Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

LVV: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, cenim i sovranitetit shtetëror

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
LVV: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, cenim i sovranitetit shtetëror

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, duke thënë se kjo paraqet cenim të “integritetit dhe sovranitet shtetëror”, pasi sipas kësaj lëvizjeje opozitare, Serbia me këtë rast po e trajton Kosovën “efektivisht si pjesë të saj”.

“Serbët e Kosovës me 21 qershor nuk do të votojnë si votues jashtë vendit me shtetësi të dyfishtë duke votuar përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, por si shtetas brenda Serbisë dhe në qendra të votimit të hapura nga autoritet serbe nëpër komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, të postuar në rrjetin social Facebook.

Sipas kësaj lëvizjeje, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, me lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve ka legjitimuar pretendimet e Serbisë.

“Është përpjekje tinëzare e Qeverisë së përmbytur në varësinë nga Lista Serbe, se kinse nuk po votohet në Kosovë, por vetëm po grumbullohen votat nga OSBE. Qeveria e demaskuar tashmë po përpiqet të maskojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, që do të mbahen sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë, të organizuara nga autoritetet e saj në mes të ditës dhe në kundërshtim të hapur me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Më 21 qershor, qytetarët serbë që banojnë në komunat me shumicë serbe në Kosovë, do të votojnë për zgjedhjet parlamentare serbe.

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që më 21 qershor, do të bëjë grumbullimin e votave për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke marrë për bazë praktikat e mëhershme.

Më 2017, zgjedhjet presidenciale të Serbisë janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë në Kosovë.

Zyrtarët serbë kanë thënë më herët se nga 8,386 vendvotime, ku do të zhvillohet votimi, 90 janë në Kosovë – aq sa kanë qenë vitet e kaluara. /Rel

Tags: lvvserbizgjedhje

TË LIDHURA

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim
Aktualitet

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

10:47 | 09/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Next Post
Vëllezërit Budina me COVID-19, reagon Grida Duma

Vëllezërit Budina me COVID-19, reagon Grida Duma

Dosja “Tërmeti”/ Ish-prokurori Hajdari: Koha për një “tërmet” ligjor

Nis inspektimi online i subjekteve, Shkëlqim Hajdari: Ngushton hapësirat për korrupsion

Isa Mustafa kërkon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha postet në LDK

Isa Mustafa kërkon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha postet në LDK







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit
Aktualitet

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit

by mirseda
12:33 | 09/03/2026
0

Teksa PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut duke mos i dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut,...

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

12:33 | 09/03/2026
“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

12:24 | 09/03/2026
Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit, i marr peng!

Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit, i marr peng!

12:23 | 09/03/2026
“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS

“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS

12:18 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com