Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mafia shqiptare i shpall luftë “Ndranghetës”, policia në hall

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mafia shqiptare i shpall luftë “Ndranghetës”, policia në hall

Mafia shqiptare e drogës po fiton gjithnjë e më shumë terren në territorin italian, ku sipas mediave italiane trafiku i drogës nga Shqipëria po mbyt shtetin fqinj.

Këtë të premte, duke cituar një raport të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet kundër drogës, të Policisë Italiane, thuhet se krimi shqiptar i ka shtrirë thellë rrënjët në shtetin përtej Adriatikut.

Rezultatet e raportit për vitin 2017 tregojnë në veçanti “agresivitetin” e organizatave kriminale, marokene, nigeriane dhe shqiptare, raporton “Secolo d’Italia”.

Më tej media italiane shkruan: “Jo vetëm punëtorë. Të huajt tani po pushtojnë edhe nivelet më të larta të tregut të drogës, duke vënë në dyshim dominimin e ‘Ndrangheta”.

Në përgjithësi, të huajt të përfshirë në trafikim dhe shpërndarje droge janë rreth 14 mijë, nga të cilat mbi 10 mijë në paraburgim (+ 9.21%  më shumë se gjatë vitit të kaluar). Pjesa më e madhe e trafikantëve dhe shitësve të drogës janë marokenë, shqiptarë, nigerianë, tunizianë, dhe senegalezë etj”.

Marijuhana

Ndërsa “La Repubblica” shkruan se raporti tregon një rritje të konsumit dhe sekuestrimit të marijuhanës, për shkak të rifillimit të tregtisë përmes dy anëve të Adriatikut.

Kokaina

“Bashkë me Ndrangheta-n kalabreze, që falë rrjetit të saj të degëzuar e kontakteve ndërkombëtarë arrin të mbulojë një rol qendror absolut dhe qendror në trafikun e kokainës në Itali, shihet një forcim të disa organizatave të huaja të përbërë nga marokenë, nigerianë dhe shqiptarë.

Shqiptarët në veçanti, si provë e një hapi të madh në kapacitetin e tyre operativ, ndryshe nga grupet e tjera kriminale, kontrollojnë rrugët e trafikut për në Itali si dhe rrjetin e shpërndarjes në territorin italian”, raporton “La Repubblica”.

Më tej në artikull, përmendet një rritje të numrit të shpërndarësve të drogës të arrestuar, pjesa më e madhe të cilëve nuk janë italianë, por marokenë, shqiptarë dhe afrikanë. Droga vazhdon të mbërrijë në Itali veçanërisht nga deti, evidenton raporti.

Burimi: secoloditalia.it

Përshtati: Tirana Today

Tags: “hall”luftemafiaNdranghetëspoliciashpallshqiptare

TË LIDHURA

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…
Aktualitet

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

12:00 | 23/02/2026
Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter
Aktualitet

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

11:45 | 23/02/2026
Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla
Aktualitet

Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

11:35 | 23/02/2026
Next Post
Franca në gjysmëfinale, Muslera gabon dhe Uruguai shkon në shtëpi (Video)

Franca në gjysmëfinale, Muslera gabon dhe Uruguai shkon në shtëpi (Video)

Foto/Pritet të zbarkojë në Torino, ja ku ndodhet Cristiano Ronaldo

Foto/Pritet të zbarkojë në Torino, ja ku ndodhet Cristiano Ronaldo

Bilanci Shqipëri-BE/12 tezat që nuk duhen injoruar

Video/ Rama 'arratiset' nga Shqipëria, ja ku ndodhet







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…
Aktualitet

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

by mirseda
12:00 | 23/02/2026
0

Edi Rama ka reaguar në lidhje me bllokimin e aksit Prrenjas-Librazhd. Kreu i qeverisë shkruan se rrëshqitjet...

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

11:45 | 23/02/2026
Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

11:35 | 23/02/2026
“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’,

“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’,

11:21 | 23/02/2026
Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta

11:01 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com