Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta në prag, si mund ta shmangë NATO

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Lufta në prag, si mund ta shmangë NATO

Më 11-12 korrik, NATO do të mbajë një samit në Bruksel për të diskutuar një rrugë të re strategjike për aleancën. Shumëkush, shpreson për lidhje më të forta mes aleatëve perëndimorë, pas një periudhe të mos-funksionimit politik. Ndërkohë, Rusia dhe Kina po forcojnë marrëdhëniet mes tyre, dhe janë gati të sfidojnë strukturën unipolare të pushtetit, që Perëndimi ka gëzuar që nga shembja e Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht fillimin e një lufte të re të ftohtë, pasi NATO dhe Rusia kanë ende një mundësi për t’i dhënë fund tensioneve. Një shumëllojshmëri faktorësh politikë dhe ekonomikë, si dhe një kohë e përshtatshme, kanë krijuar stimuj për të dyja palët, për të krijuar dialog dhe për të punuar drejt bashkëpunimit.

Samiti i korrikut, do të jetë një mundësi për udhëheqësit e NATO-s, që të bëhen bashkë dhe hartojnë një politikë të qartë të sigurisë, për të forcuar Europën. Agjenda kryesore e takimit, do të jetë krijimi i një strategjie për të përmirësuar gatishmërinë ushtarake dhe sigurinë në shtetet baltike, duke ruajtur gjithashtu hapjen ndaj dialogut dhe marrëdhënieve më të mira me Moskën.

Në vitin 2017, NATO vendosi një prani të zgjeruar ushtarake në shtetet baltike, Poloni dhe rajonin e Detit të Zi, për të penguar agresionin rus, si dhe për të promovuar mbrojtjen kolektive. Më së fundmi, më 3 qershor 2018, rreth 18.000 trupa të NATO-s, morën pjesë në stërvitjen e përvitshme ushtarake në Poloni “Saber Strike”, të udhëhequr nga SHBA-ja, për të përmirësuar gatishmërinë dhe fortifikimet mbrojtëse në Evropën Lindore.

Anëtarët e NATO-s, do të synojnë gjithashtu të krijojnë një Komandë të re të Forcave të Bashkuara të Atlantikut, në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, një komandë logjistike në Gjermani, dhe nje qendër të sigurisë kibernetike.

Ndërsa NATO, po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet e saj të brendshme, dhe strategjinë e saj për t’u mbrojtur ndaj kërcënimit rus në Europën Lindore, Rusia ka kthyer kokën nga Kina për mbështetje ekonomike dhe ushtarake.

Në fillim të qershorit, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping u takuan, së bashku me disa liderë të tjerë, në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2018 (SCO). SCO përbëhet nga 8 shtete anëtare, përfshirë Kinën, Rusinë, Indinë, Pakistanin dhe disa vende ish-aziatike të bllokut sovjetik.

Samiti i qershorit, ngjalli një optimizëm të konsiderueshëm mbi përmirësimin e marrëdhënieve në Lindje; ndërsa vendet perëndimore bënë një hap prapa në samitin e G7-ës në Kanada. SCO-ja, është më e bashkuar dhe më e sigurtë, dhe ka gjasa të jetë një rivale e mundshme e NATO-s.

Disa madje, do të argumentojnë se SCO përbën tashmë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë perëndimore.

Gjithsesi ajo, nuk është ende e unifikuar si NATO, pasi shtetet anëtare përballen me një sërë dallimesh historike, kulturore dhe identitetare. Për shembull, Pakistani dhe India, dy anëtarët më të rinj, janë rivalë rajonalë, ndërsa India kundërshton hapur Nismën kineze të Brezit dhe Rrugës, që do të forcojë fuqinë ekonomike globale të Kinës.

Sidoqoftë, suksesi i mundshëm i SCO, nxjerr në pah marrëdhënien në zhvillim midis Rusisë dhe Kinës. Të dyja vendet kryesore të SCO, janë në shumë aspekte të ngjashme, dhe interesat e tyre përkojnë shumë shpesh me njëra-tjetrën. Për më tepër, të dyja vendet kanë interesa të ndërsjellë në kufizimin e ndikimit amerikan, si dhe zhvendosjen e strukturës së fuqisë globale nga ajo e dominuar nga diplomacia perëndimore.

Kjo marrëdhënie e ngrohtë midis Rusisë dhe Kinës, nuk është e re. Tek e fundit, të dyja fuqitë ndajnë një kufi të gjatë prej 3500 km, dhe kanë ekonomi të dominuara nga kompani shtetërore dhe oligarkë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, tregtia midis Rusisë dhe Kinës ka shënuar një rritje prej 6 herësh, dhe vitin e kaluar të dyja vendet nënshkruan marrëveshjen më të madhe të tregtisë së gazit në histori.

Ato po rritin në mënyrë të vazhdueshme edhe bashkëpunimin e tyre ushtarak. Rusia i shet Kinës çdo vit mbi 1 miliardë dollarë në armatime. Nuk është për t’u habitur se përse Rusia dhe Kina, do të synojnë të formojnë një aleancë strategjike në Lindje.

Të dyja vendet, janë të njohura për rezistencën e tyre ndaj dominimit perëndimor, ndërsa Moska dhe Pekini kanë ambiciet e tyre për të zgjeruar shtrirjen globale. Ky partneritet politik ishte i pashmangshëm, duke pasur parasysh ngjarjet e viteve të fundit.

Pasi marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike midis Rusisë dhe Perëndimit u përkeqësuan në vitin 2014, Rusia u izolua plotësisht nga vendet e NATO-s. Kjo krijoi mundësinë që aleate e ngushtë e saj të bëhej Kina.

Koha e nacionalizmit të ringjallur të Rusisë, përputhet ndërkohë me “oreksin” e Kinës për modernizimin ushtarak dhe përhapjen e ndikimit global. NATO duhet të ndërmarrë hapa efektivë, për të ndërtuar një dialog konstruktiv me Rusinë, dhe të përpiqet ta rilidhë Moskën me Perëndimin.

Është në interesin e NATO-s dhe Rusisë, që të zbusin tensionet mes tyre, dhe të zhvillojnë një rrugë për marrëdhënie të forta ekonomike. Rusia duhet të negociojë një lehtësim nga sanksionet perëndimore, të cilat e kanë dëmtuar rëndë ekonominë e saj. Përveç kësaj, partneriteti në rritje me Kinën, nuk është domosdoshmërisht opsioni më i mirë për Kremlinin.

Pekini përbën një kërcënim për ndikimin e Moskës në Azinë Qendrore. Interesi i rritur i Kinës për të zhvilluar infrastrukturën në vendet e ish-bllokut sovjetik të rajonit, shkel në sferën e influencës së Rusisë, dhe mund të shkaktojë shqetësime në Moskë.

Anëtarët e NATO-s, duhet të përpiqen gjithashtu të zbusin shqetësimet e sigurisë në Europën Lindore, dhe njëkohësisht të forcojnë bashkëpunimin e brendshëm. Nëse NATO ia del të zbusë partneritetin në rritje të Kinës me Rusinë, kjo do të dobësojë aftësinë e Kinës për të konkurruar me Perëndimin për ndikimin global. Për këtë arsye, samiti i NATO-s duhet t’i japë përparësi përpjekjeve për të vazhduar dialogun pozitiv me Rusinë, pasi ka të ngjarë që Rusia të jetë e gatshme të negociojë me Perëndimin./bota.al.
(Nga Edward Owen/ “International Policy Digest”)

Tags: luftamundNATOpragshmangë

TË LIDHURA

Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?
Bota

Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?

21:17 | 12/06/2025
Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont
Bota

Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont

21:01 | 12/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta
Bota

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025
Next Post
Foto/Anija shqiptare shpëton gomonen me 41 emigrantë në detin Egje

Foto/Anija shqiptare shpëton gomonen me 41 emigrantë në detin Egje

Gjendet pa shenja jete në makinë këngëtari, sapo kishte mbushur 33 vjeç

Gjendet pa shenja jete në makinë këngëtari, sapo kishte mbushur 33 vjeç

Prishja e Teatrit, Princeshë Elia thyen heshtjen. Flet për përplasjen me Princ Lekën

Prishja e Teatrit, Princeshë Elia thyen heshtjen. Flet për përplasjen me Princ Lekën

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”
Aktualitet

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

by mirseda
21:28 | 12/06/2025
0

Erion Veliaj ka kërcënuar Edi Ramën mbrëmjen e sotme, me anë të një postimi në Tik Tok-un...

Ndryshim në Spitalin e Durrësit, pas dorëheqjes së Ani Dyrmishit emërohet drejtor i ri

Ndryshim në Spitalin e Durrësit, pas dorëheqjes së Ani Dyrmishit emërohet drejtor i ri

21:26 | 12/06/2025
Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?

Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?

21:17 | 12/06/2025
Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit

Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit

21:12 | 12/06/2025
Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont

Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont

21:01 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com