Një makinë është përfshirë nga flakët në tunelin Tiranë-Elbasan.
Sipas policisë dyshohet se makina ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik:
“Në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N”.
Ka vetëm dëme materiale.