Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Lufta në det/Dorëzohet Erdogan, i shtrin dorën Greqisë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Lufta në det/Dorëzohet Erdogan, i shtrin dorën Greqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se nuk dëshirojnë tensione me Greqinë. “Tashmë ne kemi nevojë për paqe, sepse paqja jonë që kemi me ju nuk përngjason me paqen e asnjë vendi”, tha presidenti turk, transmeton Anadolu agency (AA). 

Presidenti Erdoğan i është përgjigjur pyetjeve për çështjet në rendin e ditës dhe vlerësimet për raportin e BE-së në lidhje me Turqinë në një program të publikuar në kanalin NTV. 

“Ky raport për ne nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe vlefshmërie. Një situatë të ngjashme kemi përjetuar edhe në Varna ku na kërkuan që t’i dorëzojmë ushtarët grekë. Për këtë ne u shprehëm se ‘nëse kërkoni një gjë të tillë nga ne, atëherë fillimisht janë anëtarët e FETÖ-s autorë të tentativës për grusht shteti që duhet të na i jepni. Nëse na dorëzohen ato mund ta diskutojmë në tryezë, sepse ka një shkelje të kufirit. Në të shkuarën kanë dënuar një ushtar turk me 6 muaj burg për shkelje të kufirit. Pra edhe këtu kemi një situatë të ngjashme. Këtë e kemi përcaktuar kështu në Varna, na dorëzoni puçistët, që edhe ne të hedhim hapat e duhura për këtë. Por Greqia ndodhet në një pozicion shumë ndryshe, dhe ne nuk mund t’ia shpjegojmë këtë Greqisë”, është shprehur Erdoğan. 

Pyetjes se Greqia shkakton tensione për çështjen e ishujve në Egje dhe cili është qëllimi i Greqisë, presidenti Erdoğan i është përgjigjur se “Ne Greqinë e shohim si një fqinj dhe dëshirojmë që t’i tejkalojmë këto pavarësisht disa problemeve. Të ulemi në tryezë, t’i vendosim mënjanë këto”. 

“Kryeministri i ri, dinamik, Tsipras, shpreh dhe ka dëshirën që ‘të hedhim një hap të ri’, ku në vizitën time të fundit kam vërejtur se edhe presidenti ndodhet në të njëjtën situatë. Të distancohemi nga grindjet ‘jo ti ke marrë më shumë? unë kam dhënë më shumë? Mos bërja e kësaj na sjell probleme të tjera neve, të cilat fatkeqësisht kanë kosto të rënda. Ne kemi dëshirën që kësaj t’i vendosim pikën”, tha presidenti i Turqisë. 

Në lidhje me të arratisurin Adil Öksüz, të ashtuquajturin “përgjegjësi i Komandës të forcave ajrore” të organizatës terroriste FETO dhe një prej organizatorëve kyç në tentativën për grusht shteti, presidenti Erdoğan u shpreh se “Jemi në ndjekje, po e gjurmojmë. Janë formuar disa lidhje. Nëse janë të drejta informacionet që kemi marrë shpresojmë se do të realizojmë edhe hapin që kemi hedhur në lidhje me të”.

Gjithashtu Erdoğan ka theksuar se në luftën kundër terrorizmit të kryer në 3 vitet e fundit janë neutralizuar 16 mijë terroristë brenda vendit dhe në veri të Irakut kundër YPG dhe PKK-së. Ai ka shtuar se ka arritur në 4.254 shifra e fundit e terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit “Dega e Ullirit” i cili nisi më 20 janar në Afrin të Sirisë. 

Tags: detdorëndorëzoheterdoganGreqisëluftashtrin

TË LIDHURA

Zelensky: Po punojmë për të arritur një marrëveshje për furnizimet me naftë në Lindjen e Mesme
Bota

Zelensky: Po punojmë për të arritur një marrëveshje për furnizimet me naftë në Lindjen e Mesme

09:44 | 28/03/2026
Donald Trump: Irani të hapë Hormuzin, kritika NATO-s dhe Europës
Bota

Donald Trump: Irani të hapë Hormuzin, kritika NATO-s dhe Europës

09:37 | 28/03/2026
DW: Lufta në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz
Bota

DW: Lufta në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

08:56 | 28/03/2026
Next Post
Kanceri i mushkërive s’do iu vrasë, ilaçi i ri lufton tumorin

Kanceri i mushkërive s’do iu vrasë, ilaçi i ri lufton tumorin

Nga Rinasi drejt Anglisë, përfundon në aeroport ‘aventura’ e çiftit turk

Nga Rinasi drejt Anglisë, përfundon në aeroport ‘aventura’ e çiftit turk

E ngacmoi shoferi dhe u hodh nga furgoni, ndërron jetë gruaja nga Elbasani

E ngacmoi shoferi dhe u hodh nga furgoni, ndërron jetë gruaja nga Elbasani







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Greku humb jetën në Sarandë, shokët rrëfejnë: U ndje keq para nisjes për Greqi
Aktualitet

Greku humb jetën në Sarandë, shokët rrëfejnë: U ndje keq para nisjes për Greqi

by mirseda
11:24 | 28/03/2026
0

Një shtetas grek, Pavlos Simeriontakis, 48 vjeç nga Athina, u dërgua pa shenja jete në spitalin e...

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

11:17 | 28/03/2026
Vlorë/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave: Drejtësia nuk u vu në vend

Vlorë/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave: Drejtësia nuk u vu në vend

10:56 | 28/03/2026
Konflikt mes katër personash në një servis makinash në Korçë, një i plagosur me thikë

Konflikt mes katër personash në një servis makinash në Korçë, një i plagosur me thikë

10:53 | 28/03/2026
E rëndë në Sarandë: Greku dërgohet i pajetë në spital, shoqëruesit largohen me shpejtësi

E rëndë në Sarandë: Greku dërgohet i pajetë në spital, shoqëruesit largohen me shpejtësi

10:32 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com