Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lulzim Basha: Të dielën rrëzojmë Republikën e Vjetër në Kavajë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lulzim Basha: Të dielën rrëzojmë Republikën e Vjetër në Kavajë

Kreu i Partisë Demokratike mbajti një fjalim në “Çadrën e lirisë”, ku bëri thirrje për të marrë pjesë në protestën e së dielës në Kavajë.

Gjithashtu, Basha tha se më 7 maj rrëzohet Republika e Vjetër, duke i dhënë fund një republike fasadë, që drejtohet nga kriminelët.

FJALA E BASHËS:

“77 ditë pagëzojnë rekordin historik të këtij bashkim kombëtar për zgjedhje të lira e të ndershme për Republikën e Re. 77 ditë që kanë ndryshuar Shqipërinë, investim në të ardhmen që po vjen.

Më 18 shkurt u mblodhën qindra mijë shqiptarë, këtu, në këtë shesh për të marrë një vendim të madh. Vendimin për të mos ulur më kokën para arrogancës, padrejtësisë, hajdutërisë, për të mos u trembur nga krimi në pushtet, për t’i thënë “JO” teatrit të kukullave. Vendimin për të mos pranuar zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi e nga droga, vendimin për të mos u bërë më as alibi dhe as fasadë e Republikës së Vjetër, vendimin për të marrë fatin në dorë.

Asgjë nuk është më si më parë, që nga ajo ditë e bekuar e bashkimit të 18 shkurtit. Bota mbarë e pa, e njohu vuajtjen e një kombi të tërë, thirrjen për t’u  ngritur bashkë. Sot, në një takim që sapo mbarova, ajo që nuk pranohej si argument i mirëqenë, sot është fakt i certifikuar, falë jush, falë qëndresës suaj, falë këtij bashkimi. Zëri juaj i bashkuar, është sot e vetmja e vërtetë që njeh Amerika, Evropa dhe mbarë bota. E gjithë bota e di se zgjedhje të lira pa asgjësuar pushtetin e krimit dhe drogës, nuk ka.

Çdo shqiptar e di që zgjidhja mund të vijë vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve menjë qeveri teknike, që do të mundësojë zgjedhje të lira.

Sot është rasti të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që qëndruam bashkë ditë pas dite duke rrëzuar fasadën e Republikës së Vjetër, vendosëm se zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë. Opozita qëndroi e bashkuar, siç ju dha fjalën ju, dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë të shëmtuar elektorale të diktuar nga krimi dhe droga.

Edhe partitë qeveritarë nuk ia dolën të regj koalicionin, 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht.

Ndonëse rënia morale, politike dhe ligjore e 18 qershorit është një pakt i konfirmuar nga të gjithë, Republika e Vjetër po bën gjithçka ta ndalë apo ngadalësoj vrullin e bashkimit popullor.

Arsyet janë të qarta, ata janë një grusht njerëzish, ata janë Rroshët dhe Bushët dhe Nushët me shokë, kriminelë që u vodhën shqiptarëve 2.8 miliard euro.

Kjo është arsyeja pse studentët shqiptarë, duhet të paguajnë tarifa të larta nga viti në vit.

Përballja e parë është ditën e dielë në kryeqytetin e lirisë, në Kavajë. Nga Kavaja le të përhapet lajmi i mirë se Republika e Vjetër është e një grushti kriminelësh, le ta mësojë nga Kavaja çdo shqiptar dhe çdo mik i huaj se më 7 maj Republika e Vjetër rrëzohet në Kavajë.

Nuk do lejojmë, krimin, drogën, Rroshin dhe Kaposhin që të nëpërkëmbë Kavajën. Do jemi aty, për të diktuar agimin  Republikës së Re. Tregojuni botës ku do jemi ditën e dielë!”/ TIRANA TODAY

Tags: 7 majkavajëlulzim bashaprotesta

TË LIDHURA

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

18:17 | 07/07/2025
Reagimi i Prokurorisë së Shkodrës: Ja pse s’u nis hetim për Thethin
Aktualitet

Reagimi i Prokurorisë së Shkodrës: Ja pse s’u nis hetim për Thethin

17:30 | 07/07/2025
Next Post
Rama drekon me veteranët, nuk “harron” të thumbojë Metën

Rama drekon me veteranët, nuk “harron” të thumbojë Metën

Vasili “mesazh” Ramës: Sakrifiko për integrimin e Shqipërisë

Vasili "mesazh" Ramës: Sakrifiko për integrimin e Shqipërisë

Opozita e Kosovës mbledh 42 firma për mocion ndaj qeverisë së Mustafës

Opozita e Kosovës mbledh 42 firma për mocion ndaj qeverisë së Mustafës

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes
Showbizz

Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes

by mirseda
18:38 | 07/07/2025
0

Opinionistja e Big Brother VIP Albania 3, Ori Nebiaj, ndau një nga momentet më të sikletshme dhe...

“Ata u përpoqën, por dështuan”/ Presidenti i Iranit: Izraeli tentoi të më eliminonte

“Ata u përpoqën, por dështuan”/ Presidenti i Iranit: Izraeli tentoi të më eliminonte

18:29 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

18:17 | 07/07/2025
Avioni bën ulje emergjente në aeroportin gjerman

Avioni bën ulje emergjente në aeroportin gjerman

17:44 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com