Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Makthi i Berishës nga Haga

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Qytetari denoncon tek Berisha skandalin me Ambasadën: Nuk punon prej dy muajsh

Nga: Mero Baze

Sali Berisha duket që është në hall dhe po shfaqet përnatë në ekrane televizionesh duke u bërë si ekspert i Hagës për krimet e UÇK-së. Dhe nuk më duket se ka ndonjë gjë me UÇK-në, më shumë se sa ka një ndjenjë paniku se çka bërë vetë në raport me UÇK-në.

Kur flet për vrasjet politike në Kosovë, Berisha akuzon Hashim Thaçin se është përgjegjës për vrasjet e kundërshtarëve politikë në Kosovë dhe duhet të dënohet në Hagë. Në fakt, pionieri i vrasjeve politike është vetë Berisha.

Ai është autor i vrasjes së një prej veprimtarëve fillestarë të UÇK-së, Remzi Hoxha, nën akuzën se ka dashur të vriste Sali Berishën. Këtë motiv që është më reali, ai e ka pohuar vetë në daljen e tij të fundit. Që vrasjet politike në Kosovë kanë qenë eleminime politike, nuk do shumë mend.

Por Sali Berisha ka bërë vrasje zyrtare politike, për llogari të vet, përmes SHIK, ndaj një veprimtari të UÇK-së, dhe jo vetëm që ka mbrojtur deri në fund ekzekutorët duke i mbajtur në pozita në pushtet, ndërkohë që gjykata i dënonte si vrasës, por nuk është hetuar kurrë, edhe pse ka dëshmi se ai ishte njeriu që drejtoi operacionin për këtë vrasje.

Pra ai lehtë mund të “krenohet” se e ka trajtuar UÇK-në si terroriste para Milosheviçit, duke eleminuar një prej krerëve të saj në Shqipëri. Por problemi është se kjo është vrasje politike dhe ai duhet ta ketë vendin në burg.

Një tjetër rast është ai i Ramush Haradinajt. Në përpjekje për të kthyer hasmin e shtëpisë së vet, familjen Haklaj, nga Suedia në Shqipëri, në vitin 2008, Sali Berisha u ka dërguar autoriteteve suedeze një letër zyrtare, ku deklaron se Ramush Haradinaj ka ndihmuar familjen Haklaj të arratiset nga Shqipëria në Suedi. Dhe argumenti që Haklajt duheshin kthyer, ishte se ndërkohë Haradinaj po gjykohej për krime lufte në Hagë.

Ky detaj ilustron gjithë filozofinë e Sali Berishës në qëndrimet e tij ndaj UÇK-së. Në rastin konkret, UÇK-ja i duhej kriminale dhe Ramush Haradinaj kriminel lufte, pasi përmes kësaj ai mund të dëmtonte hasmin e vet. Dhe nuk ka ngurruar ta quajë Hardinajn kriminelë në dokumenta zyrtare.

Më pas, në konfliktet e tij me Hashim Thaçin një vit më parë, kur i duhej aleanca me Haradinajn, ai i ndante këta të dy, Hashim Thaçin e quante kriminel dhe të shitur tek Serbia, kurse Ramushin e quante patriot, që ka luftuar për Kosovën.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në vitin 1998. Në një takim me disa anëtarë të Senatit në Francë, në qershor të vitit 1998, Berisha e quan UÇK-në një fraksion marksist, që mund të shkaktojë turbullira, ndërkohë po në të njëjtën kohë lavdërohet se kulla e fisit të tij në Viçidol, ishte bazë e UÇK-së, dhe kjo ilustron faktin që ai ishte patriot. Problemi i vetëm që ka në këtë gënjeshtër, është se ai akoma nuk shkon dot tek kulla e tij.

Tani së fundmi ka dhe një alarm shtesë. Dy dhëndurët e tij, ai i shtëpisë, dhe ai i partisë, janë të implikuar në përpilim faktesh të rreme rreth ekzistencës së “Shtëpisë së Verdhë” në Shqipëri, ku gjoja ishin bërë transplante organesh nga UÇK-ja. Ky supozim çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale.

Shqipëria kishte mundësi në atë kohë ta hidhte poshte me prova dhe me hetim të menjëhershme këtë gjë, pasi Berisha ishte në pushtet. Problemi është, se sipas zyrtarëve të asaj kohe, ekipi i Dick Marty erdhi në Tiranë, me një dosje që e kishte hartuar Lulzim Basha, i cili në atë kohë ishte ndërkohë ministër i Jashtëm.

Që të hidhte poshtë akuzat Shqipëria, duhet të shkarkonte Lulzim Bashën. Kështu që Berisha mes Kosovës dhe Lulzim Bashës, mbrojti këtë të fundit dhe vajzën e tij.

Vajzës nuk i vë shumë faj se ka gjyshen serbe dhe ka mbrojtur dajat e vet, por puna ishte se për të mos shkarkuar Lulzim Bashën, Berisha pranoi shpikjen e “Shtëpisë së Verdhë” nga serbët dhe bëri sikur do ta hetonte.

Asnjë letër nuk ka shteti shqiptar për ta hedhur poshtë këtë akuzë në atë kohë dhe ky është shërbimi real që Berisha i ka bërë Serbisë. Dhe arsyeja është se, ose do hidhte poshtë akuzat dhe do hidhte poshtë Lulzim Bashën bashkë me to, ose do ngrinte dorën. Ngriti dorën!

Sot kur e shikoj të panikosur nga Tribunali i Hagës, e kuptoj pse është ngritur nga varri të mbrojë të vdekurit dhe të shajë gjallët.

Në fakt ai ka vetëm një hall të përbashkët me serbët në këtë histori. Ai ka vrarë me urdhër të tij një veprimtar fillestar të UÇK-së dhe nuk ka pranuar kurrë të zbardhet ky krim.

Është vrasësi i Remzi Hoxhës. Dhe ky gjyqi i Hagës i duket si trokitje në derë të vet. Ndaj del çdo ditë si ata që pa i pyetur njeri bërtasin “Ky është vrasësi, ky është vrasësi”.

Tags: BerishaHagëmero baze

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
“Duan vdekjen time”, Rama ripublikon videon

“Duan vdekjen time”, Rama ripublikon videon

Dy fëmijët rrezikojnë të humbin jetën, thirrja dëshpëruese e babait (VIDEO)

Dy fëmijët rrezikojnë të humbin jetën, thirrja dëshpëruese e babait (VIDEO)

Pesë vite nga sulmet e Parisit, Franca ende e rrezikuar nga ekstremizmi (VIDEO)

Pesë vite nga sulmet e Parisit, Franca ende e rrezikuar nga ekstremizmi (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com