Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ka dërguar një mesazh Ramës lidhur me krizën politike në vend.
Sipas Vasilit, të gjithë duhet të tolerojnë e të lëshojnë nga vetja, në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën e integrimit evropian.
Vasili e bëri këtë deklaratë pas homazheve të 5 Majit, teksa tha:
“Na duhet qartazi që të lëshojmë nga vetja pasi kjo do të ishte një sakrificë shumë e vogël për një Shqipëri më të sigurt, për një stabilitet më të garantuar të vendit dhe njëkohësisht për të bërë që vendi ynë të vazhdojë rrugën e integrimit evropian. Pra, sakrifica që na kërkohet të bëjmë sot është shumë më e vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 Majit, ku të rinjtë dhanë gjakun e tyre, janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendit dhe çfarë s’duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit”.