Shqipëria u radhit në vendin e 18-të në spektaklin e Eurovisionit, pavarësisht performancës mahnitëse të Jonida Maliqit.
Kjo e fundit, ka marrë pafund komplimente për përfaqësimin dinjitoz, ndërsa ka pasur edhe kritikë që janë fokusuar te intervistat e këngëtares, e cila u ngatërrua disi në gjuhën angleze.
Së fundmi, dy vajza vetëm 11-vjeçare kanë ironizuar këngëtaren, teksa kanë imituar skenën ku Jonida ngatërrohet dhe harron fjalët në anglisht.
Përtej kritikave serioze, shihni videon dhe do ‘shkriheni’ së qeshuri.