Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Luan Rama largohet përfundimisht nga LSI-ja

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, W-Instant

Luan Rama njofton largimin nga të gjitha funksionet në LSI, pas 13 viteve kontribut. Ai nënvizon se drejtuesi mban përgjegjësi, edhe kur nuk është përgjegjës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Luan Rama jep arsyet e largimit nga kjo forcë politike. Ai njofton se ka vendosur të ndërpres angazhimin e tij prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të LSI, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë për humbjen në qarkun e Vlorës.

Statusi

Humba në zgjedhje, largohem

nga të gjitha funksionet në LSI.

DREJTUESI MBAN PËRGJEGJËSI

EDHE KUR NUK ËSHTË PËRGJEGJËS

Pa asnjë mëdyshje, me bindje dhe shumë ndershmërisht, në përputhje të plotë me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas të cilit, drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, kam vendosur të ndërpres angazhimin tim prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë që më takojnë për humbjen e LSI-së në qarkun e Vlorës.

Rezultati i zgjedhjeve që LSI arriti në qarkun e Vlorës, është nën nivelin e mundësive reale të votuesve që LSI ka në atë qark. Është rezultat i papërligjur politikisht, larg pritshmërive dhe objektivave të përcaktuar.

Për rrjedhojë, pavarësisht rrethanave specifike dhe paradoksalisht penguese prej faktorësh jashtëpolitike që u krijuan në Vlorë, unë nuk mund të justifikohem, edhe pse u përpoqa të punoj ndershmërisht dhe me shumë përkushtim me të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës.

Nga sa na jep mundësi të lexojmë sot rezultati që përfundimisht është fiksuar në dokumentat zgjedhore, nuk mjaftoi puna që bëmë.

Nuk mjaftoi as kontributi dhe e gjithë përvoja ime politike e tridhjetë viteve.

Nuk mjaftuan as përpjekjet e mia për të krijuar kohezionin e domosdoshëm shpirtëror në kësi rastesh, duke u ngritur mbi pengesat, intrigat dhe shpifjet e gjithëfarëllojshme, që LSI të arrinte rezultatin që meritonte.

Me sa duket, kultura dhe etika e komunikimit publik, thjeshtësia dhe sinqeriteti në marrëdhënit brenda partisë dhe të partisë me qytetarët, qytetaria dhe fryma e tolerancës, nuk mjaftuan që unë dhe LSI të votoheshim për ta përfaqësuar Vlorën në Kuvendin e Shqipërisë.

Vendimi im për të ndërprerë angazhimin prej të gjitha funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është në koherencë edhe me frymën dhe përmbajtjen e Programit Politik dhe të Statutit të LSI-së, e cila duke qenë forcë përfaqësuese e rinisë kryesisht, por edhe e më të rriturve me mendësi, mentalitet dhe vizion të ri, duhet të ofrojë modele sjelljesh dhe qasjesh politike që motivohen nga interesi i vendit para atij të partisë në rradhë të parë, dhe nga interesi i partisë para atij të individit më tej.

Sot, 13 vjet pasi unë u bashkova me familjen e madhe me emrin Lëvizja Socialiste për Integrim, kam gjithë të drejtën të ndjehem i lumtur që kam qenë njëri nga pjestarët e kësaj familje, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm dhe shpeshherë përcaktues në historinë politike dhe qeverisëse në Shqipëri, ashtu sikundër ndjehem krenar që emri im asnjëherë dhe për asnjë rast të vetëm, nuk i ka krijuar asnjë kosto dhe asnjë problem LSI-së.

Askush, kurrkund dhe në asnjë rast nuk e ka përdorur dot emrin tim për të përgojuar, për të goditur apo për të përbaltur LSI-në.

Me angazhimin, kontributin, perpjekjen dhe fjalën time modeste, por gjithnjë me zemër, me qytetari dhe pa asnjë hezitim e mëdyshje, jam munduar t’ia shpërblej LSI-së gjithë besimin që më ka dhënë, duke qenë një përfaqësues i denjë i saj, gjithkund ku më është dashur të jem i pranishëm, në forumet e partisë apo në Kuvend, në takimet me qytetarë apo në mediumet intelektuale, brenda apo jashtë vendit.

Kam patur nderim dhe përgjegjësinë, por edhe kam qenë i privilegjuar të ushtroj detyra të larta në forumet drejtuese të LSI-së, si dhe ta përfaqësoj atë në dy legjislatura si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndaj, sot e ndjej gjithashtu për detyrim moral dhe qytetar të falenderoj edhe publikisht ish kryetarin Ilir Meta për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë prej ditës time të parë në LSI e deri në zgjedhjet e vitit 2017, ashtu sikundër shpreh mirënjohje dhe respekt për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila më besoi detyrën e zëvendëskryetarit të partisë dhe punuam sëbashku përgjatë një kohe shumë të vështirë.

Nuk mund të mos falenderoj edhe të gjithë ish kolegët deputetë të LSI-së në të dy legjislaturat, anëtarët e kryesisë dhe të KDK-së dhe të gjithë ata anëtarë të LSI-së dhe LRI-në në të gjithë Shqipërinë, me të cilët më lidhi puna nga Tropoja deri në Konispol, pasi ata ishin frymëzimi dhe guximi për gjithë angazhimet e mia si njëri nga përfaqësuesit e zgjedhur për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më duhet t’i veçoj në mirënjohjen time në këto rradhë, anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës që më pranuan, që më mbështetën, që më mësuan dhe më ndihmuan pa asnjë rezervë duke m’u bërë krah gjithkund e për çdo gjë, pavarësisht se nuk ia dolëm të fitonim në zgjedhje.

Unë atyre ua kam thënë me shumë seriozitet që në takimin tonë të parë, se nga rezultati i LSI-së në Vlorë do të kushtëzohej dhe përcaktohej edhe angazhimi im i mëtejmë në strukturat drejtuese të LSI-së.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për të gjithë ata, puna e të cilëve ka si komponente të parë mbajtjen e fjalës së dhënë, e gjej veten në legjitimitet të plotë moral, politik dhe qytetar edhe përpara tyre me vendimin që po shpall, duke i siguruar ata dhe votuesit e LSI-së në të gjithë vendin, se ky vendim nuk është akt ikjeje nga LSI dhe as braktisje e saj.

Aq më pak nuk është shitje e blerje. Nuk është tradhëti.

Gjithnjë vjen një kohë kur veçanërisht në angazhimet partiake dhe politike rrethanat, kushtet dhe foktorë të shumtë të imponojnë ndërmarrjen e vendimeve të vështirë.

Unë u gjenda pa dëshirën time përballë kësaj sfide, por me shumë kthjelltësi zgjodha një nga vendimet më të vështirë që më është dashur të ndërmarr ndonjëherë në të gjithë karrierën time politike, i bindur se është ndërkaq vendimi i duhur, vendimi më e drejtë.

Unë do të vazhdoj të jem kontributor dhe votues i LSI-së, për aq kohë sa LSI do të jetë forcë që gjeneron energji dhe ide e që bashkon rreth saj të rinj e të reja, progresistë dhe eurosocialistë, për sa kohë që LSI do të jetë forcë që ofron kontribute për integrimin euroatlantik të Shqipërisë.

Tags: Kryemadhilsiluan rama

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post

VIDEO/ Iku nga luf*a në Afganistan, lindi vajzën në avion

Si do jetë qeveria e re e Ramës mbi bazën e skanerit të ministrave në 8 vjet

Kosova pritet të hiqet nga lista e "vendeve të sigurta" të BE-së







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com