Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Macron zemëron keq edhe dy shtete të tjera. Ç’plane ka presidenti francez

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Macron zemëron keq edhe dy shtete të tjera. Ç’plane ka presidenti francez

Kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron i jep intervistë revistës së djathtë konservatore “Valeurs actuelles” dhe flet për migracionin, atëherë me siguri që ka edhe ndonjë qëllim politik mbrapa. Por kur jep deklarata të paqarta politike, apo deklarata që mund të kenë shumë interpretime, për bullgarët dhe ukrainasit në Francë, atëherë është e qartë se po prish punë në Europë më shumë se sa ndreq me këto deklarata.

 

Rrjete, banda apo diçka tjetër?

Bulgarien EU-Balkan-Gipfel in Sofia | Borisov und Macron (Reuters/S. Nenov)Macron dhe Borissov

Në intervistën e përmendur Macroni tha: “Më me dëshirë do të doja që njerëzit këtu të vijnë legalisht nga Guinea apo Bregu i Fildishtë, sepse ata vijnë dhe punojnë, se ata që vijnë përmes rrjeteve ilegale ukrainase apo bullgare.” Fjala franceze “filières” mund të përkthehet edhe si “banda” apo “banda trafikantësh”. Reagimet në Sofje dhe Kiev kanë qenë të mënjëhershme. Atje janë ftuar në raport ambasadorët francezë, por qeveria bullgare dhe ukrainase u mjaftua bukur shpejt me shpjegimet e qeverisë franceze se “fjalët e Macronit janë nxjerrë nga konteksti”.

Presidenti ka folur për vështirësitë për të gjetur francezë që duan të lajnë enë. Por në vendet e prekura lindore është krijuar përshtypja, se ai më shumë preferon migrantë nga vendet e Afrikës, sesa nga këto dy vende. Politikanët nga partitë djathtiste konservatore, si për shembull ministri bullgar i Mbrojtjes, Krassimir Karakachanov, e kanë kritikuar ashpër këtë deklaratë: “Askush nuk ia ka dhënë atij (Macronit) të drejtën, që t’i ofendojë bullgarët”.

A ka dashur Macroni të inicojë debat për autoritetet bullgare, për të cilat dyshohet se prej vitesh po bëjnë tregti me pasaporta, për migrantët nga vendet e treta dhe se në këtë tregti janë të përzier edhe politikanë të nivelit të lartë? Nëse kjo është e vërtetë, a nuk është dashur të flasë më qartë? Apo ka dashur thjesht që të flasë për përparësitë e ardhjes legale? Por Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e saj kanë të drejtë të lëvizin gjithandej. Ndërsa ukrainasit gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza dhe qëndrimin në një vend deri në tre muaj.

Bulgarien Treffen Führer des Reformblocks in Sofia (BGNES)Krassimir Karakachanov

Kryeministri i Bullgarisë Boiko Borissov tha se presidenti Emmanuel Macron ka bërë ndoshta një hap të gabuar, por me siguri që nuk ka dashur t’i ofendojë bullgarët. Ai beson se presidenti i Francës do ta mbështetë Bullgarinë në përpjekjet e saj për futje në zonën e Shengenit dhe në Eurozonë.

Çfarë po bën Macroni?

Presidenti i Francës është në fakt aq i mençur sa të kuptojë se intervista e tij në 12 faqe për revistën djathtiste do të ilustrohet ndër tjerash edhe me shumë fotografi të Marine Le Pen. Në Pallatën Elysée prej ditësh po përballen me zëra anonimë, të cilët me ditë të tëra pohojnë se partia e presidentit  Macron po përpiqet të peshkojë mbështetës në krahun e djathtë politik dhe se ai do ta humbë këtë garë. E djathta e ashpër e “Rassemblement National” (dikur “Front National”)  me siguri që nuk do të bindet nga një liberal i majtë.

Bruno Cautrès nga instituti politik Cevipof në Paris e sheh Macronin para këtij rreziku: “Ai po po përpiqet të bëjë një sintezë mes të djathtës dhe të majtës, por në këtë mënyrë ai jep mesazhe shumë të paqarta dhe pakuptimta”. Me këto deklarata ai rrezikon të humbë mbështetjen në të majtën politike, ndërkohë që të djathtën nuk mund ta bëjë për vete. Macroni ndjek një kurs të rrezikshëm nëse mendon ta tejkalojë Marine Le Pen në disa tema të caktuara.

 

Kërkimi i pozitës së duhur

Frankreich Marine Le Pen Rassemblement National Europawahl Wahlkampf (Reuters/P. Rossignol)Marine Le Pen

Le Pen ka bërë të ditur se sërish do të kandidojë në garën presidenciale kundër Macronit, ndërsa në sondazhe ata janë të barabartë. Prof. Cautrès beson se është tepër heret të fillojë profilizimi politik, sepse deri në zgjedhje kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë. Emmanuel Macron ka krijuar përshtypjen se ai do të luajë në të gjitha anët. Ai do të pozicionohet për pjesën e dytë të mandatit të tij. Në fushën ekonomike, qeveria franceze po përballet aktualisht me një reformë shumë të pa pëlqyer të pensioneve, që ka shkaktuar edhe protesta dhe demonstrata të shumta. Ndaj çështja e migracionit dhe ardhjes ilegale në vend mund të jetë një manovër për largimin e vëmendjes. Vëzhguesit me përvojë thonë, se Emmanuel Macron thonë se Macroni nuk ka arritur të dërgojë mesazhe të qarta me këtë intervistë.

Politika pragmatike

Por tema e migracionit mbetet në rend dite. Këtë të mërkurë bëhet publik plani i qeverisë së kryeministrit Edouard Philippe për zgjidhjen e problemit. Në këtë dokument flitet për “keqpërdorime dhe mashtrime” në sistemin e ndihmave sociale. Ndër të tjera konstatohen mashtrime edhe në sistemin shëndetësor dhe bashkimin e familjarëve, që nënkupton se procedurat për azilkërkuesit duhet të përshpejtohen. Në vend po diskutohet edhe për kuotat e migrantëve, që do të harmonizoheshin me nevojat e tregut të punës. Macroni pretendon që këtë temë të mos ua lë në duar të djathtës politike. DW

Tags: Macron

TË LIDHURA

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Next Post
Alvin Berisha lirohet nga kampi i “ferrit” në Siri

Alvin Berisha lirohet nga kampi i "ferrit" në Siri

‘Nisma për shkarkim’/Javën e ardhshme fillojnë ‘telashet’ për presidentin Trump

‘Nisma për shkarkim’/Javën e ardhshme fillojnë ‘telashet’ për presidentin Trump

Negociatat për formimin e qeverisë, sot mblidhen grupet e VV-LDK

Negociatat për formimin e qeverisë, sot mblidhen grupet e VV-LDK







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

by mirseda
21:40 | 14/04/2026
0

Zjarri i cili përfshiu kompleksin "Arlis" pranë QSUT-së në Tiranë, është vënë nën kontroll. Ndërkohë që numri...

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com