E hënë, 19 Tetor, 2020
20 C
Tirana

Makthi i sekserit të Vjosës

Më të lexuarat

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

Nga Butani tek Armenia: Kush janë 5 vendet më të çuditshme në botë

Çdo vend ka gjërat e tij të çuditshme. Dhe ndërsa nuk ka ndonjë parametër për të matur çuditshmërinë e një vendi, është e sigurt...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Prindërit donin ta abortonin, famija shqiptare i shpëton jetën

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Isufi nga një fshat i Gjakovës i cili ka rrëfyer historinë...

E FUNDIT/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, viktima ende në rrugë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Durrës, pranë Maminasit. Viktima ndodhet ende në rrugë. Durrës/Informacion paraprak Më datë 18.10.2020,...

Nga Mero Baze

Në pranverën e vitit 2001, në kulmin e fushatës elektorale, kur kryeministër ishte Ilir Meta, anektoda më e përhapur në Tepelenë, ishte fjalimi i deputetit të Tepelenës, Fatos Nano, në një nga mitingjet e tij të hareshme me batuta.

Pasi shkoi në Kalivaç dhe vuri gurin e parë të themelit të ndërtimit të Hidrocentralit mbi Vjosë, premtim i kohës së Berishës së parë, me Beketin në krah, ai tha një nga ato batutat e tij, ku tallja dhe humori nuk ndahen nga njëra- tjetra: “Tani e tutje tepelenasit do jenë dhe peshkatarë të mirë, se do t’i bëjmë qytet bregdetar”.

Kryeministri Ilir Meta e aprovoi këtë premtim me kontratë. Në Tepelenë kishte shumë dyshime, se ai tipi në krah nuk ishte fare italian, por një durrsak që fliste italisht. Por më në fund u muar vesh që ishte italian. Ishte Francesko Beketi. Falë firmës së Ilir Metës mbi marrëveshje, magjia e Vjosës u prish dhe ai nuk mund të ishte më lumi i vetëm i fundit i egër i Europës.

Prej asaj kohe kanë kaluar 20 vjet. Beketi bëri sikur punoi, Qeveria bëri sikur e dënoi, por kantieri mbeti aty.

Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.

Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këtij procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo.

Sot Ilir Meta u shfaq në krah të një shoqate rafting, që e ka nisur karrierën në Skrapar e ka mbërritur në Vjosë, të cilët natyrisht që janë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, por jo për arsyet e Ilir Metës.

Është pak qesharake të bësh betejë me mullinjtë e erës, pasi në vitin 2013 Vjosa u shpall “Park Natyror” nga Tepelena deri në Tri Urat, dhe u anuluan 7 projektet e hidrocentraleve që ishin projektuar të bëheshin, pas një studimi të një kompanie të madhe austriake, me konsulencë të Argita Berishës.

Lexo edhe :   Banalizimi i debatit për plehrat
Lexo edhe :   Banalizimi i debatit për plehrat

Bëra betejë personale për t’i shtuar këtij parku dhe luginën e Zagories, si “Park Kombëtar”, ku po ashtu Ilir Meta ka dhënë tre hidrocentrale, që nuk do të bëhen.

Nuk do të ketë më hidrocentrale në Vjosë, përveç atij që na ka lënë peshqesh Ilir Meta me Beketin, në Kalivaç.

Shpresoj shumë që dhe ai të dështojë dhe të mos bëhet, edhe pse i është vënë kusht të prodhojë një rrjedhje të lirë të Vjosës në masën 10 për qind, për të ruajtur speciet e komunikimin me detin.

Shpresoj shumë tek dështimi i tyre dhe dështimi i projektit të Poçemit, në rrjedhën e poshtëme të Vjosës.

I kuptoj shifrat joshëse të të ardhurave nga energjia e dy hidrocentraleve, por nuk kam parë akoma asnjë vizionar të më llogarisë çfarë fitojmë nëse mbetemi vendi me lumin më të gjatë dhe të egër në Europë, sa i përket perspektivës së turizmit.

Ata djemtë e Skraparit që po zbresin për rafting në Vjosë, po zbresin për shkak se Ilir Meta dhe deputeti i tij i Skraparit, ua mori dhe ujëvarën e fundit në Skrapar për ta bërë hidrocentral.

Tani Ilir Meta ka detyrime ndaj atij që i ka dhënë licencën e hidrocentralit mbi Vjosë, të cilit ja kanë hequr me gjykatë, dhe shpreson të fitojë kohë se mos vjen prapë në pushtet dhe t’ia japë.

Kaq është gjithë shqetësimi i tij. Duke qenë ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës në kohë të Berishës, ai është dhe autori i projektit kriminal të 7 hidrocentraleve mbi Vjosë, të cilët ka frikë se mos i jep dikush pa u rikthyer ai.

Ajo shprehja e famshme tek video-ja e Dritan Priftit, që “Gimi më tha mua 700 mijë i keni nga unë”, në fakt është pazar për një hidrocentral, siç e ka zbardhur Prokuroria.

Ndaj gjesti i sotëm është frika klasike e sekserit, që mban me shpresa klientët e tij. Ata dhe mund t’i gënjejë ca kohë, por ne të tjerët që e duam Vjosën, nuk na gënjen dot. Ne e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë, së pari prej tij.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E frikshme/ Mjeku shqiptar: Të infektuarit dalin për kafe

Ndonëse rezultojnë të infektuar me koronavirus, qytetarët nuk duan t’ia dinë, ndërsa dalin nga shtëpia edhe kur janë me mjekime. Rastet e shumta kanë...

Patozi: Do dorëhiqem nëse ‘Bindja’ nuk arrin objektivat në zgjedhje

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka thënë se aleanca me PD dhe Lulzim Bashën, është e pamundur. Në studion e Report Tv, Patozi tha...

Kryediplomati grek vizitë në Tiranë, PDIU fton qytetarët në protestë

Ministri i jashtëm grek në Greqi, Nikos Dendias, pritet të mbërrijë nesër në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Teksa pritet të mbërrijë kryediplomati...

Gold Ag kritikon artistet që dalin zhveshur, i krahason me pulat e qentë

Gold Ag ka kritika të shumta ndaj artistëve të rinj që dalin zhveshur, ndërsa i ka krahasuar me pula e qen. Të shumta janë...

Të pabindur për maskat, ja sa gjoba vendosi policia gjatë 24 orëve të fundit

Pavarësisht rrezikut që përballen çdo ditë, ka ende nga ata qytetarë të cilët nuk binden. Maskën e mbajnë për të mos marrë gjobë, e...