Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Lufta e Dytë Botërore: Polonia do t’u japë gjermanëve “faturën”

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

“Lufta ka shkaktuar në Poloni dëme të jashtëzakonshme”. Para përkujtimit të 80-vjetorit të sulmit të Gjermanisë naziste ndaj Polonisë, presidenti polak, Andrzej Duda përsërit kërkesat e Polonisë për reparacione.

Reparacionet e luftës janë “një çështje e përgjegjësisë dhe moralit”, ka thënë presidenti polak, Andrzej Duda për gazetën ‘Bild’ të shtunën (31.08). „Lufta, për të cilën flasim sot ka shkaktuar në Poloni dëme të jashtëzakonshme”. Parlamenti polak do të paraqesë për këtë ‘një faturë’. „Gati 6 milionë qytetarë polakë janë vrarë, qytetet tona u rrënuan, kryeqyteti ynë u shkatërrua tërësisht”, është shprehur kreu i shtetit polak për gazetën gjermane. “Shumica ishin civilë të pafajshëm, të vrarë në bastisje, aksione të ndryshme, në geto dhe kampe përqendrimi. Ne nuk e harrojmë këtë: Gati gjysma e viktimave polake, tre milionë vetë ishin hebrenj, të shuar brutalisht nga ideja e çmendur racore e Hitlerit”.

“Do ta gjejmë një zgjidhje”

Nga ekspertizat e kryera me porosinë e ish-presidentit, Lech Kaczynski, sipas Dudas, duket qartë, se këto dëme nuk janë dëmshpërblyer kurrë. Një komision i parlamentit në Varshavë do të paraqesë shpejt një faturë në raportin përfundimtar. “Jam i sigurt, ne do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Duda për ‘Bild’. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit polak kujtoi marrëdhënien e mirë mes Gjermanisë dhe Polonisë, që “është shembull për popujt e kësaj bote”. Sipas presidentit polak, “Gjermania dhe Polonia janë pajtuar, në të gjitha drejtimet”.

Steinmeier në Vielun

Të  dielën, më 1 shtator në ceremoninë përkujtimore të sulmit të aviacionit ushtarak gjerman kundër qytetit të vogël polak, Vielun, merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Sulmi i Gjermanisë naziste kundër Polonisë më 1 shtator 1939 shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës deri në vitin 1945 humbën jetën 80 milionë vetë. Gjermania e konsideron të mbyllur çështjen e reparacioneve dhe i referohet me këtë “Marrëveshjes Dy-plus-Katër”, për pasojat në politikën e jashtme të bashkimit gjerman në vitin 1990. Në marrëveshjen mes Republikës Federale Gjermane, RDGJ-së, dhe katër ish-fuqive pushtuese, SHBA, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe nuk përmenden shprehimisht reparacionet e luftës./DW

 

Tags: faturëngjermaniLufta e Dytë BotërorePoloni

TË LIDHURA

Rajoni

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026
Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Bota

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Next Post

“E keni kot, kemi çdo gjë në letër me zë e figurë”, Paralajmërimi i fortë i Braçes

“Për mua koha ka ndalur në atë ditë”, mesazhi i ndjerë i motrës së gjyqtares Fildes Hafizi që u vra 2 vite më parë

PD: Përfituesi i tenderëve i paguan hotelin luksoz nënkryetarit të Bashkisë







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com