Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Lubonja: Audio-përgjimi i vërtetë, Prokuroria të ndalonte vëllain e Xhafajt

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Itali/Lubonja: Po luhen pazare; Berluskoni, u godit nga zgjedhësit!

Analisti Fator Lubonja mendon se audio-përgjimi ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i vërtetë dhe se përgjimin e ka bërë dëshmitari X. Por analisti deklaron se kush e ka çuar dëshmitarin X për ta regjistruar është pyetje e hapur.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24,  Lubonja tha se duhet një drejtësi e cila duhet të kontrollojë në rrugë të tjera nëse vëllai i Fatmir Xhafajt vazhdon të merret me këtë punë. Madje sipas tij, Prokuroria nuk duhet ta linte të ikte kur ai ka bërë denoncimin për audio-përgjimin, pas ndaj tij ka një akuzë të rëndë.

“Mbajtja e kësaj Shqipërie të rreme mban edhe pushtetin e tyre. Kemi tre aksione të opozitës për Xhafajn. Nxjerrja e vendimit të dënimit të vëllait, i dyti, transformimi i ligjit që pengon ekstradimin dhe pastaj video e audios, të cilat u dukën si një karrem që hodhi opozita, që në njëfarë mënyre duket se e hëngri maxhoranca. Ajo doli me tezën se janë të stisura, por fill pas kësaj del dëshmitari X. Ne mund të flasim është apo nuk është e vërtetë, është apo nuk është e besueshme akuza e tij, unë gjykoj që ndonëse tek dëshmitari X i famshëm gjen disa kontradiksione apo thotë edhe një gjë që nuk e kam bërë unë përgjimin por të tjerë. Këto kontradiksione nuk janë të mjaftueshme për të hedhur poshtë që është ky njeriu. Unë gjykoj që ky ka shkuar për ta regjistruar atë, jo për ta provuar vetë merret apo nuk merret ky. Ka shkuar për ta regjistruar, se kush e ka çuar për ta regjistruar është pyetje e hapur.

E kanë çuar përgjimet, PD apo kush këtë se dimë. Për të ndarë shapin nga sheqeri na duhet një drejtësi e cila duhet të kontrollojë në rrugë të tjera nëse vëllai i Fatmir Xhafës vazhdon të merret me këtë punë”, deklaroi Lubonja.

Analisti tha se “nëse do kishim një prokurori të paanshme që ka marrë një video të tillë nga mediat, kur ky ka shkuar për të bërë denoncimin, një prokurori e paanshme kishte për detyrë të mbante dhe këtë njeriun”.

“Faktin që policia e shtetit i jep mundësinë të ikë në Itali është komprometuese. Kjo është një akuzë që ky vazhdon të merret. Nëse është shpifje këtë duhet ta ndajë një prokurori e paanshme. Normalisht ne i kthehemi dobësisë së madhe që kemi që s’kemi besim në një drejtësi të pavarur. Nuk mund të lejohej të ikte vëllai i Fatmir Xhafës, është akuzë e rëndë, ky merret akoma me drogë”, deklaroi Lubonja.

Ai doli edhe kundër deklaratës së audio-përgjimi është i montuar dhe tha se maxhoranca ka reaguar ashtu si për avionët me drogë apo edhe për akuzat për ish-ministrin Saimir Tahiri, shkruan bw.

“U tha që kjo është e montuar, sikur është trilluar. Ministri u tregua më i kujdesshëm se kryeministri sepse tha që mund të ketë rënë pre opozita nga disa grupe që duan të hakmerren.

Por të thuash se kjo është krejtësisht e sajuar, është shumë problem, se thua cili është ky shqiptar që paska aq guxim që të sajojë për vëllain e ministrit të brendshëm që ka në dorë gjithë pushtetin. Prokuroria duhet të hetojë në mënyrë të paanshme se çfarë ka këtu mbrapa. Prova që kjo qeveri është e lidhur me krimin e organizuar ka shumë. Prova që kjo qeveri dhe këta figura si Edi Rama kanë dalë shpesh herë të përgënjeshtrojnë fakte, duke thënë që avionët e drogës janë mushkonja, apo Zaganin e futën dhe në burg duke thënë se gënjen për Saimir Tahirin, deklarata se kjo është e montuar është e pabesueshme.

Rama e mbron Xhafaj sepse mbron veten, mbron pushtetin. Një kryeministër që i dalin dy ministra të implikuar, rrugët të çojnë tek kryeministri. Është një gënjeshtër puna e laboratorit”, deklaroi Lubonja.

Tags: audio-përgjimii vërtetëlubonjaProkuroriatë ndalontevëllainXhafajt

TË LIDHURA

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

21:27 | 28/02/2026
Next Post
Programoni pirjen e ujit dhe do të humbni peshë

Programoni pirjen e ujit dhe do të humbni peshë

Video/Juventus nderon Buffon: Askush nuk do të jetë si ti

Video/Juventus nderon Buffon: Askush nuk do të jetë si ti

Dokumenti/Deputetët s’prangosen lehtë, çfarë i duhet Prokurorisë

Trafikanti italian fundos Saimir Tahirin: Moisi Habilaj bleu bizhuteri për shefin që e mbronte







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com