Një aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur në Shkodër. Një makinë ka përplasur një motorr, duke lënë të plagosur drejtuesin e kësaj të fundit.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen Perash të Shkodrës. Drejtuesi i motorrit është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ka bërë dhe shoqërimin e drejtuesit të makinës.