Kosova

Negociatat për formimin e qeverisë, sot mblidhen grupet e VV-LDK


               Publikuar në : 09:43 - 07/11/19 B H

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajnë një takim pasditen e sotme.

Takimi do të zhvillohet në orën 15:00, në selinë e LVV, ku do të diskutohet për politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Sipas mediave kosovare, grupet punuese janë thuajse në përfundim të punës së tyre. Më pas dy krerët e partive, Albin Hoxha dhe Isa Mustafa do të vendosin për ndarjen e përgjegjësive qeverisëse.

Kujtojmë se pas takimit të fundit, Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT