Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Luftë cash-it, por 2.3 miliardë euro janë jashtë bankave/ Nivel rekord në gusht

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Luftë cash-it, por 2.3 miliardë euro janë jashtë bankave/ Nivel rekord në gusht

Teksa qeveria dhe Banka e Shqipërisë po marrin masa për të reduktuar përdorimin e cash-t në ekonomi, paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar arriti në gusht në një nivel rekord prej 288 miliardë lekësh ose 2.3 miliardë eurosh, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vlerë absolute, që prej vitit 2002, kur raportohen të dhënat.

Kjo shumë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë është e barabartë me 22.2% të parasë gjithsej, më e larta që nga fundi i vitit 2009, kohë kur kishte një valë tërheqje depozitash për shkak të panikut që u krijua nga kriza globale financiare. Pasi ra në periudhën 2010-2014, paraja jashtë bankave filloi të rritej sërish në 2015-ën, sidomos nga gjysma e dytë e 2016-ës, duke vijuar këtë tendencë edhe aktualisht, në një tregues të informalitetit të lartë, por dhe hyrjes së parave nga kanale jo zyrtare.

Banka e Shqipërisë arrin të masë vetëm monedhën vendase në qarkullim jashtë bankave dhe jo valutën, gjithsesi kjo valutë është konvertuar dhe në lekë, duke ndikuar në zhvlerësimin e euros, të dhënat e tjera të bilancit të pagesave të bankës së Shqipërisë treguan se të paktën në 6 mujorin e parë të këtij viti nuk kishte përmirësim të deficitit të llogarisë korente, ose kanaleve zyrtare të hyrjes së valutës në vend.

“Nga studime empirike të kryera nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore rezulton se përdorimi i cash-it në ekonomi, përtej efekteve zbehëse te mekanizmat e Bankës së Shqipërisë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve e atij financiar dhe zhvillimit ekonomik, ka dhe një kosto konkrete nga përdorimi i tij si mjet pagese, ku në nivel ekonomie shkon më shumë se 1 për qind të PBB-së. Për më tepër, përdorimi i parasë fizike mund të konsiderohet edhe si një nxitës i informalitetit në ekonomi”, pohoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në Mbledhjen e Pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave dy ditë më parë.

Banka e Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël (2018-2023). Kjo strategji synon të krijojë një treg bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efiçente dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh dhe shërbimesh të pagesave që përmbushin nevojat e përdoruesve të aftë financiarisht për të kryer pagesa në të gjithë vendin. Ministria e Financave nga ana e saj ka hartuar ligjin e ri “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”, që synon të fillojë zbatimin nga 1 janari.

Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike. Një ndër synimet e tij kryesore është ulja e informalitetit dhe reduktimi i parasë cash në ekonomi.

Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte rreth 7-8%. Edhe në Serbi ishte rreth 7% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe. /Monitor

Tags: bankacaSHeuromiliarde

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Pamje të rënda/Lakuriq të shtrirë në tokë, të burgosurit në Venezuelë dhunohen nga oficerët e burgut

Pamje të rënda/Lakuriq të shtrirë në tokë, të burgosurit në Venezuelë dhunohen nga oficerët e burgut

Bashkia e Tiranës marrëveshje me Credins, tarifa të reduktuara deri në zero për studentët

Bashkia e Tiranës marrëveshje me Credins, tarifa të reduktuara deri në zero për studentët

Dhurata që El Comandante i bëri Mehmet Shehut

Dhurata që El Comandante i bëri Mehmet Shehut







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com