Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Lobimi në SHBA “mbyt” Bashën, Prokuroria uzurpon PD-në

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria
Lobimi në SHBA “mbyt” Bashën, Prokuroria uzurpon PD-në

Lobimi i Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon të jetë i rrethuar me mistere të shumta. Në një kohë kur FBI-ja amerikane  ka nisur hetimet në lidhje me lobistin Nick Muzin, nga ana tjetër edhe  organet e Prokurorisë në Shqipëri kanë filluar gjurmimin e kontratave të PD-së.

Investigimi i bërë publik nga revista amerikane “Mother Jones” mes tjerash theksonte  se një pjesë të parave të selisë blu, janë paguar nga biznesmenë rusë. Këto akuza i ka hedhur poshtë vetë Lulzim Basha duke i quajtur si sulm të fabrikuar politikisht.

Pas Arben Ristanit një tjetër zyrtar i Partisë Demokratike, pritet të mbërrijë në dyert e prokurorisë së Tiranës, për të dhënë shpjegime për mënyrën e financimit të kontratave lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për shefin e financës, Ilir Dervishi, i thirrur nga organi i akuzës në kryeqytet, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Hetimet për çështjen në fjalë nisën kryesisht nga prokuroria pesë muaj më parë, pas dyshimeve se Partia Demokratike kishte deklaruar në KQZ të dhëna të rreme për financimin e kontratave.

Nga verifikimet, selia blu rezulton të ketë deklaruar në KQZ, se ka paguar 125 mijë dollarë për lobim, në një kohë që kompania e Nik Muzin deklaron tri pagesa në shumën e 675 mijë dollarësh për punën e kryer për llogari të Partisë Demokratike. Konkretisht, pagesa e parë është bërë me datë 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh.

Dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike. E para me datë 27 mars me vlerë 25 mijë dollarë dhe pagesa e dytë prej 500 mijë dollarësh është kryer me 9 qershor.

Për hedhur dritë mbi skemën e financimit, prokuroria krahas dëshmisë së shefit të financës Dervishi, përmes letërporosisë dërguar në Shtetet e Bashkuara kërkon edhe dëshminë e lobistit Nik Muzin.

“Grupi i hetimit kërkon që Muzin ti përgjigjet disa pyetjeve, mes të cilave se nga kush u kontaktua jo vetëm nga selia blu për të lobuar për llogari të saj, por edhe nga kompania BINIATA dhe përse e lidh këtë tyë fundit me partinë Demokratike.”-shkruan BW.

Po ndërsa prokuroria pret zbatimin e kësaj letërporosie dhe po kërkon dokumente shtesë nga thesari e tatimet, një shkrim i fundit i revistës amerikane “Mother Johnes” është bërë shkak për debate të forta në vend. Teksa paraqet skemën e financimit, revista nxjerr dritë edhe emrat e dy shtetasve rusë që duket se kanë rol në kontratat lobuese.

Tags: BashenLobimiNePDProkuroriaSHBAuzurpon

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Mourinho: Je dështak, Rashford me ty do mësonte si të humbiste

Mourinho: Je dështak, Rashford me ty do mësonte si të humbiste

Foto/UEFA inspekton “Arenën Kombëtare”, në mars gjithçka gati

Foto/UEFA inspekton “Arenën Kombëtare”, në mars gjithçka gati

Financimet e paligjshme/Shkelja e ligjit dhe “loja e fshehur” e PD-së

Financimet e paligjshme/Shkelja e ligjit dhe “loja e fshehur” e PD-së

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com