Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Ma mashtroi shqiptari”/ Reagon nëna e studentes greke që u ekzekutua: Të dënohen përjetë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mediat greke kanë publikuar një apel të nënës së studentes, Eleni Topaloudi, e cila u vra nga shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras.

Nëna e viktimës hedh akuza të rënda ndaj të riut shqiptar, duke e cilësuar atë si një gënjeshtar i cili e kishte mashtruar vajzën e saj.

Më tej, nëna e viktimës iu bën thirrje autoriteteve që të dënojnë me burgim të përjetshëm vrasësit e vajzës.

“Unë jam shumë keq. Vajza ime ishte thjesht një studente. Jeta ime është shkatërruar. Nuk kam më jetë. Unë jam një person i gjallë, por i vdekur. Thjesht jetoj me kujtime në shtëpinë time dhe me qirinj, për të mbajtur mend time bijë. E kemi dërguar vajzën me sakrifica në shkollat më të mira në Rodos.

Ishte një fëmijë që e donte mësimin, dijen, që bënte përpjekje të përmirësonte anglishten e saj, gjermanishten dhe arabishten. Babai i saj shkonte deri në Jordani, që ajo të mësonte arabisht, ndërsa ka bërë edhe shumë kurse për gjuhë të huaja. Ajo ka punuar në Edirne pa pagesë, sepse ëndërronte që një ditë të shërbente për stafin diplomatik grek. Ajo kishte qëllime të mëdha. E mashtroi një shqiptar, një dyfytyrësh, gënjeshtari, frikacaku. Sa gënjeshtra mund të ketë thënë ai. Unë si nënë dua t’i shoh pas hekurave përjetë vrasësit e time bijë. Ata më vranë vajzën time. Ata janë përbindësha”, tha ajo.

Në seancat e mëparshëm gjyqësore i riu shqiptar ka kërkuar falje dhe ka hedhur akuza ndaj 23-vjeçarit grek, të cilin e bën përgjegjës për vrasjen e studentes.

Aleksandër Luca tha në gjykatë se i vetmi faj i tij është që nuk bëri asgjë për të mbrojtur vajzën. Sipas tij, Eleni i kishte kërkuar që ta dërgonte në spital pasi ishte abuzuar dhe dhunuar.

“Nuk e vrava unë, e ndihmova. Kur po e pastroja, Eleni më tha ‘më dërgo në spital’”, u shpreh Aleksandër Luca përpara gjykatës duke kujtuar çfarë kishte ndodhur natën e vrasjes.

Ai ka treguar gjithashtu se kur shoku i tij grek Manolis Koukouras e goditi me thikë dhe levë studenten, u futën në makinë të tre së bashku duke menduar se do të shkonin në spital për të çuar për mjekim 21-vjeçaren e cila ishte ende gjallë.

Por, në rrëfimin e tij përpara gjykatës, Aleksandër Luca tregoi se 23-vjeçari grek kishte vendosur që ta hidhte vajzën në det, me argumentimin që nëse do të shkonin në spital do të zbulohej se Eleni ishte abuzuar seksualisht dhe dhunuar.

Tags: detajeGreqinenaStudentjaviktimës

TË LIDHURA

Aktualitet

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Aktualitet

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026
Aktualitet

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026
Next Post

OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave në Shkodër (Emrat)

Shqipëri/ Sa raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit

Karantina, në prill 2.82 milionë aplikime për “leje për dalje” në e-Albania







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

by mirseda
11:36 | 04/06/2026
0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, pasi ishte thirrur...

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq/ Autori i dënuar me 10 vite burg, fshihej në një stan majë mali

10:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com