Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Luftë brezash, luftë kulturash, fiton klasikja…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Luftë brezash, luftë kulturash, fiton klasikja…

Nga: Mentor Nazarko

Është krejt e qartë se thuajse askush nga zërat publikë nuk mund t’i shmanget komentimit të një ngjarje televizive si “Big Brother Vip”, për shkak të audiencës gjigante të tij, si thoshte me të drejtë dhe kolegu Mustafa Nano. Kudo në hapësirën shqiptare shoumenët me statistika, mburren (diçka e trishtueshme) se emisionet e Kosovës dominojnë tregun kosovar dhe emisionet e Shqipërisë tregun e saj, por ama dorëzoheshin duke pranuar se ky format dominonte gjithë audiencën tonë kombëtare. Ky është fakt i parë që meriton vëmendje.

Formati që plazmoi thuajse njëjtë e përbashkueshëm preferencat e audiencës në botën shqiptare u kthye në një miniaturë të njëfarë shtëpie kombëtare me individë shqiptarë në kërkim të famës, shumëfishimit të saj, kontratave të reja, kapërcimit të dramave, dashurive të reja dhe forcimit të të vjetrave.

Eksperimenti social i përbotshëm u kthye në eksperiment kombëtar të suksesshëm, falë superproduksionit të motrave Hoxha, trashëgimtaret e Dritanit gjenial që vërtetuan kështu mbase se dardhat rriten nën dardhë. Mekanizmi i çmimit të madh mbase e nxiti njëfarë bashkëjetese të mirë ndërshqiptare.

Duke e ditur çfarë rrezikonin, 100 mijë euro, vlonjati emocional apo tetovarja idhnake, etj, etj, u përmbajtën nga sherre që në rrethana reale mund të ishin mbase dhe me duar, përveçse me gojë. Ndoshta mungesa e helmit të politikës, e lajmeve prej saj, mungesa e rrjeteve sociale për banorët, e lajmeve në përgjithësi, ishin faktorë shtesë që përcaktuan një bashkëjetesë të gjatë e pa konflikte.

Lindi kësisoj njëfarë shtëpie kombëtare e televizionit që vitin tjetër, për shkak të kulmeve të shikueshmërisë, mbase do të tërheqë si banorë, individë me cilësi edhe më të mirë profesionale, artistike apo njerëzore, ndërsa këta të sotmit ishin kryesisht “VIP”-a të artit, apo të TV, të vërtetë a të rremë, të përmasave të diskutueshme që, megjithatë, u vetëfrenuan të shpërfaqnin krejt universin e cilësive të tyre. Ishin në lojë dhe loja ka hipokrizi, madje dhe patetizëm: lot me shumicë si në „Lëndinën e lotëve”, dhe fjali stonuese si ajo e Ilirit: erdha të tregoj se kush jam, përveçse artist… Shumë patetike për një individ si ai…

Këta heronj të shqiptarëve në 4 muaj, jetuan jetën me plot kufizime, duke shmangur efuzionet si në edicionet e shteteve të tjerë, apo në versionet jo-”VIP” të këtyre formateve. Ndërkaq, kompanitë celulare bënë biznes të mirë me televotimet masive dhe pavarësisht rivalitetit të tyre, preferencat për fituesit u kombëtarizuan; u miksuan territorialisht; mbi bazë gjinie, apo moshe… gjilanas që votonin për një vlonjat, a shijakase; etj, etj; të rinj që votonin për të rinj, por dhe për burra të pjekur si Iliri, etj.

Edhe nënat 90-vjeçare u përfshinë në debat. Mbase me këtë eksperiment kombëtar, të frymëzuar jo thjesht nga motive komerciale, merr njëfarë përgjigje dilema e dobët që shtrojnë disa mendimtarë të zëshëm, por të paktë në numër: a po ndahet trungu ynë kombëtar në dy trungje të ndryshëm (kombi shqiptar dhe kombi kosovar). Shqiptarët TVdashës në shumicë, frymuan njëjtë, në dy anët e kufirit. Masmediat nuk formojnë kombe, por mbase fuqizojnë ndjesitë kombëtare.

FINALJA, SI METAFORË E DY BOTËVE QË BASHKËJETOJNË NË TENSION

Mirëpo, mes momenteve të tjera që meritojnë vëmendje, finalja ishte më kulmori, për shkak të angazhimit të madh emocional, financiar, por dhe artistik. Një metaforë e bukur, dramatike, që sublimoi bashkëjetesën e dy brezave, ishte paralelja e sallave dhe kokteji diferencial ndjesor që u prodhua.

Salla e Teatrit të Operës dhe Baletit ishte salla e historisë; e lavdisë që reziston në dekada; e klasikes; e trashëgimisë së fuqishme të artit nga baba e nëna te biri dhe atë e meritoi Iliri. Inva Mula me “Valsin e lumturisë” krijoi zinxhirin e artit që trashëgohet brez pas brezi, kërcyer nga një zonjë si Mukadesi, e cila mbahet ende e tillë, me të birin, Ilirin. Shaqiri, si shqiptar besnik i asaj shkolle klasike ruse, ka prodhuar talente të rinj italianë. Mëkat që nuk kishte spektatorë në sallë, ndërkohë që audienca kishte mbërritur pikun dhe përzierja laramane e “bandës” që kishte hyrë në atë shtëpi të BBV, duke dalë televotim pas televotimi, e shijoi në këmbë dhe në lot.

Përballë atij kokteji ndjesor askush nuk mund të rezistonte pa u përlotur, as rivali emotiv Donaldi, ndonëse kjo i jepte pikë Ilirit. Donaldit, nga ana tjetër, i ishte rezervuar një sallë më e madhe, si Pallatet e Kongreseve, por që duhet ta meritojë ta dominojë, sepse ende nuk ka bërë diçka për ta merituar të gjithën, qoftë dhe binjakësisht me vëllain.

Kokteji ndjesor për ta pirë Donaldi fuqizohej nga zëri i Alban Skënderajt, këngëtari më klasik i më modernëve dhe shfaqja e nënës së dy binjakëve, që nuk derdhi asnjë lot, por që ishte figurë e fuqishme, hijeshi fisnike. Takimi me Beatrix që këndoi një hit anglisht? Lotët ishin harxhuar më parë për nënën e Ilirit, për nënën e Donaldit.

Për Trixën, puthje të përmbajtura dhe nga emocionet e forta dhe grimi special. Nisur nga çfarë ishte parë në 4 muaj e gjysmë, Iliri ngjante se dominoi, ashtu si dhe në fund: me stilin e bashkëjetesës qoftë dhe me heroin e tallavasë, Sabianin; lidershipin e butë shtëpiak; autokontrollin; rregullat e pastërtisë shtëpiake dhe karakteriale që imponoi me shembullin e vet; shumësinë e arteve që emetoi; me realizmin e historisë së tradhtisë që shpërfaqi, apo dhe me suksesin e arritur në Itali që rrezatonte jashtë dhe bukur edhe nëpërmjet gruas së tij të hijshme.

Donaldi mobilizoi të rinjtë anembanë botës shqiptare, me një makineri të fuqishme grupesh, rrjetesh sociale, profilesh, algoritmesh, me figura publike nga sporti dhe muzika që ai di të krijojë, me sëing-un e damave, ndoshta me inxhinieringun e produksionit, në një jetë shtëpiake që, megjithatë, ishte asketike nën kamerat 24 orë.

Askush nuk di të thotë se për kë votoi shumica në televotim, sepse në ajër ngjante se fitonte Donaldi, apo pse të rinjtë janë më të zëshëm në rrjetet sociale, mirëpo kur krahason produktet kulturore të të dyve, duket se rezultati ishte i drejtë.

Fituesi do të shkojë në “Isola dei famosi”, e bashkë me të shkon dhe “Top Channel”, si logo që ndërkombëtarizohet. Iliri prodhoi kulturë jetese, apo jete që mund të shitet ndërkombëtarisht, falë gjuhëve të huaja; rezistente të kohës për shkak të universalitetit; inoksidimit të bukurisë njerëzore, pavarësisht moshës; besnik i familjes së artit nga vinte.

Madje, me suksesin dhe çmimin, me gruan italiane që ka freskuar shqipen, duke vendosur të jetojë dhe ajo në Shqipëri, ai konfirmoi njëlloj vijimësie pa ndalim të urës kulturore dhe jetësore që po konsolidohet midis dy brigjeve të Adriatikut.

Donaldi ishte nëndialektal, ndonëse me labërishte të butë paksa maçiste, emotiv, i qortuar për kujdesin ndaj higjienës së tualetit; duke bërë një humor që vështirësisht universalizohet pa ndërmjetës. Megjithatë, ai shpërfaqi përplot edukatë e njerëzillëk, që vinte me gjasë prej zonjës që u shfaq në fund në Pallatin e Kongreseve, e të cilës i ishte blatuar çmimi: sepse ai arriti të bashkëjetonte njerëzisht me një brez si ai i Ilirit.

Mbase çmimi i lartë ishte frenuesi më i madh i shpërthimeve emocionale, ndonëse pasionet ndrydheshin fuqishëm në një shtëpi ku pak lajme depërtonin, e megjithatë të gjithë hallku i shihnin banorët.

Një duel, shenjë e kohës që jetojmë: kulturës së rrjeteve, “Tik Tok”- ut, “Instagram”-it, me kulturën që nuk vdes, klasikes, që kalon brez pas brezi.

Tags: Big BrotherdonaldiIliriMentor Nazarko

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Perëndimi dënon Rusinë për Ukrainën, Pekini: Duhet zgjidhje diplomatike

Perëndimi dënon Rusinë për Ukrainën, Pekini: Duhet zgjidhje diplomatike

Kush është Romina Pulaj, drejtoresha e IMT Sarandë që u arrestua sot

Kush është Romina Pulaj, drejtoresha e IMT Sarandë që u arrestua sot

Si në filma/Do grabisnin bankën, autorët do përdornin tunele të nëndheshme

Si në filma/Do grabisnin bankën, autorët do përdornin tunele të nëndheshme

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com