Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha, s’ka pse shfajësohet për uljen në tryezë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Nga: Mero Baze

Mënyra se si Lulzim Basha përpiqet të shpjegohet përse është ulur në tryezën zgjedhore, të krijon idenë se ai ndjehet i kapur në faj dhe do patjetër të shpikë disa përfitime nga kjo histori.

Prej ditës kur PD u shfaq në tryezën e Gjiknurit, ai ose është përpjekur të heshtë, ose kur flet, përpiqet të krijojë idenë e një zgjidhje të madhe që vjen pas kësaj historie.

Në fakt, ulja në tryezë është gjëja më logjike që ka bërë prej kur ka bojkotuar Kuvendin e më pas zgjedhjet lokale. Ulja në tryezë nuk është as triumf, as humbje, por është detyrim.

Nuk është e vërtetë se ulja në tryezë është kusht i Bundestagut gjerman, pasi kusht i Bundestagut është reforma zgjedhore, sipas propozimeve të OSBE/ODIHR. Dhe propozimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore mund t’i miratojë vetë shumica në Parlament, duke e konsideruar të mbyllur këtë kapitull. Shumica nuk ka asgjë kundër këtyre propozimeve.

Nëse PD është kundër këtyre propozimeve, që siç duket, është kundër disa prej tyre, ajo jo vetëm që nuk ka asnjë rol në përmbushje të kushteve të Bundestagut, por është dhe pengesë.

Prandaj nuk ka nevojë që të shpikë uljen në tryezë si detyrim ndaj Bundestagut. Siç po sillet deri tani, sidomos me refuzimin për të depolitizuar administratën zgjedhore, ajo është në fakt kundër kushteve të Bundestagut.

Nuk është e nevojshme po ashtu të shpikë që pas tryezës për Reformën Zgjedhore, ai do të formojë një qeveri teknike dhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën.

Jo për gjë, por nuk e ka ai në dorë të diktojë më mandatin e Edi Ramës. Në zgjedhje të parakohshme mund të shkojmë po deshi Edi Rama, por kam frikë se i vetmi që nuk do, është Lulzim Basha.

Ndaj dhe këtë gënjeshtër nuk ka pse e thotë lart e poshtë, se do kapet ngushtë nëse i ndodh ndonjë surprizë. Aq më keq nëse kjo nuk plotësohet dhe atij do t’i duhet të thotë përsëri, nuk hyj në zgjedhje.

Nuk është nevoja po ashtu të justifikojë uljen në tryezë për Reformën Zgjedhore, si ndonjë plan i koordinuar ndërkombëtar. E kundërta është e vërtetë. Injorimi që ndërkombëtarët i bënë bojkotit të Kuvendit dhe bojkotit të zgjedhjeve prej opozitës, e detyruan të ulet në tryezë dhe t’i kthehet normalitetit.

Ndaj për këtë nuk duhet të ketë komplekse. Nuk është e nevojshme të shpiken gënjeshtra për një akt politik normal që ka bërë dhe që duhet ta bënte prej kohësh.

Nuk është e thënë që në PD duhen justifikuar me çdo çmim aktet normale, siç janë tryezat, ndërsa aktet anormale, si bojkoti i zgjedhjeve, apo djegia e mandateve, të quhen heroizëm.

Lulzim Basha nuk duhet të ndjehet fajtor pse është ulur në tryezë dhe s’ka pse fut veten në siklet, duke shpikur gënjeshtra që gjoja e kanë detyruar të ulet në tryezë.

Kjo nuk e bën as më të fortë, as më interesant, dhe mbi të gjitha, as më të besueshëm. Të gjithë presin se mos i gënjen përsëri, dhe ky është rasti, kur ai së paku, mos t’u japë rast t’i thonë pse na gënjeve prapë. S’ka pse e pasuron më tej biografinë në këtë drejtim.

Dështimi e ka detyruar të ulet dhe mire ka bërë. Tani është mirë ta marrë shtruar.

 

Tags: edi ramalulzim bashamero baze

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vlera mbi 100 milion euro, çfarë gjejnë kolumbianët në nëndetësen me fibra xhami

Vlera mbi 100 milion euro, çfarë gjejnë kolumbianët në nëndetësen me fibra xhami

Policia në Guinea përdor një grua si mburojë (VIDEO)

Policia në Guinea përdor një grua si mburojë (VIDEO)

E dielë me diell, temperaturat deri në 16 gradë

E dielë me diell, temperaturat deri në 16 gradë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup
Kosovo

Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

by mirseda
17:20 | 06/04/2026
0

Qindra studentë shqiptarë të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut dolën në një protestë masive për të kërkuar...

Rriten çmimet/ Braçe: Probleme me prodhimin vendas, pasojat po ndihen

Rriten çmimet/ Braçe: Probleme me prodhimin vendas, pasojat po ndihen

17:18 | 06/04/2026
“E drejtë me gjak”/ Bardhi mbështet protestën në Shkup: Shqipja s’negociohet

“E drejtë me gjak”/ Bardhi mbështet protestën në Shkup: Shqipja s’negociohet

17:02 | 06/04/2026
Tensione në Lindjen e Mesme/ Irani kërcënon Bab al-Mandeb, rrezik për tregtinë globale

Tensione në Lindjen e Mesme/ Irani kërcënon Bab al-Mandeb, rrezik për tregtinë globale

16:56 | 06/04/2026
Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

16:10 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com