Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnate në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti me targa AA 166 LA është përplasur me trafik-ndarësen, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy të tjerë ndodhen në spital.
Viktimat kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe janë identifikuar si shtetasit R.K., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P., 25 vjeç, banues në Laç.
Ndërkohë, shtetasit shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.