Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Luli kthehu në shtëpi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Luli kthehu në shtëpi

Një raport shkencor i Institutit të Ndërtimit ka çertifikuar pallatin ku jeton Lulzim Basha si shumë të sigurt, dhe pa asnjë dëmtim nga tërmeti i një muaji më parë në Tiranë. Eksperitza pasoi pretendimin publik të Lulzim Bashës për dëmtimin e pallatit nga tërmeti si një arsye për tu zhvendosur në dy vila luskoze në një nga rezidencat në periferi të Tiranës.

E di që duket e bezdisshme të vazhdosh ti kërkosh Lulzim Bashës të thotë qoftë dhe një herë të vërtetën, por ky është një rast që i duhet qëndruar deri në fund. Jo se Lulzim Basha ka bërë ndonjë krim duke blerë dy vila të reja luksoze, por se përpjekja për të gënjyer në opinionin publik, pa asnjë përgjegjësi dhe mbi të gjitha pa asnjë pasojë, e ka kthyer atë në një simbol të politikanit që nuk do të përballet me asnjë pasojë të veprimeve të veta.

Tani është koha të këmbngulim që Lulzim Basha nuk ka gënjyer kur ka thënë se u tremb, se pallati ju dëmtua nga tërmeti ndaj shkoi mori dy vila luksoze për të jetuar.

Të gjithë mund të kemi frikëra të ndryshme në jetë dhe disa prej tyre drejtojnë jetën tonë.

Ne duhet të besojmë për një moment se Lulzim Basha u tremb vërtet nga tërmeti dhe për këtë ka bërë sakrificë maksimale, duke marrë me qira vila që bëjnë 3 mijë euro në muaj, ose duke i blerë ato me kredi.

Tani jemi të qetë se frika e Lulzim Bashës ishte e tepëruar. Instituti i Ndërtimit provon që godina është e fort, e padëmtuar, e parrezikshme dhe pa asnjë dëmtim formal që mund ta bëj të pabanueshme.

Është koha ti kërkojmë Lulzim Bashës të kthehet në shtëpinë  e tij. Kjo do ti sillte shumë të mira.

Së pari nuk do të dilte gënjeshtar, por njeri që është trembur nga tërmeti, si shumë njerëz që tremben nga dukuri natyrore të frikshme. Pamë me qindra mijëra qytetarë që i trembi Çim Peka me një lajm. Dhe Lulzimi nuk ka pse të mos jetë pjesë e tyre.

Duke u kthyer në shtëpinë e vjetër, ai dëshmon se nuk na ka gënjyer, kur tha se u tremba nga tërmeti, por thjeshtë ka gabuar se aq di nga tërmetet.

Së dyti duke u rikthyer në banesën e vjetër të tij, ku në fakt ka më shumë sipërfaqe se tek dy vilat, siç e ka pohuar vet, ai është dhe më komod dhe më i qetë në jetën e përditshme, mund të jetë më efiçentë si opozitarë dhe më i motivuar, pasi apartamenti është i mobiluar mirë dhe me shije. Edhe shtesa pa leje nuk ka pësuar dëme kështu që mund të shfrytëzohet.

Së treti ritkthimi në apartamentin e vjetër i shpëton rreth 6 mijë euro në muaj qira, sa do të duhet të paguaj aty ku ka shkuar , para se të bëj aktin e blerjes. Jo se janë shumë për të, por sidoqoftë po vjnë ditë të vëshitra për financat dhe lekët duhen ruajtur.

Por mbi të gjitha ai duhet të rikthehet në shtëpi, për tu treguar mbështetësve të vet, më shumë se sa kaq. Ai duhet të tregoj atyre, se i qëndron fjalës së thënë, se nuk ka prioritet jetën e luksit dhe vilat që mund ti përdorin biznesmenët milionerë dhe as ka bërë ndonjë pazar me oligarkët që sulmonte muaj më parë dhe tani gjën strehë në bizneset e tyre.

Duhet të rikthehet në banesën e vjetër, jo se ajo është e lirë, pasi siç ka thënë ai vet, është më e mirë se vilat, por për të treguar se në këto kohë nuk ka objektiv ndërrimin e vilave luksoze, por ndërrimin e pushtetit. Dhe pushteti nuk merret duke shetitur nga një vilë luksoze në tjetrën, por nga një fshat i varfër në tjetrin.

Është ora që Lulzimi të kthehet në shtëpi se përndryshe duhet të zgjedh të quhet hajdut, i pafytuyrë, gjobaxhi, gënjeshtar…ose në të kundërt budalla që u tremb vërtet nga tërmeti. Varet kë besojnë demokratët pastaj.

Tags: lulzim bashatermetvila

TË LIDHURA

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin
Politikë

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

17:56 | 19/01/2026
Blushi: “Prania e Ballukut këtu është turp” – dorëzojeni në drejtësi.Kjo që bëni ju është provokim!
Politikë

Blushi: “Prania e Ballukut këtu është turp” – dorëzojeni në drejtësi.Kjo që bëni ju është provokim!

17:53 | 19/01/2026
Balla ironizon opozitën: Reforma bëhet në Komision, jo me bllokime
Politikë

Balla ironizon opozitën: Reforma bëhet në Komision, jo me bllokime

17:50 | 19/01/2026
Next Post
Grida Duma në vend të Bashës? Ish-deputetja flet ‘pa doreza’

Grida Duma në vend të Bashës? Ish-deputetja flet ‘pa doreza’

Mbajini “vath në vesh”/ Arsyet pse duhet të hani vezë çdo ditë

Mbajini “vath në vesh”/ Arsyet pse duhet të hani vezë çdo ditë

E anuloi për shkak të tërmeteve/ Rama rimerr takimin e punës për në New York

Rama bën lëvizjen e menjëhershme sapo kthehet nga Italia







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, si reaguan ata?

Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, si reaguan ata?

17:37 | 12/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

U kritikua për botoks, Vesa Luma rrëfen betejën shëndetësore
Showbizz

U kritikua për botoks, Vesa Luma rrëfen betejën shëndetësore

by mirseda
18:02 | 19/01/2026
0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma, ka zgjedhur të thyejë heshtjen dhe të flasë hapur...

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

17:56 | 19/01/2026
Blushi: “Prania e Ballukut këtu është turp” – dorëzojeni në drejtësi.Kjo që bëni ju është provokim!

Blushi: “Prania e Ballukut këtu është turp” – dorëzojeni në drejtësi.Kjo që bëni ju është provokim!

17:53 | 19/01/2026
Balla ironizon opozitën: Reforma bëhet në Komision, jo me bllokime

Balla ironizon opozitën: Reforma bëhet në Komision, jo me bllokime

17:50 | 19/01/2026
Berisha: Prania e ‘Lubisë’ në parlament provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve

Berisha: Prania e ‘Lubisë’ në parlament provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve

17:47 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com