Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

LSI letër krerëve të shtetit dhe të OSBE-së: Reagoni për shkarkimet në administratë, janë abuzive

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria
LSI letër krerëve të shtetit dhe të OSBE-së: Reagoni për shkarkimet në administratë, janë abuzive

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar fuqishëm dy ditët e fundit për shkarkimet në administratën publike. Një ditë më parë ishte ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe sot vetë kryetari i kësaj partie i ka dërguar një letër krerëve të shtetit pas shkarkimeve masive në administratë, vendime të ministrave teknikë.

Letra i drejtohet kryeministri Edi Rama dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndërsa për dijeni, Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kreut të KQZ-së, shefit të misionit të OSBE-ODIHR, kreut të OSBE-së dhe misioneve diplomatike.

Letra ka si objekt një kërkesë për reagim ndaj “abuzimit me vendimin nr.473 të Këshillit të Ministrave” dhe është nënshkruar nga kreu i LSI-së Petrit Vasili. Ky i fundit kërkon reagimin e institucioneve më të larta pë vendimin e qeverisë që sipas tij është marrë fshehtas më 2 qershor, pa konsultim dhe pa transparencë. Për LSI-në vendimi është arbitrar, abuziv dhe i krahason shkarkimet me vendime të një junte ushtarake. Për më tepër sipas Vasilit, ky vendim ka kundërvënie serioze e arbitrare me legjislacionin që rregullon zgjedhjet në Shqipëri dhe liritë e të drejtat e njeriut.

LETRA E PLOTE

Të nderuar zotërinj,

Procesi zgjedhor i 25 qershorit 2017 imponon një zbatim rigoroz të ligjeve në fuqi, seriozitet të funksionimit të shtetit në tërësi dhe qeverisë në veçanti, si detyrim për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të panjollosura.

Qeveria shqiptare ka marrë në datën 2 qershor një vendim të lidhet me Masat dhe Monitorimin e Veprimtarisë, Sjelljes apo Përdorimit të Burimeve Njerëzore, Financiare apo Logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit të zgjedhjeve të 2017.

Ky vendim nuk është marrë në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, dhe është e patolerueshme që ai i referohet një mbledhje e cila nuk ka ndodhur.

Një vendim kaq i rëndësishëm nuk i është nënshtruar asnjë debati qeveritar dhe mundësisë së shprehjes së opsioneve nga Ministrat, por është hartuar e miratuar në mënyrë tërësisht të njëanshme, ku specifikoj anëtarët e kabinetit qeveritar përfaqësues të LSI-së, kanë qenë jashtë diskutimit dhe janë vënë para faktit të kryer, duke u çuar një vendim qarkullues, të cilit nuk i njihen as autorët dhe as ata që kanë dhënë opsionet.

Një mënyrë e tillë, okulte e funksionimit të qeverisë, ku përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment ku vetëm transparenca, komunikimi i hapur dhe përfshirja e të gjithë aktorëve, janë ato që zgjedhjet e lira e të ndershme presin në Shqipëri.

Fatkeqësisht marrëveshja politike e 18 Majit, në vend të qartësisë e ndershmërisë, prodhoi një komunikim të njëanshëm, të mbyllur dhe të errët.

Edhe vetë ky vendim ka kundërvënie serioze e arbitrare me legjislacionin që rregullon zgjedhjet në Shqipëri dhe liritë e të drejtat e njeriut dhe kjo rëndon situatën, e krijon të gjtiha hapësirat për abuzime të mëdha, të cilat realisht kanë ndodhur dhe evidentimet për to janë bërë gjerësisht publike.

Shkarkimet pa asnjë motiv e provë, duke abuzuar me hapësirat antiligjore të krijuara nga ky vendim, po kompromentojnë ecurinë normale të procesit zgjedhor, po instalojnë një klimë absurde abuzimi dhe shpërdorimi me pushtetit, e cila ka përkeqësuar klimën politike dhe ka ushqyer indinjatën e thellë të opinionit publik për këto veprime.

Veprime të tilla duhet të ndalen menjëherë.

Të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar nga Qeveria dhe të gjitha organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojmë pa asnjë hezitim dhe të ndëshkojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit, shkarkimet dhe veprimet e tjera mafioze në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të lirive dhe të garancive të punonjësit në detyrë shtetërore.

Autorë të këtyre abuzimeve dhe shpërdorimit me pushtetin të dënueshme qartësisht nga Kodi Penal dhe ligjet në fuqi, kanë qenë ministra e drejtorë të të gjitha niveleve.

Asnjë marrëveshje politike nuk mund të dalë mbi ligjet dhe të justifikojë instalimin e një qeverisje policore e qe dhunon të drejtat e liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta e ligji.

Një situatë e tillë absurde, që ka rrënuar besimin e qytetarëve të shtetit duhet të marrë fund tani, pasi koha e errësirës ka përfunduar dhe vetëm transparenca e plotë është ajo që pret çdo shqiptar.

Veprime të tilla arbitrare dhe thellësisht antiligjore të ngjashme me ato të një junte nuk kanë asnjë lidhje me sjelljet e një qeverie demokratike apo besimi siç duhej të ishte kjo qeveri, që është krijuar në kushtet e tronditjes më të thellë të besimit.

Kërkoj reagimin e menjëhershëm dhe ligjor për rikthimin e normalitetit të cenuar në mënyrë kritike.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”174″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”1″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”0″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home/tiranatoday/public_html/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Tags: abuziveadministratekrereveLetërOSBEPetrit Vasilishkarkimetshtetit

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Kur “më e mira e Shqipërisë” i nxjerr turistët nga itineraret e zakonshme

Kur “më e mira e Shqipërisë” i nxjerr turistët nga itineraret e zakonshme

Trump kërkon sërish ndalimin e udhëtimeve nga gjashtë vendet me shumicë myslimane

Trump kërkon sërish ndalimin e udhëtimeve nga gjashtë vendet me shumicë myslimane

Londër, identifikohen 2 nga autorët e sulmit terrorist

Londër, identifikohen 2 nga autorët e sulmit terrorist







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com