Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha, ose modeli i intervistës së një lideri në hall!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tani po që ka filluar numërimi mbrapsht për opozitën!

Nga: Alfred Peza

Nëse ka një kazus, një shembull, një model, një simbol mediatik për një lider në hallin më të madh të jetës së tij politike, atë mund ta gjeni tek intervista e e fundit e Lulzim Bashës, dhënë për gazetaren Anila Shuke të medias publike gjermane “Deutsche Welle”. Le ti marim me radhë të gjitha elementët:

Pyetja e gazetares: Cili qe mesazhi që morët tek Kancelaria, tek zyra e Kancelares Merkel?

Përgjigja e Lulzim Bashës: “… nuk jam i lirë të atribuoj përmbajtjen e këtyre bisedave. Por konkluzioni, është ky: Gjermania është thellësisht e shqetësuar për gjendjen ku ndodhet vendi aktualisht”.

Çfarë fsheh Kryetari i PD pas kësaj përgjigje? Si mund ta thotë Lulzim Basha atë që thotë publikisht ministri i Shtetit për Europën i Kancelares Merkel, Michael Roth se: “Pres që opozita shqiptare të reagojë drejt në përgjegjësinë e saj për demokraci. Nuk është aspak e qartë për mua se si ajo mund të shpallë një bojkot parlamentar, se si bojkoton zgjedhjet lokale. Parlamenti është pikërisht vendi ku duhen bërë debatet kritike. Nuk mund t’i ikësh kësaj përgjegjësie.”

Pyetja e radhës e gazetares së “DW” na ndihmon për me tëj:  Shqetësim kanë gjermanët edhe për shkak të largimit tuaj nga institucionet. Si do t’i zgjidhni ju këto probleme, me përmbysjen e qeverisë?

Përgjigja e Lulzim Bashës: “Kjo krizë mund të zgjidhet vetëm duke aplikuar standardet dhe precedentët evropianë.” Bukur! Pas kësaj të gjithë mendojnë se më në fund Kryetari i PD do ti përgjigjet shqetësimit gjerman për largimin nga institucionet. Por… Basha nuk ka për tju zhgënjyer kurrë. Ndaj rrini të qetë. E ka gati zgjidhjen e tij magjike, në fjalinë pasardhëse: “Në cilin vend të Evropës nuk do ta kishte dhënë dorëheqjen një kryeministër?!”

Përgjigja gjermane për z. Basha është: “Opozita shqiptare nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe se po ndjek një politikë penguese të papërgjegjshme në kurriz të popullit të Shqipërisë. Kjo nuk është e pranueshme!”. Kush e thotë këtë? Sërisht ministri i Kancelares Merkel.

Pas kësaj, gazetarja vijon me një seri pyetjesh, ku Lulzim Basha vihet gjithmonë e më në vështirësi, duke dhënë përgjigje nga ato që vetëm ai di të japë. Ja disa nga pyetjet e tjera:

-“Shumë përfaqësues të CDU/CSU-së, edhe deputetë këtu, që e shohin pak më ndryshe nga ju këtë çështje…”

-“Ju mund t’i bëni të gjitha këto biseda edhe me Ramën. Ai ju ka bërë 7 letra…”

-“Ju jeni përgjegjës për stabilitetin politik të vendit, sepse ju po bëni thirrje për kryengritje…”

=“Zoti Basha, Ministri i Brendshëm ju ka akuzuar juve që jeni përgjegjës për 4 vrasjet e 21 Janarit 2011…”

-“Të mos e kthejmë në miting të PD…”

-“… edhe ju, duke qenë pjesëmarrës i një qeverie të mëparshme, keni përgjegjësinë tuaj për gjendjen e vendit”.

-“… ju, me të tjerë persona që, nuk po them janë konsumuar, por e kanë dëshmuar aftësinë e tyre qeverisëse, të largoheni për t’i lënë vend brezit të ri?

Përgjigjet e Bashës gjatë gjithë kohës vijojnë në stilin kinez të kohë së “Revolucionit Kulturor” të këtu e gjysmë shekulli më parë: “… si përfaqësues i një gjenerate të re të shqiptarëve, si një njeri që ka privilegjin dhe përgjegjësinë të drejtojë një parti politike dhe një opozitë, të bashkuar rreth vlerave, programit dhe vizionit europian për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Kjo është arsyeja pse ndodhem këtu, si një partner i besueshëm i Gjermanisë, sot si kryetar i opozitës dhe nesër, me besimin e qytetarëve shqiptarë, në drejtimin e një qeverie europiane, me zgjedhje të lira e të ndershme.”

A thua se nuk ishte Gjermania që i tha se: “Opozita sikur nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe se po ndjek një politikë penguese e të papërgjegjshme në kurriz të popullit të Shqipërisë. Kjo nuk është e pranueshme!”

Por ska gjë. Mundohuni që ta mirëkuptoni Kryetarin e opozitës sonë jashtparlamentare. E rëndësishme është që Lulzim Basha nuk e fsheh më, se është në hall. Madje në një hall aq të madh, sa duhet parë si viktimë. Ndaj si i tillë, ai jo vetë duhet mirëkuptuar, por mëshiruar. E pse jo, edhe shpëtuar!

Tags: Alfred Pezabasharama

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
Kryeministrja serbe i quajti shqiptarët “njerëz mali”, Vuçiç i “shkul veshin”

Kryeministrja serbe i quajti shqiptarët "njerëz mali", Vuçiç i "shkul veshin"

Paralajmëron ish-deputeti demokrat: Do bllokojmë procesin e votimit

Paralajmëron ish-deputeti demokrat: Do bllokojmë procesin e votimit

Gazetari gjerman i “Bild”: Do publikojmë 6 përgjime për blerje votash nga PS në Durrës

Gazetari gjerman i “Bild”: Do publikojmë 6 përgjime për blerje votash nga PS në Durrës







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com