Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lufta për Timonin dhe Tepsinë e 25 Qershorit! (VIDEO)

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Lufta për Timonin dhe Tepsinë e 25 Qershorit! (VIDEO)


Fushata politike e zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit 2017 duket e qetë në pamje të parë dhe jo aq agresive me akuza e kundër akuza si në zgjedhjet e shkuara. Retorika e liderëve politikë në fillim të fushatës ka nisur e qetë dhe dukej sikur nuk do të ndodhte asgjë. Sapo u futën në fushatën zyrtare, filluan dhe sulmet e para ndaj liderëve dhe partive politike.

Koalicionet dhe aleancat këtë herë duket se janë të ngatërruara. Duket sikur të gjithë janë kundër të gjithëve. Por ajo që do të mbahet mend në këtë fushatë janë dy fjalë kyçe “timoni” dhe “tepsia”. Tashmë fushata u konkretizua në këto dy fjalë. Të tria partitë më të mëdha po thonë se do të jenë ato që do të qeverisin vendin dhe do jenë forcë e parë. Gjithashtu, këto tre parti thonë se e duan “tepsinë” vetëm

Disa nga fjalët që këta liderë kanë sharë njëri tjetrin janë, “shushunja” , “Tomy e Jerry” “kanë dalë fare nga kontrolli”, “pa karakter”, “të pabesë”, “2 fëmijë të llastua” etj. Sigurisht që ne kemi nxjerrë vetëm më pikantet por sigurisht që ka dhe të tjera.

Më poshtë ka disa nga akuzat e drejtpërdrejta të këtyre liderëve:

Basha: Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë “shoëmen”, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka future duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Këtë do vazhdoni, do i besoni Ilir Beqajs, do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platform nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë  më,  por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën. Edhe këta të PDIU që janë future me kokë në qypin e turishive, më mirë hidhini në Drin votat sesa t’ia jepni këtyre, më mirë në Drin të Zi sesa këtyre.

Rama: Nuk e kuptoj pse dalin e mbrohen. Nuk i kam përmendur me emra. Votë për një reformë shumë të rëndësishme, vjen tjetri e të thotë; dua këto tre drejtori këtu, s’më dhe 10 pastruese mor burre. Beteja tjetër është administrata. Nuk i kuptoj pse janë mërzitë aleatët. Janë mërzitë në një fare feje që kanë dalë fare nga kontrolli. Si mundet ne të vazhdojmë kështu për 27 vjet. Me zgjedhjet ku shkojmë tek njerëzit që u themi na jepnin votat se do të bëjmë këtë dhe pastaj koalicionet jo me programim. Ne vëmë tepsinë.

Meta: Mirë në Sierra Leone ka patur luftë civile, mirë në Siera Leone ka një sëmundje shfarosëse që quhet Ebola, po këtu çfarë ka?

E kemi dhe ne një sëmundje të tmerrshme shfarosëse të vlerave më të mira kombëtare, njerëzore, shoqërore dhe demokratike: Ebola jonë quhet Rilindje!

Ebola jonë është mashtrimi dhe pabesia më e madhe që ka njohur kjo tokë mijëra e mijëra vjet!

Viktima e parë e kësaj Ebole ka qenë vetë Partia Socialiste, një parti me vlera të shkëlqyera e cila nuk ekziston më si e tillë sepse është Partia e Rilindjes që e ka zëvendësuar atë për fat të keq.

Dhe këto nuk jua thotë një socialist që udhëheqësi i Ebolës që erdhi në Shqipëri me lugë në brez për tu ulur në karrigen e Ministrit, këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit që vajti në Partinë Socialiste ku të gjithë shkonin mbas PD dhe mbas Berishës, kur ishte në ditët e saj më të zeza për të krijuar një alternativë të re si rinia eurosocialiste.

Meta: Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre të pabesëve që e shitën bashkinë e Pogradecit. Le ta dëgjojë Edi Rama, ai që përbetohej për bashkimin e të majtës. Nuk do të ketë votë socialiste që do të jepet këtu për ata që e shiti bashkinë e Pogradecit.

I ftoj të gjithë socialistët e Pogradecit që atë pabesi që e përjetoi i gjithë qyteti me atë veprim të shëmtuar, imoral, të lig që e shitën bashkinë ta dënojë me votë masive plebishitare.

Meta: Vendimi është marrë, të blejë sa televizione të dojë Rama. 100 mijë të rinj do të nisin marshimin që 1 milionë shqiptarë të shkojnë të votojnë. Nuk ka kohë për Tomy dhe Jerry-n, demokratë e socialistë do të votojnë për LSI-në. Nuk mund të votosh për 2 fëmijë të llastuar, që i morën strukturat e partisë gati dhe i shkatërruan. Ka mbaruar kjo histori. Tomy e Jerry ishin dështim i madh për popullin shqiptar. Më 25 qershor, LSI forcë e parë dhe forcë e paparë. Dhe me 26 qershor do i japim Shqipërisë një të ardhme që meriton.”

Meta: Dua ti them meqenëse nuk ka vënë mend që ti thërras mendjes para se të jetë shumë vonë. Nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve të Shqipërisë, as ai dhe as ai tjetri, që në 96 u arratis për në Greqi për fustan grash. E di mirë unë trimërinë e atyre burracakëve.

Fati i Janukoviçit të Ukrainës do ju duket lule, sepse në këtë vend edhe nëse ka rënë kryetari i opozitës edhe nëse bie policia e prokuroria nuk bie rinia e Shqipërisë”

Meta: Unë i njoh mirë demokratët, kam luftuar ashpër me ata dhe kam bashkëpunuar si burrat me ata dhe jo në errësire. I mirë, i keq Sali Berisha, secili ka mendimin e tij, por demokratët ishin mësuar të kishin një lider me karakter dhe jo një lider vetëm me stomak.

Ruçi: Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretoj as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi. (TIRANA TODAY)

Tags: Akuzaedi ramailir metalufta per timonlulzim bashasharje

TË LIDHURA

Bllokim nesër në aksin Kakavijë–Janinë për protestën e fermerëve
Kryesore

Bllokim nesër në aksin Kakavijë–Janinë për protestën e fermerëve

20:18 | 29/11/2025
Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet
Aktualitet

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet

17:52 | 28/11/2025
I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet  63-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 63-vjeçari në Elbasan

17:39 | 28/11/2025
Next Post
Meta: Rama do e pësojë më keq se miku im Berisha në ’94-ën

Meta: Rama do e pësojë më keq se miku im Berisha në ’94-ën

Basha: Rama detyron administratën të mbushë sheshet, flet si trajner futbolli

Basha: Rama detyron administratën të mbushë sheshet, flet si trajner futbolli

PPE mbështet PD-në, ja çfarë lexoi Basha në Elbasan

PPE mbështet PD-në, ja çfarë lexoi Basha në Elbasan







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com