 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com