Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lufta e Ftohtë zbret në Tiranë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lufta e Ftohtë zbret në Tiranë

Nga: Frrok Çupi

Në qendër të Tiranës po bëhet beteja mes Lindjes dhe Perëndimit, që ka formën e ‘vogël’ të koduar ‘opozitë-parlament’. Kthimi në ‘luftën e ftohtë’ u bë 31 vjet pasi kishte rënë. Grupimi politik që lindi menjëherë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, dhe që u konsiderua si ‘shpresa perëndimore’ e vendit, tani ndodhet në krahun lindor, të Moskës.

Ndërsa shumica politike dhe popullore ndodhet në krah të Perëndimit. Partisë Demokratike që lindi si shpresë perëndimore nuk i ka mbetur më as nam as nishan si ‘perëndimore’ dhe ‘përparimtare’. Liderët mendjehapur dhe të vendosur në krah të Perëndimit nga Partia Demokratike, nuk janë; ose u vranë, ose u shtynë në vdekje, ose vdiqën kushedi se si, ose u përjashtuan…

Para se të hapnin ‘kutinë’ liderët e opozitës i mbyllën portat Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në sheshin e Tiranës ka ardhur për së dyti ‘Lufta e Ftohtë’. Sheshet e vogla dhe bulevardi i madh i Tiranës po kthehen në arena ku projektohet përplasja e Dytë mes Lindjes dhe Perëndimit. Partitë opozitare që fituan neveri popullore për shkak të korrupsionit të egër, tani janë rreshtuar në krah të politikave lindore të Rusisë dhe provokojnë Perëndimin. Beteja ka nisur. Kronikanët që merren me numërimet, gjatë gjithë ditës nëpër ekrane thonë se ‘kjo është beteja e shtatë’. Shpresat e Partisë Demokratike që nuk është më ajo që ishte dhe shpresat e një sekti politik majtist ekstrem LSI, janë që të ndodhë shpërthimi i luftës mes Perëndimit dhe Lindjes.

Pse pritet lufta ‘Lindje-Perëndim’ në mes të Tiranës?

1.Beteja për të thyer stabilitetin në vend dhe në rajon, ky është ‘o zot sikur…’, thotë opozita. Opozita që ka marrë flamurin e nxitjes së luftës, ka deklaruar prej fillimit se ‘nuk e duam stabilitetin’, por vetëm ‘demokracinë’; por edhe ‘demokracinë pa parlament’. Kërkon edhe ‘pranverë arabe’, d.m.th., demokraci alias Irak a Libi. Kërkon edhe ‘shpartallim’, por jo pushtet, domethënë nuk mban asnjë përgjegjësi. Destabilizimi i vendit tonë ka lidhje të ngushtë me destabilizimin e menjëhershëm të rajonit.

 ‘Betejat’ e opozitës në Tiranë nisën menjëherë sapo ‘vërshëllyen’ rusët që më parë kishin bërë gati ‘fushë- betejat’ në Podgoricë dhe në Beograd. Plani për lidhjen e turbullirave ballkanike me njëra tjetrën do ta çojë rajonin ‘prej stralli’ në një shpërthim konflikti ku fusha ‘mbetet e lirë’ për ndërhyrjen ruse, ndërhyrje mongole, ndërhyrje djalli- po të dojë. Tirana e opozitës po pritet ‘me një frymë’ në Lindje, aq më tepër pse shqiptarët janë kombi më i ‘përkëdhelur’ nga Perëndimi dhe i konsideruar si më ‘pro- perëndimorët’.

Skemat ruse të destabilizimit të vendit janë kacavjerrë pas partive të opozitës, aq më shumë që këto janë të korruptuara dhe të neveritura nga populli i tyre. Studiues dhe zyrtarë të lartë amerikan kanë paralajmëruar për rritjen e fortë të influencës ruse në Shqipëri e në Ballkan, veçanërisht te opozitat e korruptuara. Nga kjo pozitë ku ndodhet opozita është gati ta shesë ‘stabilitetin dhe paqen e vendit’ ta shesë kudo ku mund të shitet, mjaft që të përfitojë për vete. Prijësit e opozitës fitojnë mjaft: Ata djegin gjykatat dhe nuk dorëzohen para drejtësisë. Kjo është.

Në betejën ‘Lindje-Perëndim’ kanë hyrë njerëz që nuk kuptojnë çfarë bëjnë, por përdoren veç si ‘mish për top’, këta quhen protestues dhe militantë. Ndërsa ata që dinë çfarë bëjnë janë liderët. Ata kanë thërritur në ‘betejë’ njerëz të verbër, njerëz që abuzojnë me ligjin dhe pronën, ish-zyrtarë të vegjël të rënë nga vakti; përfitues të rastit si dhe të paguar për të dëshmuar me bojë të zezë se ‘në Tiranë ka nisur beteja’. Liderët që kanë thërritur ‘mburojë njerëzore’ i kanë lidhur fijet me fuqi që nuk e duan Shqipërinë në BE, as në NATO. Vetëm para pak ditësh, kryetari i PD dhe zyrtarë të tjerë, u filmuan në ambasadën e Rusisë duke bërë një marrëveshje që me siguri ka lidhje me ‘betejën’ kundër Perëndimit.

Vetë kryetari i PD është kapur në një aferë skandaloze me bizneset ruse për të goditur zgjedhjet në vend dhe ngatërruar në skandale presidentin e Amerikës. Përveç skandalit të fundit, kryetari i PD, Basha, mban mbi shpatulla krime si vrasja e 4 protestuesve duke qenë ministër i brendshëm si dhe një vjedhje shumë të madhe në Rrugën e Kombit. Një pjesë tjetër e lidershipit të opozitës është e ndaluar që të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara… Të gjitha krimet mund të bëhen zero vetëm duke i hedhur në flakën e konfliktit mes Lindjes dhe Perëndimit. Prandaj ka nisur ‘lufta e Ftohtë’ në mes të Tiranës, mes Lindjes dhe Perëndimit.

Betejat e opozitës në Tiranë po zhvillohen në pikën më të dobët të Perëndimit. Me këtë taktikë ata janë duke zbatuar planet ruse. BE ndodhet në një moment dobësie si kurrë ndonjë herë; aq më tepër në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, në maj. Shtetet e Bashkuara është përfolur nga opozita sikur ‘qëndron larg nga Ballkani’ sipas tyre ‘për shkak të politikave të presidentit Donald Trump’. Shpifjet ndaj presidentit Trump sikur ai është ‘pro- serb’ u sajuan nga apologjetë të opozitës së bashku me lobin dhe financimet ruse.

Që ditën e parë të fitores së Trump, 2016, në Tiranë zbarkuan drejtoi i CIA, John Brennan – një armik i egër i fitores së Trump, ish- drejtori i CIA, James Clapper- edhe ky po kaq i egër, ku zunë ‘rrënjë’ disa ditë. A punuan për sot dy kundërshtarët e Trump brenda administratës së mëparshme? Me atë rast në Ballkan shpërthyen dy grushte shteti dhe u bënë gati të tjerë. Edhe atëherë Tirana u vu në qendër. Presidenti i kohës, tani kryetar i Asamblesë së PD, Nishani, është në ‘tavë’. Ai ka zhvilluar disa takime dhe disa plane- deri edhe udhëtimin në Turqi për lidhjet anti-Trump me Erdogan…

Por pse u vonua kaq shumë ‘grushti’ në Tiranë?! Ndoshta opozita nuk ishte gati. Pra ‘lufta e ftohtë’ është zgjedhur të nisë në Tiranë ku qytetarët janë shprehur si më pro- perëndimorët në rajon.(afp)

 

Tags: Frrok Çupilufta e ftohtetirane

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Zjarr në pyjet e Darëzezës, flakët mbërrijnë në 30 metra

Zjarr në pyjet e Darëzezës, flakët mbërrijnë në 30 metra

“Janë të gjitha shpifje”, Messi shpërthen ndaj tifozëve, ja çfarë më tha djali

“Janë të gjitha shpifje”, Messi shpërthen ndaj tifozëve, ja çfarë më tha djali

Makina përplaset me pemën, dy të rinjtë përfundojnë në spital

Makina përplaset me pemën, dy të rinjtë përfundojnë në spital

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com