Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Ma lidhi fëmijën, dhe i dogji gojën me spec”, kapet edukatorja ‘monstër’ në Tiranë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ma lidhi fëmijën, dhe i dogji gojën me spec”, kapet edukatorja ‘monstër’ në Tiranë

Asnjë prind nuk toleron dhe nuk duron qoftë edhe një shpullë ndaj fëmijës së tij. Jo më tepër siç mendohet se mund t’i ketë ndodhur një të mituri, për të cilin e ëma kërkoi ndihmën e Komisariatit nr. 4 dhe më tej deponoi detaje si edhe kërkoi zbardhjen e të vërtetës. Një burim i sigurt i tha Gazetës “Si” se kallëzimi u dorëzua nga shtetasja Anisa Xhumari, e cila ka denoncuar një edukatore kopshti që pritet të referohet për hetime të mëtejshme për akuzën e keqtrajtimit të të miturit.

Nëna, e cila punon si farmaciste dhe që ka dy fëmijë binjakë të moshës tre vjeç, sipas burimeve të sigurta të Gazetës “Si” shprehet: “Fëmijët e mi i kam regjistruar në kopshtin privat pranë ‘Kodrës së Priftit’. I dërgova fëmijët si zakonisht në kopshtin privat dhe kur u kthyen, njëri nga fëmijët më tha se njëra nga edukatoret që quhet Romina, i ka djegur gojën me spec. Kontaktova me pronaren F. Kadria dhe ajo e mohoi kategorikisht. Por, në orën 20:43 pronarja gabimisht në vend që t’ia çonte edukatores SMS-të m’i dërgoi mua. Në mesazhe ajo thotë: “I kishin thënë binjakët mamit, por i thashë që nuk e bëri, por që i tha se do ju djeg gojën me spec”.

Siç rezulton pas këtij mesazhi të nisur gabimisht, nëna e dy binjakëve ka shkuar në kopshtin e fëmijëve dhe ka kërkuar të shikojë kamerat e sigurisë me pretekstin “se nuk jam e qetë dhe dua ta shikoj me sytë e mi kamerën”.

Anisa Xhumari shton: “Pashë kamerat dhe pashë Rominën duke e goditur fëmijën tim me shpullë në faqe, e uli me forcë në karrigen e bukës, e lidhi me rripin e karriges dhe pastaj shkoi në kuzhinë. E pashë me një spec në dorë që tentonte t’ia fuste fëmijës në gojë dhe fëmija i trembur përpiqej ta largonte specin”.

Në denoncimin që Gazeta “Si” disponon, ajo tregon më tej se kamerat tregojnë sesi më pas në dhomë hyn pronarja dhe e merr fëmijën duke e larguar.

Agjenti pyet: A mund të na thoni se përse e ka bërë këtë veprim Romina?

Anisa: Këtë veprim e ka bërë, pasi vajza ime ka kafshuar një fëmijë.

Agjenti: A kishte shenja fëmija juaj nga kjo dhunë?

Anisa: Jo, nuk kishte.

Agjenti: A keni pasur raste të tjera të dhunës në këtë kopsht?

Anisa: Jo nuk ka pasur, është hera e parë.

Agjenti: A mund të na thoni nëse i keni pamjet filmike?

Anisa: Jo, nuk i kam dhe nuk e di nëse janë fshirë, por kamerat i pashë vetë.

Agjenti: A mund të na thoni pse erdhët me vonesë për ta dorëzuar kallëzimin?

Anisa: Sepse fillimisht vendosa t’i bëja vetë hetimet dhe verifikimet.

Agjenti: A mund të na thoni a keni probleme me pagesat dhe a i çoni më fëmijët në këtë kopsht?

Anisa: Jo, nuk kam pasur asnjëherë probleme me pagesat dhe fëmijët e mi nuk i çoj më në këtë kopsht, sepse ndërrova menjëherë kopsht.

Policia: në vazhdën e veprimeve që po kryen, ka thirrur dhe pyetur pronaren e kopshtit që siç kuptohet nga dosja që Gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, ajo i përshkruan dy vajzat e vogla binjake si shumë të vështira.

Fatbardha: Anisa ka dy vajza shumë të vështira dhe ato kanë pasur problem me fëmijët e tjerë. Atë ditë njëra prej tyre kafshoi një vajzë pesëvjeçare në krahë. Njëra nga edukatoret e mori vajzën dhe e uli në karrige dhe duke i thënë pse e kafshove, i tha ‘do ta djeg gojën me spec’, por në fakt ajo nuk kishte asgjë në dorë.

Policia e ka pyetur edhe për mesazhin në WhatsApp dhe ajo është justifikuar se ia kishte nisur pa dashje Romina dhe pa dashje ia kishte nisur të ëmës. Por nuk ka asgjë për të dyshuar shton pronarja.

Agjenti: A mund të na thoni a i keni pamjet filmike që Anisa thotë që i ka parë?

Pronarja: Jo, kamerat e sigurisë kanë dy muaj që nuk punojnë. Sa u takon karrigeve që thotë se ka parë që i kishim lidhur me rrip, janë tri karrige ku ne lidhim fëmijët me rrip sigurimi, pasi janë vetë karriget të tilla, pasi fëmijët janë të vegjël.

Në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon, shtohet edhe marrja në pyetje e edukatores Romina Biba, 35 vjeç, e cila këmbëngul se nuk ka ushtruar asnjë gjest dhune ndaj fëmijës së vogël. Por sikundër pohojnë burime pranë komisariatit numër. 4 për Gazetën “Si”, agjentët do kërkojnë sekuestrimin e kamerave të sigurisë të kopshtit privat dhe pas këqyrjes së telefonit të nënës do rikthejnë edhe mesazhet në WhatsApp të dërguara nga pronarja e kopshtit, mesazhe që më pas janë fshirë prej saj./Gazeta Si

Tags: dhuneedukatorjafemijetkopshtiSMSspec ne goje

TË LIDHURA

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin
Aktualitet

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

15:08 | 11/12/2025
Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”
Aktualitet

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

14:52 | 11/12/2025
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn
Politikë

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn

14:47 | 11/12/2025
Next Post
Zbardhet dokumenti final/Maqedonia hap negociatat, Shqipëria shtyhet për në 2020

Zbardhet dokumenti final/Maqedonia hap negociatat, Shqipëria shtyhet për në 2020

SHBA/ Kandidatët demokratë mbështesin ‘shkarkimin’ e Donald Trump

SHBA/ Kandidatët demokratë mbështesin ‘shkarkimin’ e Donald Trump

“Me gjakun e shtetit do e bëni normën?”, Rezart Veleshnja shpërthen me të shara ndaj Ramës

"Me gjakun e shtetit do e bëni normën?", Rezart Veleshnja shpërthen me të shara ndaj Ramës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin
Aktualitet

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

by mirseda
15:08 | 11/12/2025
0

Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, me...

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

14:52 | 11/12/2025
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn

14:47 | 11/12/2025
Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK: Maturim të Prokurorisë së Posaçme

Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK: Maturim të Prokurorisë së Posaçme

14:44 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com