Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Llogaritë e gabuara mund të çojnë drejt një luftë koreane

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Llogaritë e gabuara mund të çojnë drejt një luftë koreane

 

Luftërat e mëdha të shekullit XX-të, u paraprinë shpesh nga një llogaritjet e gabuara me pasoja katastrofike. Gjermanët nuk arritën të parashikojnë se Britania do të hynte në luftë për Belgjikën në vitin 1914. Stalini dështoi të parashikonte pushtimin e Rusisë nga Hitleri.

Japonia dhe Amerika, keqkuptuan në mënyrë të përsëritur motivet dhe reagimet e njëra-tjetrës, në prag të sulmit mbi Pearl Harbor.

Në vitin 1950, SHBA-ja nuk arriti të parashikojë që Kina do të përfshihej në luftën e Koresë. Një kërcënim i ngjashëm – ku përllogaritjet e gabuara mund të çojnë drejt luftës – nderet sot mbi gadishulli Korean. Dy udhëheqësit kryesorë, Kim Jong Un nga Koreja e Veriut, dhe Donald Trump nga SHBA, janë të paparashikueshëm.

Rreziqet që ata do të keq-llogarisin në raport me veprimet e njëri-tjetrit, dhe që kanë pasoja katastrofike, janë reale. Koreja e Veriut është një shoqëri aq e mbyllur, saqë edhe specialistët akademikë ,mezi ia dalin të interpretojnë sjelljen e saj.

Pikëpamja kryesore, është se synimi i Kim për zhvillimin e armëve të përparuara bërthamore, është i motivuar nga garantimi i sigurisë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, ka parë atë që ka ndodhur me diktatorët e tjerë, të cilët nuk arritën të kenë armë të tilla – Saddam Hussein i Irakut dhe Muammer Gaddafi i Libisë – dhe arriti në përfundimin se vetëm armët bëthamore mund të garantojnë mbijetesën e tij.

Një këndvështrim i tillë është relativisht qetësues, sepse sugjeron që zoti Kim nuk ka gjasa të përdorë të parat armët bërthamore.

Por ka disa aspekte të sjelljes së udhëheqësit koreano-verior, të cilat nuk mund të përshtaten me këtë tablo relativisht ngushëlluese. Nëse parandalimi është shqetësimi i tij i vetëm, pse zoti Kim duket se po largohet nga rruga e tij, për të provokuar SHBA-në, Japoninë, madje edhe Kinën?

Këtë javë, Koreja e Veriut organizoi testin e saj më të madh bërthamor. Javën e shkuar, Pheniani fluturoi një raketë balistike mbi Japoni.

Ndoshta këto veprime, janë hapa të domosdoshëm në rrugën drejt arritjes së formës përfundimtare të parandalimit:një raketë bërthamore, e cila mund të godiste SHBA-në.

Por suksesi i shpejtë i provokimeve bërthamore, shton gjithashtu gjasat që amerikanët të arrijnë në përfundimin se zoti Kim është një aktor vërtet i paarsyeshëm, “i çmenduri me armë bërthamore”.

Kjo, nga ana tjetër, e bën më të lehtë diskutimin në Shtëpinë e Bardhë të opsionit të një goditje të mundshme parandaluese. Rreziku që zoti Kim po bën llogaritë e gabuara, duke shkaktuar potencialisht një sulm amerikan, rritet nga paparashikueshmëria e zotit Trump. Ai është zotuar që Koreja e Veriut nuk do të lejohet të zhvillojë armë bërthamore, të cilat mund të kërcënojnë SHBA-në.

Ai ka sugjeruar gjithashtu në mënyrë të përsëritur, se është i përgatitur të nisë një sulm ushtarak parandalues, duke e kërcënuar në një moment zotin Kim me “zjarr dhe tërbim”.

Por përpjekjet e presidentit amerikan se do të përdorë forcën për ta detyruar Korenë e Veriut të tërhiqet, janë dëmtuar nga dyshimet mbi besueshmërinë e kërcënimeve të tij.

Steve Bannon, ish-kryestrategu i presidentit, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të sulmojnë Korenë e Veriut, për shkak të rrezikut të hakmarrjes masive kundër Koresë së Jugut, gjë që mund të shkaktojë miliona viktima. Reagimi i zotit Trump ndaj testit më të fundit dhe më të fuqishëm bërthamor të Koresë së Veriut, ka shtuar konfuzionin e rrezikshëm mbi politikën amerikane.

Në vend se të theksonte unitetin e SHBA-së me Korenë e Jugut, presidenti zgjodhi të kritikonte Seulin për “zbutjen e toneve” me Phenianin. Kjo, e kombinuar me lajmin se Trump po shqyrton aktivisht anulimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë SHBA-Kore e Jugut, rrezikon të inkurajojë Korenë e Veriut të besojë, se provokimet e saj bërthamore po funksionojnë, duke përçarë aleancën midis Seulit dhe Uashingtonit.

Presidenti Trump ka dëmtuar gjithashtu besueshmërinë e SHBA, në një moment vendimtar, duke shkruar në Tëitter se Amerika po konsideron “ndalimin e gjithë tregtisë me çdo vend që bën biznes me Korenë e Veriut”.

E lexuar fjalë për fjalë, kjo do të përfshinte ndërprerjen e tregtisë mes SHBA-së dhe Kinës, dy ekonomive më të mëdha në botë; një veprim që do ta zhyste në kaos ekonominë globale. Kërcënimi i Trump, nxjerr sërish në pah naivitetin e tij si ndaj tregtisë, ashtu edhe ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ai gjithashtu sugjeron se presidenti mbetet peng i instinkteve të konkurrencës, me proteksionizmin e tij instinktiv, që mund të mbizotërojë mbi dëshirën e tij për të luftuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. Sinjalet konfuze nga Shtëpia e Bardhë, rrisin rreziqet e llogaritjeve të gabuara, jo vetëm në Phenian, por edhe në Seul, Pekin dhe Tokio.

Me kërcënimin në rritje nga ana e Koresë së Veriut, reagimi normal për Korenë e Jugut do të ishte ndërmarrja e një bllokade të re ekonomike me mbrojtjen e SHBA-së.

Por nëse qeveria e Moon Jae-in, arrin në përfundimin se rreziku më i madh për vendin nuk është mundësia e një sulmi nga Koreja e Veriut, por vendimi i mundshëm i Trump për një sulm parandalues, atëherë stimujt e Jugut ndryshojnë.

Në atë pikë, mund të jetë më e arsyeshme që Seuli të divorcohet publikisht me Uashingtonin. Edhe qeveria kineze ballafaqohet me një sërë llogarish të ndërlikuara. Zoti Trump është përpjekur vazhdimisht të bindë Pekinin të ushtrojë një presion më të madh ekonomik mbi Korenë e Veriut, duke kërcënuar se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të njëanshme ushtarake, në rast se Kina nuk arrin të detyrojë zotin Kim të qëndrojë brenda binarëve.

Kina ka tentuar të qetësojë zotin Trump, duke vendosur sanksione mbi Phenianin. Por, kinezët duhet të kenë ndërkohë parasysh se si mund të reagojë Kim, nëse gozhdohet në cepin e ringut. Rreziku që lideri i Koresë së Veriut të përdorë të parat armët bërthamore do të rritet me siguri, nëse përballet me mundësinë e rrënimit të regjimit dhe vdekjen e tij të sigurt.

Këto rreziqe, do të ishin të vështira për t’u menaxhuar edhe nga udhëheqësit më racionalë dhe më me përvojë në pushtet. Por vendimmarrësit kryesorë aktualë janë një biznesmen 71-vjeçar me një temperament vullkanik dhe pa ndonjë përvojë të rëndësishme në politikë, dhe një diktator 33-vjeçar, i rrethuar nga psikopatë të frikësuar.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: cojnekoreanollogarite e gabuaraluftePhenianiSHBA

TË LIDHURA

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen
Analizë

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen

09:04 | 08/08/2025
Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore
Bota

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

08:56 | 08/08/2025
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Bota

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

22:48 | 07/08/2025
Next Post
Rama mesazh deputetëve të PD-së: Nëse nuk e votoni nesër Gramoz Ruçin…

Rama mesazh deputetëve të PD-së: Nëse nuk e votoni nesër Gramoz Ruçin...

Angelina Jolie rikthehet me një super-lajm

Angelina Jolie rikthehet me një super-lajm

LSI i bashkohet PD-së, Vasili: Nesër votojmë kundër Ruçit!

LSI i bashkohet PD-së, Vasili: Nesër votojmë kundër Ruçit!

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen
Analizë

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen

by mirseda
09:04 | 08/08/2025
0

Bota po pret me padurim takimin e ardhshëm Donald Trump-Vladimir Putin, me CNN që përpiqet të përshkruajë...

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

08:56 | 08/08/2025
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

22:48 | 07/08/2025
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

22:41 | 07/08/2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

22:39 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com