Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Luftë për mbijetesë”, Greqia miraton ligjin e ashpër për emigrantët

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Luftë për mbijetesë”, Greqia miraton ligjin e ashpër për emigrantët

Greqia ka miratuar ligjin aq shumë të diskutuar në lidhje me azilkërkuesit. Sipas tij synohet të frenohet numri në rritje i emigrantëve që arrijnë në Greqi.

Projekt-ligji prej 237 faqesh, i titulluar “mbrojtje ndërkombëtare dhe dispozita të tjera”, ka provokuar zemërimin e grupeve të drejtave të njeriut, organizatave të ndihmës dhe partive të opozitës. Të cilët pretendojnë se ligji do të kufizojë ashpër qasjen në masa mbrojtëse për azilkërkuesit dhe vonon hyrjen e të drejtës për punë.

Qeveria e re konservatore e Greqisë, është zotuar të forcojë rregullat e azilit. Të rrisë patrullimet detare për të parandaluar anijet e emigrantëve. Dhe për të dërguar 10,000 njerëz përsëri në Turqi vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, Dunja Mijatovic, Komisionere e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut ka ngritur alarmin për situatën e azilantëve në Greqi. Kjo e fundit vazhdon të jetë një nga pikat kryesore të hyrjes për njerëzit që kërkojnë azil në Evropë.

Pas një qëndrimi 5 ditor në Greqi, Mijatovic u shpreh se është e nevojshme të merren masa urgjente. Kjo pasi kushtet në të cilat jetojnë emigrantët janë të tmerrshme dhe të pashpresa. Komisioneria vizitoi kampe në ishujt Lesbos, Samos dhe në Corint, shkruan Tirana Today.

“Situata e emigrantëve, përfshirë azilkërkuesit, në ishujt Greke të Egjeut, është përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë 12 muajve të fundit. Nevojiten masa urgjente për të adresuar kushtet e dëshpëruara në të cilat po jetojnë mijëra qenie njerëzore. Ajo që ne shohim në praktikë po më thotë se të drejtat e njeriut nuk respektohen. Kjo është një situatë e papranueshme.”

Dunja Mijatovic

 

Mijatovic shtoi se në vend janë rreth 100,000 refugjatë dhe emigrantë. Pavarësisht lëvizjes së njerëzve në vende të tjera, përsëri janë mbi 34,000 persona të cilët jetojnë në kampet e mbipopulluara në ishujt grek.

“Ekziston një mungesë e qarë e kujdesit mjekësor dhe kanalizimeve në kampe shumë të mbipopulluara që kam vizituar. Njerëzit radhiten me orë të tëra për të marrë ushqim dhe për të shkuar në banjot kur ato ekzistojnë.

Në Samos, familjet po copëtojnë shkëmbinjtë për të krijuar pak hapësirë ​​në kodra të pjerrëta. Për të vendosur strehët e tyre të paracaktuara, të bëra shpesh nga pemë që ata kanë prerë vetë. Kjo nuk ka më asnjë lidhje me pritjen e azilkërkuesve. Kjo është bërë një luftë për mbijetesë.

Njerëzit po vuajnë jashtëzakonisht shumë. Nuk është diçka që mund të vazhdoj ta shikoj pa ngritur zërin tim … ajo që mund të vlerësoj është se nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik. Në një farë mënyre, ne nuk po tregojmë se Evropa është një vend ku respektohen të drejtat e njeriut. Nuk është vetëm Greqia.”

Mijatoviç u kërkoi autoriteteve Greke të shpejtojnë transferimet nga ishujt. Dhe të rritin kapacitetet e spitaleve lokale që aktualisht nuk kanë mundësi për t’i ofruar shërbime të plota.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje shteteve të tjera të BE-së që të ofrojnë më shumë mbështetje financiare. Duke pranuar më shumë azilkërkues, veçanërisht të mitur të pashoqëruar që tani numërojnë mbi 4,000./ Burimi: Daily Mail, The Gurdian / Përshtati: Tirana Today

Tags: e ashpëremigrantetGreqialigjinmbijetesemiraton

TË LIDHURA

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër
Aktualitet

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

11:44 | 26/03/2026
“Irani gënjen”, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre
Bota

“Irani gënjen”, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

10:44 | 26/03/2026
Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion, spekulime edhe rreth…
Bota

Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion, spekulime edhe rreth…

10:01 | 26/03/2026
Next Post
Shqiptari ngre në këmbë britanikët, qytetarët peticion kundër dëbimit të tij

Shqiptari ngre në këmbë britanikët, qytetarët peticion kundër dëbimit të tij

Partia Demokratike/ Grupi i punës mbledhje për Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike/ Grupi i punës mbledhje për Reformën Zgjedhore

Edoardo Reja merr lajme të mira nga Italia

Edoardo Reja merr lajme të mira nga Italia







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!
Showbizz

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!

by mirseda
12:03 | 26/03/2026
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë përmes...

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

11:44 | 26/03/2026
Moti i keq në Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis

Moti i keq në Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis

11:41 | 26/03/2026
“Irani gënjen”, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

“Irani gënjen”, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

10:44 | 26/03/2026
Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion, spekulime edhe rreth…

Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion, spekulime edhe rreth…

10:01 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com