Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lufta për Teatrin, arsyeja gjendet edhe tek armiku më i egër

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lufta për Teatrin, arsyeja gjendet edhe tek armiku më i egër

Nga Lorenc Vangjeli

Kërko të gjesh arsye edhe te kundërshtari më i egër! Nëse në këtë epilog pandemie, dy palët në luftë për Teatrin Kombëtar dhe çdo gjë tjetër të imagjinueshme në këtë vend, do të ndiqnin këtë këshillë të hershme, mund të arrinin në përfundime të çuditshme për mentalitetin e konfliktit dhe ethet e luftës që i ka përfshirë në një spirale pafund.

Duke kuptuar arsyet e kundërshtarit, me shumë gjasë, betimet për progres dhe të drejtë pushteti nga njëra anë dhe flamuri i urrejtjes dhe municioni i dëshpërimit në anën tjetër, do të dukeshin ndryshe. Historia e zakonshme histerike që luhet në këtë skaj të Ballkanit, që pretendon se shkruan histori në çdo frymëmarrje dhe që merr frymë duke ëndërruar historinë, fanelat me heronj e tradhtarë, me engjëj e djaj, me njerëz që i ulërijnë njëri-tjetrit, me bindjen se kanë hipotekën e të drejtës në xhep, është vetëm shkëlqimi i mjerimit primitiv reciprok.

Rrënoja e Teatrit Kombëtar, varri i sapohapur që premtohet të bëhet nesër djep, kërkon dhe meriton më shumë qetësi, paqe dhe racionalitet, duke nisur me reflektimin e parë nga pala që ka forcën. Pala që ka pushtetin dhe paratë, policinë që mbron buldozerët dhe buldozerët që shembin nën hijen e policisë. Edi Rama dhe Erion Veliaj, kjo dyshe e lidhur edhe nga ky pakt që shkon përtej llaçit e tullave, duhet të mirëkuptojnë fillimisht emocionet e artistëve që kërkonin konservimin e Teatrit. Ata duhet të kenë durimin të shohin se si duket Teatri nga sytë e protestuesve, të kuptojnë se pse ata e ndiejnë godinën si tempull dhe veten si idhujtarët e gatshëm që të flijohen mbi të dhe për të.

Rama e Veliaj duhet të gjejnë arsye te dhembja njerëzore dhe dyshimet racionale të të gjithë atyre vajzave dhe djemve që vajtuan prishjen e Teatrit. Nostalgjia për të shkuarën e bën të duket mrekulli edhe hapësirën e qelisë. Edhe nëse Teatri do të ishte thjesht dhe vetëm qeli me mure tallashi, për ata që kanë burgosur aty emocionet, ai është kullë e fildishtë. Edi Rama është i detyruar të bëjë transparencë maksimale për çdo qindarkë të sotme në lidhje me Teatrin dhe pjesën e tokës publike mbas skenës së tij. Ai është i dënuar më pas që të kuptojë emocionet politike të Bashës, Kryemadhit dhe të Metës. Të zhveshur nga pushteti, të distancuar gjithmonë e më shumë nga vendimmarrja direkte apo dhe ndikimi për vendimmarrje në gjithçka ndodh në Shqipëri, ata janë në të drejtën e tyre që të shfrytëzojnë çdo rast për t’i hequr tullën e fundit pushtetit të Ramës. Për të kuptuar emocionet e tyre të sotme, kryeministri duhet të kujtojë emocionet dhe brengën e e tij kur i shembnin mbikalimin te Zogu i Zi, kur dërgonte deputetët të mbronin pallatin e “Dashit” apo dhe neverinë që ndiente kur skuthët e paditur i vunë kazmën ndërtesës më elegante të kryeqytetit, Piramidës, për ta bërë teatër dhe e shndërruan në gërmadhë. Rama duhet të ridëgjojë jehonën e zërit të hajvanëve të kazmës, që donin ta shembnin Piramidën me pretendimin se e kishin ndërtuar komunistët dhe ta ruajë Zoti e të mos tallet, duke thënë për simetri: e prisha Teatrin, sepse e kishin ndërtuar pushtuesit fashistë!

Mbi të gjitha, Rama duhet të kujtojë vetminë e tij therëse kur i grabitën fitoren milimetrike në Bashkinë e Tiranës dhe shihte me tmerr se si xhahilët, të paditurit dhe halldupët me thika spërkasnin rrugën me gjak dashi në mes të ditës, vetëm një qind metra larg Teatrit që ai vetë shembi natën. Kur të mohojë ndërhyrjen e policisë të dielën mbi protestuesit, të mos bëjë krahasimin po simetrik me 21 janarin e një dekade më parë. Nuk mjafton që Sandri i tij i sotëm është pa dyshim më i mirë se Luli i djeshëm, nuk mjafton të jetë i bindur se gazi lotësjellës dhe shkopi i gomës vrasin më pak se plumbat, por të ndiejë në shpinë e në shpirt edhe gazin, edhe shkopin e policisë së Sandrit. Vetëm në këtë mënyrë ai e kushdo tjetër në vend të tij do të ishte udhëheqësi i përkohshëm që duhet jo drejtuesi uzurpator.

Dhe nëse këtë e bën Rama, të njëjtën monedhë duhet të hedhin në ajër edhe urrejtësit e tij. Idealistët e protestës, artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të tjerë intelektualë, duhet të tentojnë të hyjnë në logjikën e pushtetit dhe në të nesërmen postfactum të teatrit. Sa të përshtatshëm ishin ata mure për të mbajtur brenda shpirtrat e të mëdhenjve të skenës? A është përgjigjja e duhur ndërtimi jo thjesht në të njëjtin vend të shenjtëruar nga vitet, por dhe shumë më tepër se aq, i një teatri të ri kombëtar, që të japë dinjitet mermeri dhe magji moderniteti. Basha, Kryemadhi, Meta e gjithë armiqtë e Ramës duhet të sjellin në mend se çfarë do të bënin ata në vendin e Ramës. Duke e quajtur atë sot diktator e mafioz, drejtues të një organizate kriminale, të kujtojnë se pse fiks këto fjalë ai i ka shkëmbyer nga ish-opozita e tij.

Për ta kuptuar Edi Ramën sot në pushtet, të sjellin në mend Edi Ramën e çadrës së urisë në opozitë. Çdo demonstrues sot në Bulevard, të rikujtojë sot si dukeshin demonstruesit e djeshëm nga dritaret e zyrave të tyre. Të kuptojnë reciprokisht se vendimet e mëdha në pushtet, duhen marrë duke kujtuar kohën e kaluar në opozitë. Kush e ndien veten sot lart, të rikujtojë kohën poshtë! Pikërisht kjo mungesë kujtese dhe koherence e bën kaq primitive Tiranën e sotme, ku mbas çdo ledhi pushteti, vizatohet pa drojë një tiran meskin. Ata duhet të kuptojnë se fatura e emocionit që kanë firmosur kundër Edi Ramës ka vetëm një sportel për t’u paguar dhe këto janë zgjedhjet.  Bojkotimi i komisionit të zgjedhjeve, sa për një shembull, është vetëm akti i radhës absurd, sepse fiks për shkak të tensionit të situatës, opozita duhet të jetë shumë më tepër e interesuar për përfundimin e reformës zgjedhore. Dhe për ta sfiduar Ramën, jo me retorikë me vija të kuqe, por me kartonin e kuq të jashtëlojës, kur të mundet. Gjithë ulëritësve të tjerë, brohoritësve triumfues në të majtë dhe radikalëve të revanshit ekstrem në të djathtë, atyre që flasin për luftë e betohen për kallashë, të gjithë atyre që pretendojnë se kanë monopolin e të vërtetës, të etikës, të ndershmërisë dhe drejtësisë, moralit dhe zotësisë, duhet t’u thotë dikush se në ekstreme rrinë vetëm b…let: janë të nevojshme, janë pjesë e shfaqjes, marrin pjesë në shfaqje, shtypen, shtyhen, shtrydhen, por nuk hyjnë kurrë në skenë! /fjala.al

Tags: Arsyejalorenc vangjeliluftaTeatri

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Një orë para protestës, Meta bën lëvizjen urgjente

Një orë para protestës, Meta bën lëvizjen urgjente

VIDEO/ Shemben dy diga në Michigan, rreth 10 mijë banorë evakuohen nga rreziku i përmbytjeve

VIDEO/ Shemben dy diga në Michigan, rreth 10 mijë banorë evakuohen nga rreziku i përmbytjeve

Po transportonte inertet e Teatrit Kombëtar, përmbyset kamioni

Po transportonte inertet e Teatrit Kombëtar, përmbyset kamioni







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A
Sport

Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A

by mirseda
15:10 | 14/11/2025
0

UEFA ka zgjedhur arbitrat që do të vendosin drejtësi, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme...

Përpunonin kanabis me qëllim shitje në një banesë në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe 6 punonjësit

Përpunonin kanabis me qëllim shitje në një banesë në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe 6 punonjësit

15:07 | 14/11/2025
Kombëtarja nis përgatitjet për Anglinë

Kombëtarja nis përgatitjet për Anglinë

15:04 | 14/11/2025
Rusia Gati për samitin Trump-Putin në Budapest,flet zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse

Rusia Gati për samitin Trump-Putin në Budapest,flet zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse

15:01 | 14/11/2025
U gjetën të vdekur brenda banesës, publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë

U gjetën të vdekur brenda banesës, publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë

14:58 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com