Atletico Madrid është finalistja e parë e Europa League që do të zhvillohet në Lion, pasi mposhti në “Wanda Metropolitano” Arsenalin e Arsen Wenger, e cila ishte sfida e tij e fundit në Europë. Një ndeshje e luftuar për çdo top, ku Atletico ishte më e etur për të fituar pas asaj ndeshje dëshpëruese në Angli ku ngeli me 10 lojtarë që në minutat e para.Ishte Diego Costa lojtari që vendosi në këtë sfidë në minutat e fundit të pjesës së parë. Spanjolli tronditi rrjetën e “topçinjve”, pas një pasimi mjaft të mirë të Antonie Griezmann dhe ky ishte goli i tij i katërt në shtatë ndeshje të luajtura kundër “topçinjve” në karrierën e tij.
Atletico Madrid nuk kishte trajnerin Diego Simeone, si pasojë e skualifikimit për përjashtimin nga fusha në ndeshjen e Londrës. Ishte vendimtar ai barazim 1-1 në ndeshjen e parë që dërgoi Atleticon në finalen e Europa League.
Ndërkohë përballja tjetër mes Salzburg dhe Marseille ka shkuar në shtesë, pasi skuadra e Valon Berishës është duke fituar 2-0, rezultat i njëjtë me atë që u mposhtën në “Velodrome”. Do të duhen dhe 30 minuta për të zbuluar finalisten e dytë.